Fjalori i Historise – Fjalor Historik

Fjalor Historik

MAGNAT (MANJAT) magnat

Pronar i madh tokash, feudal i madh.

MAGJISTRAT

Zyrtar i lartë shtetëror i zgjedhur, që kishte pushtet me karakter juridik, administrativ ose politik (në Romën e lashtë); titulli i këtij zyrtari. Magjistratët e Romës (e Athinës).

MANDAT

E drejtë që u jepte Lidhja e Kombeve disa shteteve anëtare të saj për të administruar disa territore që iu shkëputën fuqive të mundura në Luftën I Botërore. Territore nën mandat. Sistemi i mandateve formë e kamufluar e shtypjes koloniale.

MARKEZ

Titull aristokratësh, që ishte një shkallë më lart se ai i kontit dhe një shkallë më poshtë se ai i dukës; ai që mbante këtë titull.

MARTALLOZ

1. Njeri i armatosur që ngarkohej për të mbajtur rregullin e qetësinë në një krahinë (në kohën e sundimit osman). Repartet e martallozëve.

2. Rojtari i fshatit a i malit ose i pronave të fshatarëve; bekçi.

MATRIARKAT

Formë e hershme e shoqërisë njerëzore (në periudhën e komunës primitive), ku rolin drejtues në gjithë jetën ekonomike, shoqërore e familjare e luante gruaja dhe ku grupet gjinore krijoheshin sipas lidhjeve të afrisë në vijën e grave. Epoka e matriarkatit. Matriarkati u zëvendësua nga patriarkati.

MESAP

Pjesëtar i një popullsie të vjetër, me prejardhje nga ilirët, të shpërngulur në Italinë Jugore para erës së re.

MESAPISHTE

Gjuha e mesapëve, që flitej në viset jugore të Gadishullit Italik.

MESËM

Koha e mesme. mesjeta.

MOLOS

Pjesëtar i njërit prej fiseve epirote, që banonte në viset që nga jugu i Vjosës së Sipërme e deri në pellgun e Janinës. Mbishkrimet e molosëve. Lidhja e molosëve.

MYTESARIF

Kryetar i administratës së një sanxhaku në kohën e perandorisë osmane. Urdhri i mytesarifit.

Fjalor Historik

3 thoughts on “Fjalori i Historise – Fjalor Historik”

      1. Si emër,
        historiku është përmbledhja e ngjarjeve dhe
        i të dhënave që lidhen me zhvillimin e diçkaje.

        Si mbiemër:
        1. historik është diçka që i takon historisë,
        2. është diçka që është e vërtetë,
        3. është diçka e rëndësishtme që ja vlen të mbahet mend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *