Fjalori i Matematikes – Fjalor Matematikor

Fjalor Matematikor

MBETJE

Përfundimi që del kur nga një numër a madhësi zbresin një numër a një madhësi tjetër. Heqja e mbetjes nga i zbritshmi. Zbritje (pjesëtim) me mbetje (pa mbetje).

MBLEDH

Bëj mbledhjen e dy a më shumë numrave për të gjetur shumën e tyre. Mbledh me gojë (me shkrim).

MBLEDHËS

1. Numër që mblidhet me një tjetër ose me të tjerë, i mbledhshëm.

2. Që mbledh në mënyrë automatike disa numra dhe shënon në letër shumën e mbledhur. Makinë mbledhëse.

MBLEDHJE

Një nga të katër veprimet themelore të aritmetikës, me anë të të cilit gjejmë shumën e përbashkët të dy a më shumë numrave. Mbledhja dhe zbritja. Prova e mbledhjes. Bëj mbledhjen e numrave.

MBLEDHSHËM

Numër që mblidhet me një tjetër, mbledhës. I mbledhshëm i njohur (i panjohur). Shuma e të mbledhshmëve.

MIJËSHE

Numrat nga një mijë deri në nëntë mijë, që përbëjnë rendin e parë të klasës së dytë. Shtylla e mijësheve. Mbledhja e mijësheve. Veprimet me mijëshe. Klasa e mijësheve klasa e dytë, ku hyjnë mijëshet, dhjetëmijëshet dhe qindtmijëshet. Mijëshja ka dhjetë qindëshe.

MINUS

1. Shenja (-) që vihet ndërmjet dy numrave a dy madhësive për të treguar veprimin aritmetik të zbritjes; shenjë e tillë që tregon vlerën e kundërt me atë të një madhësie pozitive; kund. plus. 4-1 (katër minus një). -a (minus a). I vuri një minus përpara.

2. Heqim, zbresim (kur zbresim një numër a një madhësi nga një tjetër); pa. Shtatë minus pesë baras dy.

MOSBARAZIM

Shprehje algjebrike me anë të së cilës krahasohen dy madhësi të pabarabarta. Dy anët e mosbarazimit. Vetitë e mosbarazimeve.

Fjalor Matematikor

Comments
All comments.
Comments