Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

XIXËLLIMË

Xixëllonjë.

XIXËLLONJË

Kandërr e vogël; e murrme, me trup të shtypur e cila e ka pjesën e fundit të barkut të verdhë dhe ndrit si një xixë që ndizet e shuhet natën në fillim të verës; shkëndijëz, bukurezë. Në maj dalin xixëllonjat. Kapin xixëllonja;

XHIXHIMËS

Trumcak, harabel.

YLL DETI

Kafshë deti me trup të shtypur, që ka pesë a më shumë rreze.

ZARDAF

Kafshë grabitqare e ngjashme me shqarthin, por me trup më të madh e me putra më të gjera, me lëkurë në ngjyrë gështenje të mbyllur, të shkëlqyer e të çmueshme, me një pullë të verdheme nga mjekra deri në gjoks, që jeton në pyje malore

ZARIGOGË

Bregcë.

ZBORAK

Borës.

ZBORAKËS

Borës.

ZEBËR

Lloj kali i egër shumë i shkathët, që e ka trupin vija-vija bardhë e zi dhe që rron në kope në Afrikë.

ZEGAL

Zekth

ZEGËL

Zekth.

ZEKTH

Kandërr me krahë, me trup sa një mizë e madhe, që fluturon me një zhurmë të veçantë dhe që gjatë pranverës e verës pickon gjedhin e i thith gjakun.

ZGALEM

Shpend uji me pendë të bardha e të zeza, me krahë të ngushtë e të gjatë, me këmbë shumë të shkurtra, me bisht të bigëzuar dhe me sqep të kthyer, që fluturon mbi valët përpara e gjatë stuhisë.

ZI

Miu i zi.

Nepërka e zezë

Buburreci i zi.

Mëllenja e zezë.

Furrtarja e zezë.

Delfini i zi.

Karkaleci i zi.

Miza e zezë.

ZILE

Gjarpri me zile, gjarpër helmues, që ka në fund të bishtit një hapësirë konike, me të cilën bën një zhurmë tingëlluese.

ZOG

1. Kafshë e vogël kërbishtore, me trupin të mbuluar me pupla, me sqep të brirtë, me dy këmbë dhe me krahë për fluturim, që shumëzohet me anë të vezëve; emër i përgjithshëm për shpendët e vegjël si trumcaku, dallëndyshja, bilbili etj.

2. Zog bari, lloj shpendi i vogël, i egër, në ngjyrë të barit.

3. Zog blete, bregca.

4. Zog bore (zog dimri), bores, zborak.

5. Zog çaush, zog arash me sqep të kthyer,

me pendë në ngjyra të ndryshme dhe me kaçul mbi kokë.

6. Zogu dervish, laureshë me kaçirubë, çafkëlore.

7. Zogu i dhenve, bishtatundësi.

8. Zog miu (zog ferre, zog shtrige), ferrës, cinxami.

9. Zogu mizë, kolibri.

10. Zogu i natës, lakuriqësi i natës

11. Zog nuseje (zog rrëfeshku), kryeartëza.

ZVARRANIK

Kafshë kërbishtore (si hardhuca, gjarpri, breshka etj.), zakonisht me trup të zgjatur, me këmbë të shkurtra ose pa këmbë, që lëviz duke u zvarritur për tokë; rrëshqanor;

klasa ku hyjnë këto kafshë. Klasa e zvarranikëve. Vezë zvarranikësh.

ZHABË

Lloj bretkose, me trup pak më të madh se e zakonshmja, që e ka lëkurën të murrme në të kuqërremtë, të mbuluar me puçrra me helm dhe që rron zakonisht në toka me lagështirë; bretkose.

ZHABJAK

1. Zhapi.

2. Thithëlopë.

ZHAPI

Lloj hardhjeje, me trup të madh dhe me shpinë të blertë me pika të bardha a të murrme; hardhja e blertë.

ZHAPIK

Zhapi.

ZHUZHAK

1. Kandërr me dy palë krahë, nga të cilët të sipërmit janë të fortë e të ndritshëm, ndërsa të poshtmit, që hyjnë në punë për fluturim, janë të hollë; vizhë. Zhuzhaku i gjelbër. Zhuzhaku i majit. Zhuzhaku i drithërave. Zhuzhaku i misrit. Zhuzhaku i hardhisë. Zhuzhaku lëvorengrënës.

2. Rend i veçantë i këtyre kandrrave. Rendi i zhuzhakëve.

ZHUZHINGË

Vizhë, zhuzhak. Zuri një zhuzhingë.

ZHUZHULL

Zhuzhak i zi që rron zakonisht në pleh, brumbulli i zi.

ZHYTARAK

Lloj rose e egër, që i ka puplat e trupit të zeza dhe ato të qafës e të kokës të kuqërreme si ndryshku.

ZHYTËR

Shpend uji, me trup të madh sa bajza, me krahë të shkurtër dhe me qafë të kuqe, që ushqehet me peshk.

ZHYTKRYEKUQE

Shpend uji, me trup sa të bajzës, me kokën e pjesën e sipërme të trupit në ngjyrë të murrme në të zezë, me gushën e anët të kuqe në të murrme dhe me barkun të bardhë, që ushqehet me peshq.

 

Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik

Comments
All comments.
Comments

  1. Jeta

    Pershendetje. Ky fjalor eshte nje perpjekje e mire e zoologjise, por eshte shume i manget. . Une nuk jam zoologe dhe nuk kam lidhje me zoologjine, por si qytetare e thjeshte me vijne ndermend shume emra kafshesh qe nuk jane permendur ne kete fjalor. Shpresoj te plotesohet ne nje te ardhme te afert.
    Respekte.

    1. Hono Lulu

      Përshëndetje Jeta! Faleminderit për komentin. Kjo ka qenë një listë e nxjerrë e fjalori i gjuhës shqipe. Kemi kemi ngritur një fjalor të zoologjisë me mbi njëmijë zëra, me emrin e tyre në latinisht dhe me fotografi të cilin e gjeni te enciklopedia këtu.
      Ndërsa për komente, sugjerimet dhe biseda ju ftojmë të bashkoheni te forumi ynë.