Fjalori i Matematikes – Fjalor Matematikor

Fjalor Matematikor

SEKONDË

Njësi matjeje për këndet dhe për harqet, e barabartë me një të gjashtëdhjetën e një minute ose me një të tremijegjashtëqindën e një grade dhe që shënohet me dy vijëza të shkurtra sipër pas shifrës përkatëse. Dy gradë, tre minuta e dhjetë sekonda (2°3’10”)

SERI

Një tërësi numrash ose madhësish të renditura sipas një rregulli të caktuar. Seri konvergjente. Seri pozitive.

SFERË

Trup i rrumbullakët, që i ka të gjitha pikat e sipërfaqes të baraslarguara nga qendra e vet, rruzull. Vëllimi i sferës. Sipërfaqja (rrezja) e sferës. Në trajtë sfere.

SINUS

Një nga funksionet trigonometrike që në rastin e një këndi të ngushtë (të trekëndëshit kënddrejtë) është raporti i katetit përballë me hipotenuzën. Sinusi i një këndi. Rritet (zvogëlohet) sinusi.

SIPËRFAQE

Pjesë e një rrafshi të drejtë a të përkulur, e kufizuar në çdo anë nga një vijë e thyer ose e lakuar dhe që shprehet me njësi katrore si shumëzim i gjatësisë e i gjerësisë; syprinë. Sipërfaqja e katrorit (e trekëndëshit). Ka një sipërfaqe prej njëqind metrash katrorë.

SPIRALE

Lakore që bën një sërë rrotullimesh rreth një pike a një boshti duke u zgjeruar në mënyrë të njëtrajtshme. Spirale kërmillore. Bën (vizaton) një spirale.

Fjalor Matematikor

Comments
All comments.
Comments