Fjalori i Astrologjise – Fjalor Astrologjik

Fjalor Astrologjik

NADIRI: (Në latinisht Imum Coeli, pjesa më e ulët e qiejve, shkurtimisht I.C) Një nga katër këndet në horoskop. Nadiri, i cili shënon fillimin e shtëpisë së katërt, është pika në një hartë lindjeje në anën e kundërt të Kupës së Qiellit. Nadiri përfaqëson fillimet e njeriut dhe rrënjet e tij psikologjike, prindërit, jetën shtëpiake, dhe çfarë trashëgon nga brezat e mëparshëm. Planetet sipër apo pranë Nadirit tregojnë motivimet e pavëdijshme të veprimeve të personit.


NDËRTHURJE: Ndërthurja është një aspekt shumë i fuqishëm në astrologji në të cilën dy ose më shumë planete, janë në të njëjtën gradë ose 10° larg nga njëri-tjetri. Ndërthurja në horoskop shfaq në ndikim të madh dhe natyra e tij varet nga planet që marrin pjesë.


NEPTUNI: Në astrologji Neptuni është Planeti i iluzionit, imagjinatës, dhe misticizmint. Neptuni komandon shenjën e Peshqve. Nëse dikush lind nën shenjën e Neptunit, pesoni do të jetë artistik, vizionar, mendjemprehtë dhe i interesuar në çeshtje spirituale. Por mund edhe të jenë persona që ikin nga realititi dhe rë kenë vështirësi të ndajnë realen nga fantazia si dhe probleme psiqike.


NYJET: Dy pikat veri dhe jug ku orbita e Hënës dhe e cilido planeti tjetër kryqëzohet me ekliptikun (rrugën e diellit). Nyjat zakonisht i referohen nyjave të Hënës që quhen nyja hënore.Në astologjinë klasike nyja e veriut quhet “Koka e Dragoit” dhe nyja e jugut “Bishti i Dragoit”. Ky ëmërtim ndodh sepse më parë besohej se ishte një dragua gjigand qiellor që gëlltiste Hënën gjatë eklipseve te saj.

Fjalor Astrologjik

Comments
All comments.
Comments