FJALOR LATINISHT SHQIP – index

FJALOR LATINISHT SHQIP

– H –

habeas corpus : ki trupin, kjo është për mbrojtjen e lirisë individuale të qytetarit kundër arrestimit dhe burgimit në mënyrë arbitrare; habeas corpus u votua në 1679 në Angli në kohën e Karlit të dytë; gjithashtu është përfshirë edhe në kushtetutën e SHBA-së

habent sua fata libelli : librat kanë fatin e tyre

Hannibal ad portas : shiko. ad portas

hic et nunc : tani e tutje; përdoret për të treguar nevojën e domosdoshme për marrjen e disa masave.

hic et ubique : këtu dhe kudo

hoc ipsum : kjo

hoc loco : në këtë vend

homo : njeri; përcakton llojin e njeriut gjatë klasifikimit të zhvillimit të rrjedhës së njeriut

homo erectus : kështu emërtohet njeriu më këmbë, faza kalimtare nga njeriu-majmun tek homo sapiens

homo faber : njeriu shpikës; që ndryshon, formon, shpik gjëra dhe situata sipas nevojave të tij

homo habilis : njeriu i aftë, lloj i homo sapiens-it që karakterizohet nga aftësia për të prodhuar vegla

homo oeconomicus : njeriu ekonomik; që u formua ne fazmën moderne dhe komplekse të marrëdhënieve ekonomike

homo politicus : njeriu politik; njeriu si qënie politike

homo sapiens : njeriu i urtë, homo sapiens; njeriu i sotëm

homo universalis : njeriu universal; zotërues i edukimit universal, i cili kishte si parim humanizmin e Rilindjes

honoris causa : titull nderi doktorature, honoris causa

horror vacui : fjalë për fjalë llahtari i boshllëkut, mospëlqimi për vëndet bosh në kompozime artistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *