FJALOR LATINISHT SHQIP – index

FJALOR LATINISHT SHQIP

– S –

saeculum : shekull

salus populi suprema lex esto : shpëtimi i popullit është ligji suprem

sapiens nihil affirmat quod non probat : i urti asgjë nuk konfirmon nëse nuk e ka vërtetuar

scilicet : (scil ose sc) domethënë

scripta manent, verba volant : të shkruajturat qëndrojnë fjalët fluturojnë; shpesh herë përdoret vetëm scripta manent për të treguar rëndësinë e një dëshmie të shkruar

separatim eiusque : sejcili veç e veç

sequitur : vijon

si vis pacem, para bellum : nëse do paqe përgatitu pë luftë

sic : kështu, në këtë mënyrë; përdoret vetëm në shkrim dhe gjithmonë në kllapa, për të theksuar thënien e një frazë të dikujt fjalë për fjalë, duke treguar se orgjinali është ekzaktësisht kështu si referohet, akoma me gabimet gramatike, sintaksore dhe drejtshkrimore:

sic transit gloria mundi : kështu bie lavdia e botës

silent leges enim inter arma : në kohë lufte heshtin ligjet; ligjet në kohë lufte nuk i llogarit njeri

similia similibus curantur : gjërat e njëjta kurojnë njëra tjetrën

sine die : pa ndonjë datë të përcaktuar

sine dubio : pa dyshim

sine invidia : pa zili

sine ira et studio : pa inat apo favor; shprehje për të treguar paanshmërinë e një historiani

sine loco et anno : term i bibliografisë për të treguar se nuk dihen vendi dhe viti i prodhimit të librit

sine mora : pa vonesë

sine nobilitate : pa titull fisnik

sine prole : pa fëmijë, pa pasardhës

sine qua non : i domosdoshëm, kusht i padhunueshëm

sine talioni : i padënuar

sol lucet omnibus : djelli ndriçon për të gjithë

status quo : gjendja aktuale e gjërave

status quo ante : regjimi i kaluar, situata që më parë ekzistonte

sub rosa : fshehurazi

sub specie aeternitatis : nën prespektivën e përjetësisë

sub specie temporis : nën prepektivën e kohës

sub verbo : shiko. sub voce

sub voce : (s.v) nën këtë fjalë; referim në fjalë-titull të ndonjë fjalori, enciklopedie, etj

sui generis : të këtij lloji; shprehje për të treguar karakterin e çuditshëm a të pazakontë të dikujt apo të diçkaje

summa cum laude : me nderin më të lartë

summum jus, summa injuria : drejtësia e lartë, është padrejtësia e lartë; zbatimi i rreptë i ligjit sjell shpesh herë padrejtësi

suo motu : impulsivisht

supra : më lart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *