Fjalori i Historise – Fjalor Historik

Fjalor Historik

LABEAT

Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trojet nga Liqeni i Shkodrës deri thellë në Malësinë e Veriut. Fisi i labeatëve.

LABIRINT

Ndërtesë e madhe me shumë të ndara e me korridore të ngatërruara, ku ishte e vështirë të gjendej rruga e daljes (në Egjiptin dhe në Greqinë e lashtë).

LATIFOND

Pronë toke e madhe në kohën e Perandorisë Romake, që ishte në duart e njerëzve të shtresave të larta. Latifondet romake. Latifondet e skllavopronarëve.

LEGJION

1. Njësia ushtarake themelore në ushtrinë romake, që përbëhej nga shumë kohorta dhe që kishte rreth gjashtë mijë luftëtarë këmbësorë e kalorës. Legjionet romake. Kohortat e legjionit.

2. Njësi e veçantë e trupave sulmuese, e krijuar nga disa shtete të Evropës për të pushtuar vende të tjera e për t’i mbajtur popujt e tyre të nënshtruar me anën e dhunës e të terrorit. Legjionet fashiste (naziste). Legjioni i huaj njësi e tillë ushtarake, e formuar nga Franca e nga Spanja me mercenarë të kombësive të ndryshme për të shtypur popujt e koloniv

LIBERALIZËM

Rrymë politike e ideologjike, që lindi në fund të periudhës së feudalizmit dhe iu kundërvu absolutizmit feudal, duke kërkuar liri të pakufizuar politike, ekonomike e shoqërore

LIKUIDATOR

Përkrahës i një rryme politike reaksionare në gjirin e Partisë Punëtore Social-demokrate Ruse (në vitet 1908-1912), që synonte të asgjësonte partinë ilegale të proletariatit duke e kufizuar veprimtarinë e saj brenda formave legale.

LIRË

Që nuk ishte skllav a bujkrob, por kishte të drejtën e pronësisë mbi tokën, mbi mjetet e punës e mbi prodhimet, si dhe disa të drejta qytetare (në rendin skllavopronar e në atë feudal); që nuk i është nënshtruar sistemit të timareve e të çifligjeve (në vendin tonë gjatë pushtimit osman). Fshatarët e lirë dhe bujkrobërit. Fshatarësia e lirë e malësive.

LIRI

Gjendja e një njeriu, i cili nuk ishte skllav a bujkrob (në rendin skllavopronar e në atë feudal).

LOT

Lëndina e lotëve. shesh në të dalë të qytetit, ku njerëzit ndaheshin me të afërmit e tyre kur shkonin në kurbet.

Fjalor Historik

3 thoughts on “Fjalori i Historise – Fjalor Historik”

      1. Si emër,
        historiku është përmbledhja e ngjarjeve dhe
        i të dhënave që lidhen me zhvillimin e diçkaje.

        Si mbiemër:
        1. historik është diçka që i takon historisë,
        2. është diçka që është e vërtetë,
        3. është diçka e rëndësishtme që ja vlen të mbahet mend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *