Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

N
natrium

NATRIUM
Metal i butë me ngjyrë të bardhë si të argjendit, që nuk gjendet i lirë në natyrë dhe që nxirret kryesisht nga kripa e gjellës (simboli Na). Kloruri i natriumit kripa e gjellës. Fosfati i natriumit.

NDAJTHITH
Thith (një trup i ngurtë) në sipërfaqen e vet pjesëza gazi, avujsh ose lëndësh të tretura. Ndajthith një gaz.

NEON
Element kimik, gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë, që përdoret zakonisht në llambat për ndriçim (simboli Ne). Llambë (gyp, tub) me neon. Reklama (shkronja) neoni.

NEUTRALIZIM
Asnjanësim. Reaksion neutralizimi.

NGIJ i shtie një lëngu ose tretësire sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të shkrihet në të.NGOP
i shtie një lëngu ose një tretësire sasinë më të madhe të një lënde tjetër mund të shkrihet në të. Ngop një lëng.

NGOPUR
Që ka thithur aq sa nuk merr më; që përmban sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të tretet në të. Tretësirë e ngopur. Hidrokarbure të ngopura.

NGULITËS
Lëndë që përdoret për t`i dhënë qëndrueshmëri bojës mbi fijet e ngjyera, fiksues. Ngulitës ngjyre.

NGJITSHMËRI
Veshtulli.

NIKEL
Metal i petëzueshëm me shkëlqim si të argjendit, që shkrin në temperaturë të lartë, i qëndron mirë ndryshkut dhe përdoret për të përgatitur çelik special, për të veshur sendet prej metal i etj. (simboli Ni). Mineral nikeli. Veshje me nikel.

NITRAT
Kripë e acidit nitrik. Nitrat argjendi. Nitrat natriumi. Nitrat amoni.

NITROGJEN
Azot (simboli N). Kripëra acide të nitrogjenit.

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Comments
All comments.
Comments