FJALOR LATINISHT SHQIP – index

FJALOR LATINISHT SHQIP

– I –

domethënë

id est : (i. e.) domethënë ibidem : në të njëjtin vend; referim në vepër apo tekst që është përmendur më parë


idem : përdoret për të referuar një vepër të shkrimtarit, i cili është përmendur më shume se herë; përdoret në vend të emrit të shkrimtarit,

imperium : perandoria

imperium in imperio : shtet brenda shtetit

in absentia : në mungesë

in abstracto : abstrakte, teorike

in aeternum : në përjetësi, gjithmonë

in concreto : konkretisht

in dubio : në dyshim

in esse : në lëvizje

in extenso : në shtrirje

in limine : në prag, në fillim

in loco parentis : në vend të prindit

in margine : në kufijtë

in medias res : në qendër, në mes të gjërave, tregimi i menjëhershëm i thelbit të gjërave pa hyrje ose parathënie

in memoriam : në përkujtim

in parvo : pak

in perpetuum : për gjithmonë

in posse : në fuqi

in praesenti : në të tashmen

in praesentia : në prezencë

in propria persona : vetë, personalisht

in situ : në pozicionin fillestar

in statu quo : në situatën që është në fuqi

in statu quo ante (bellum) : në situatën që ekzistonte para lufte; fjala bellum zalonisht nuk thuhet

in toto : komplet, totalisht

in vino veritas : brenda verës është e vërteta; njeriu nën efektin e verës apo të pijeve të tjera alkoolike thotë gjëra që zakonisht përpiqet t’i fshehë

in vitro : fjalë për fjalë brenda qelqit; term shkencor për të treguar një eksperiment, një kërkim që bëhet jashtë një organizmi të gjallë, në laborator; e kundërta in vivo

in vivo : brenda një organizmi të gjallë; term shkencor për të treguar një eksperiment, një kërkim që bëhet në një organizëm të gjallë; e kundërta in vitro

incipit : këtu fillon; fjala e parë e shumë librave të mesjetës

Index Librorum Prohibitorum : lista e librave të ndaluar nga kisha katolike

infra : më poshtë; i tërhiqet vemendja lexuesit për diçka qç do të vijojë më poshtë në tekst, zakonisht shoqërohet nga folja vide=shiko (e kundërta e vide infra është vide supra = shiko më lartë)

intra muros : brenda mureve

ipso facto : nga kjo gjë

– J –

jus divinum : e drejta hyjnore

FJALOR LATINISHT SHQIP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *