FJALOR LATINISHT SHQIP – index

FJALOR LATINISHT SHQIP

– A –

përkundrazi

a contrario : përkundrazi

a fortiori : aq më shumë

a maximis ad minima : nga më të mëdhatë tek më të voglat

a posteriori : më vonë, më pas (term filozofik që do të thotë se dija erdhi pas ekperiencës ose varet nga ajo)

a priori : nga fillimi (term filozofik që do të thotë se faktet janë që nga përpara dhe se nuk bazohen te eksperienca)

a quo : nga e cila

a tergo : nga mbrapa

ab absurdo : me absurditet (kjo shprehje përdoret kur duam të theksojmë duke treguar absurdin, paradoksin)

ab aeterno : gjithmonë (përdoret për të treguar se diçka konsiderohet se ka ekzistuar dhe do ekzistojë gjithmonë)

ab hoc et ab hac : tjetër për tjetër

ad hominem : shkurtim i argumentum ad hominem fjalë për fjalë “argument që i drejtohet njeriut” frazë për taktikë retorike që i drejtohet kryesisht ndjenjës dhe jo logjikës, e cila ekzaminon karakterin e kundërshtarit për çështjen në fjalë

ab imo pectore : nga thellësia e zemrës, me sinqeritet të plotë

ab initio : që nga fillimi

ab intra : nga brenda

ab irato : në nxehje e sipër

ab origine : që nga fillimi

ab ovo : që nga fillimi (fjalë për fjalë që nga veza)

ab uno disce omnes : fjalë për fjalë, nga njeri mësoji të gjithë. nga gjërat e voglat mund te kuptosh totalin

ab urbe condita : a.u.c që nga ndërtimi i qytetit (Romës) romakët kanë si datë ndërtimi të Romës vitin 753 p.K

abusus non tollit usum : abuzimi nuk e heq përdorimin

abyssus abyssum invocat : hapi i parë i gabur të çon në hap tjetër të gabuar

acta sanctorum : jetë shenjtorësh

ad calendas graecas : kurrë (fjalë për fjalë në kalëndrat greke, romakët kalëndra quanin ditën e parë të çdo muaji dhe meqë grekët nuk kishin kalëndra, kjo frazë flet për një datë inekzistente, pra kurrë)

ad gloriam : për lavdinë

ad hoc : për këtë qëllim, për këtë rast apo përdorim

ad infinitum : (fjalë për fjalë në pafundësi) pa kufi, gjithmonë

ad libitum : sipas dëshirës

ad litteram : sipas çdo gërme (gërmë për gërmë)

ad locum : në këtë vend (ad loc)

ad ostentationem : sa për syefaqe

ad placitum : sipas mendimit të dikujt

ad portas : (Hannibal ad portas) Hanibali te dyert. shprehje për të treguar një rrezik të madh

ad quem : për të cilën

ad referendum : shprehje që do të thotë se një çështje do të transferohet tek ai që ka pushtetin për të marrë vendimin final

ad rem : tamam, fiks fare

ad unum : deri tek i fundit

ad valorem : sipas vlerës

ad verbum : fjalë për fjalë

alea jacta est : u hodh zari

alibi : alibi

alieni generis : të një tjetër lloji

alma mater : (fjalë për fjalë mamaja që na ushqen, përdorej për Dhimitrën) e themi për dikë apo diçka që na jep ushqim dhe përkujdesje

alter ego : alter ego (uni im i dytë, egoja ime tjetër, vetja ime e dytë) shok i pandarë, person që i kemi besim absolut.

alter idem : vetja ime e dytë ka të njejtin kuptim me alter ego

altera pars : ana tjetër

amantes sunt amentes : të dashuruarit janë të verbër, nuk gjykojnë mirë

anno Domini : pas Krishtit, pas erës së re (A.D)

anno mundi : përdoret për kronologjinë e supozuar që nga periudha e krijimit të botës

anno urbis conditae : në vitin e krijimit të qytetit të Romës (753. p.K)

ante bellum : koha para luftës

ante Christum : para Krishtit, para erës së re (A.C)

ante meridiem : paradite (a.m)

ante portas : para portave, shiko. ad portas

apparatus criticus : shënim kritik (pjesë e versionit të një teksti më të vjetër në të cilën referohen shkrime të ndryshme të tekstit në dorëshkrim apo versione të tjera, me korrigjime dhe gabime )

appendix : shtojcë

aqua vitae : uji i jetës, për pijet alkoolike

argumentum : argument

ars amandi : arti se si të duash

ars amatoria : arti erotik

ars gratia artis : arti për artin

ars moriendi : arti se si të vdesësh

ars poetica : arti poetik

auctor : shkrimtar

audaces fortuna iuvat : fati ndihmon guximtarët

audi alteram partem : dëgjoje dhe anën tjetër (për çdo çështje ka dy mendime që duhen ekzamiuar për të gjetur të vërtetën)

aurea mediocritas : mediokriteti (modesti) i artë (shpehje e Oratios në “Odat” është më e çmuar gjendja e mesme që ofron qetësi dhe paqe)

aut Caesar aut nihil : o Qezar o asgjë tjetër (shprehje për çdo ambicjoz)

aut vincere aut mori : o fitore o vdekje

ave Caesar, morituri te salutant : Rroftë Qezari, ata që janë destinuar të vdesin të përshëndesin. (këtë frazë thoshin gladiatorët kur kalonin përpara perandorit)

FJALOR LATINISHT SHQIP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *