Fjalori i Muzikës

Fjalori i Muzikës

U

UT
Vegël muzikore me katër palë tela, si mandolinë e
madhe. I bie utit.

UVERTURË
1. Pjesë për vegla, që luhet në fillim të një opere, të një
baleti, të një filmi etj. si hyrje. Uverturë e bukur (e
njohur). Uverturë e operës (e baletit).
2. Vepër muzikore për vegla, zakonisht në trajtën e një
sonate, që luhet në një koncert. Uverturë orkestrale.
Luajtën një uverturë.

V

VALS
Lloj vallëzimi, që kërcehet në çifte duke u rrotulluar e
duke lëvizur këmbët tri herë në një anë e tri herë në
anën tjetër; pjesë muzikore me kohë tri të katërta,që
kërcehet në këtë mënyrë; vepër muzikore që ka këtë
ritëm. Tingujt e valsit. Kërcej (luaj) një vals. Marr një
vals.

VARIACION
Ndryshim që i bëhet një melodie a një teme
muzikore, pa prekur elementet kryesore të motivit të
saj. Variacion melodik. Temë me variacione.

VËLLIM
Shkalla e lartësisë a e intensitetit të
tingullit, fuqia e zërit.

VLERË
Zgjatja relative e një note, e një pushimi a e një
toni muzikor. Vlera e notave. Ka vlerën e dy notave (e
një pushimi).

VOKAL
Që ka të bëjë me këngën; që këndon; që është krijuar
për t’u kënduar; zanor. Muzikë (romancë) vokale.
Solist vokal. Kompleks vokal. Interpretim vokal. Arti vokal.

Fjalori i Muzikës

Comments
All comments.
Comments