Iliada dhe Odisea – Fjalor Homerik

Iliada dhe Odisea – Fjalor Homerik

Iliada dhe Odisea

Afërdita (greqisht . Αφροδίτη – Afrodhiti) Perëndeshë e bukurisë femërore dhe e dashurisë. Një mundësi etimologjike e kësaj fjalë mund të jetë nga fjalët me orgjinë ilire afër + ditë mëqë ky planet është i dukshëm në mëngjez.

Agamemnoni (greqisht. Αγαμέμνων – Agamemnon) Mbreti i Mikenëve, vëllai i Menelaut, i cili udhëhoqi luftën e Trojës.

Aedi (greqisht. Αοιδός – Aidhos) Poet që kompozonte dhe këndonte këngë epike me kitarë.

Akili (greqisht. Αχιλλέας – Ahileas) Mbreti i Mirmidonëve, djali i Thetidës dhe i Peleas. Një nga heronjtë më të rëndësishëm të Idiadës, i cili vrau Hektorin dhe më pas u vra nga Pari me shigjetë në thundër. (thundra e Akilit)

Alkinos (greqisht. Αλκίνοος – Alkinoos) Mbret i Feakëve që strehoi Odisenë gjatë kthimit të tij nga Troja në Itakë.

Andromaka (greqisht. Ανδρομάχη – Andhromahi) Bashkëshortja e Hektorit dhe e ëma e Astianaktit.

Antropocentrik (greqisht. Ανθρωποκεντρισμός – Anthropoqentrismos, njeriu në qendër) Perceptimi se të gjitha gjërat kanë si qëllim njeriun.
Antropomorfizëm
Antropomorfizëm (greqisht. Ανθρωπομορφισμός – Anthopomorfismos, me formë njeriu) Përfytyrimi dhe paraqitja e perëndive me figurë njerëzore.

Aretia (greqisht. Αρήτη – Ariti) Gruaja e Alkinos, mbreti i Feakëve, dhe e Nausikës.

Argoja (greqisht. Άργος – Argos) Qeni besnik i Odisesë.

Aris (greqisht. Άρης – Aris) I biri i Zeusit dhe i Irës, perëndia e luftës. Në shqip. Marsi.

Artemisa (greqisht. Άρτεμη – Artemi) Vajza e Zeusit dhe Letus, perëndeshë e gjuetisë, motra binjake e Apollonit.

Atena – Athina’ (greqisht. Αθηνά – Athina) Një nga dymbëdhjetë perëndeshat e Olimbit. Ishte perëndesha e urtësisë, e arteve dhe e shkencave, mbrojtësja e qytet-shtetit Athinë, të cilit (qytetit) i dhuroi pemën e ullirit.
Ateja (greqisht. Άτη – Ati) Perëndeshë apo demone e lashtësisë, personifikimi i mosllogjikës totale dhe i marrëzive.

Autoliku
(greqisht. Αυτόλυκος – Aftolikos) Gjyshi i Odisesë. Nga ky Odisea trashëgoi mençurinë dhe dinakërinë.

Iliada dhe Odisea – Fjalor Homerik

Cenotaf (greqisht. Κενοτάφιο – Kenotafio, varr bosh) Përmendore që është ngritur për nderin e atyre që kanë vdekur por që trupat nuk janë gjetur.

Ciklop (greqisht. Κύκλωπας – Qiklopas) Gjigandë të frikshëm që kishin një sy në ballë.

Kirki (greqisht. Κίρκη – Kirki) Bija e Helios dhe e Perseidës, jetonte në ishullin Ea, aty ku mbërriti Odisea me shokë pasi kishin ikur nga vendi i Lestrigonëve.

Demetra (greqisht. Δήμητρα – Dhimitra) Vajza e Kronit dhe e Reas, perëndeshë e bujqësisë dhe pjellorisë. (Dhimitra)

Dia(s) (greqisht. Δίας – Dhias) Emërtimi ndryshe i Zeusit. Perëndia më e madhe e grekëve të lashtë. Meqë në greqisht nuk ka shpjegim etimologjik për rrënjën e kësaj fjale supozohet të jetë me orgjinë ilire nga fjala dhi. Kafshë e shenjtë, kultin e dhisë e shikojmë në përkrenaren e Aleksandrit të Madh, dhe më pas te përkrenarja e Skënderbeut.

Demodoku (greqisht. Δημόδοκος – Dhimosokos) Rapsod i njohur në oborrin e Alkinos.

Diomedi (greqisht. Διομήδης – Dhiomidhis) Djali i Tidesë, hero i Akenjve në Iliadë, i cili njihej për guximin e tij.
Ea (greqisht. Αία – Ea) Ishulli i Kirkit.

Ajaksi i Lokridës (greqisht. Αίας ο Λοκρός – Eas o Lokros) Mbreti i Lokridës. U mbyt gjatë kthimit nga Troja në një furtunë që e shkaktoi perëndesha Athinë sepse përdhunoi vajzën e Priamit, Kasandrën, në tempullin e saj.

Ajaksi i Telamonit (greqisht. Αίας ο Τελαμώνιος – Eas o Telamonios) Djali i dytë i Telamonit, pas Akilit. Vrau veten nga turpi sepse në vend që të vriste Odisenë vrau dash.

Elektra (greqisht. Ηλέκτρα – Ilektra) Bija e Agamemnonit dhe Klitemnistrës.

Enea (greqisht. Αινείας – Enias) Hero i Trojës.

Eoli (greqisht. Αίολος – Eolos) Perëndi në mitologjinë greke, zotëruesi i erërave, mbret i Aolisë mitike.
Feakët (greqisht. Φαίακες – Feakes) Popull në lashtësi që banonte në Korfuzin e sotshëm.

Iliada dhe Odisea – Fjalor Homerik

 

Gaeta (greqisht. Γκαέτα – Gaeta) Liman i Italisë në zonën e Toskanës së sotme.

Gonxo (greqisht. Γκότζο – Gonxo) Ishulli i Maltës.

haris
Hari (greqisht. Χάρις – Haris) Perëndeshë e lashtësisë, gruaja e dytë e Hefestit.
Hefesti
Hefesti (greqisht. Ήφαιστος – Ifestos, vullkan) Një nga dymbëdhjetë perënditë e Greqisë së Lashtë, metalurg dhe mbrojtës i zanatçinjve.
Helena
Helena (greqisht. Ελένη – Eleni) Bëhet fjalë për gruan e Menelaut, mbretit të Spartës. E njohur për bukurinë e saj, të cilën e rrëmbeu Pari dhe e çoi në Trojë dhe si rezultat të shkaktohet lufta e Trojës.
Helios
Helios (greqisht. Ήλιος – Ilios, diell) Perëndi qiellore e Mitologjisë Greke, adhurimi i të cilit ishte i përhapur në të gjithë popujt e lashtë. Ishte ai që rregullonte ndryshimin e ditës me natën.
elpinora.
Helpenora (greqisht. Ελπήνορας – Elpinoras) Një nga shokët e Odisesë, të cilin Kirki e transformoi në derr.
Hera
Hera (greqisht. Ήρα – Ira) Një nga dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Gruaja e Zeusit. Ishte mbrojtësja e martesës dhe adhurohej në gjithë Greqinë. Kishte shumë xhelozi për Zeusin.
herkuli
Herkuli (greqisht. Ηρακλής – Iraklis) Gjysmëperëndi, (gjysmë perëndi gjysmë njeri) biri i Zeusit dhe i Alkmenës.

Hermes (greqisht. Ερμής – Ermis) Biri i Zeusi dhe i Meas, mesazhier i perëndive.

Hevmeu (greqisht. Εύμαιος – Evmeos) Çobani besnik i derrave të Odisesë. Në kasollen e tij Telemaku njohu të atin e tij.

Hevriklea (greqisht. Ευρύκλεια – Evriklia) Dadoja e Odisesë, të cilën e kishte blerë Laerti nga i ati i saj Opo për njëzetë dema.

Homeri (greqisht. Όμηρος – Omiros) Poet epik nga zona e Ionisë që ka jetuar në shekullin e 8 p.K. Veprat e tij janë Iliada dhe Odisea.

Iliada dhe Odisea – Fjalor Homerik

 

Ilion (greqisht. Ίλιον – Ilion) Një nga emërtimet e Trojës.

Iris (greqisht. Ίρις – Iris) Perëndi e Olimpit e cila merrej me dhënien e informacioneve luftarake.

Itaka (greqisht. Ιθάκη – Ithaki) Ishull në detin Jon, në zonën e Qefallonisë, vendlindja e Odiseas.

Kalipso (greqisht. Καλυψώ – Kalipso’) Nimfë në ishullin Ogjigjia, atje ku u përplas Odisea me anije dhe thuhet se e mbajti atë për dhjetë vjet.

Karivda (greqisht. Χάρυβδη – Harivdhi) Përbindësh në det, mishërimi i stuhisë dhe hinkave detare.

Laerti (greqisht. Λαέρτης – Laertis) Babai i Odiseas, me ndihmën e perëndeshës Athina u bë përsëri i ri dhe ndihmoi Odisean.

Lestrigonët
Lestrigonët (greqisht. Λαιστρυγόνες – Lestrigonët) Popull kanibal.

Lotofagët
Lotofagët (greqisht. Λωτοφάγοι – Lotofagi, hurmangrënësit) Popull që jetonte në Afriken Veriore dhe që ishte i njohur për kultivimin e hurmave (kakive) frut që sipas tyre shkaktonte harresë.

Maronea (greqisht. Μαρώνεια – Maronia) Qytet i mikenëve në Peloponez, që u shkatërrua në fund të epokës së bakrit nga vërshimet e trakiotëve.

Menelau (greqisht. Μενέλαος – Menelaos) Mbreti i Spartës, vëllai i Agamemnonit dhe i shoqi i Helenës së Trojës. Organizoi luftën e Trojës që të marrë gruan që i rrëmbeu Pari.

Mesena (greqisht. Μεσσήνα – Mesina) Kanal detar midis Italisë dhe Siçilisë.

Mikena (greqisht. Μυκήνες – Mikines) Kryeqyteti mitik i Mikenëve.

Mirmidonët (greqisht. Μυρμιδόνες – Mirmidhones) Popull i lashtë që banonte në Ftea, pranë krahinës së Thesalisë së sotme, i cili përbënte dhe ushtrinë e Akilit.

Nausika (greqisht. Ναυσικά – Nafsika’) Bija e Alkinos, mbretit të Feakëve, që ndihmoi në kthimin e Odiseas në Itakë.

Nemesi (greqisht. Νέμεσις – Nemesis, nga folja νέμω = jap, ndaj. Por ka shumë mundësi të vijë nga ilirishtja nëmë, mallkim dhe dëmin për diçka, nëmës = ai që mallkon) Revoltë hyjnore që ndëshkon të vdekshmit (njerëzit).

Nereida, Nerajda (greqisht. Νηρηίδες – Niriidhes) Nimfa të detit, bijat e Nereas, që jetonin në thellësi të detit.

Nestori (greqisht. Νέστορας – Nestoras) Mbreti i Pilit, hero i luftës së Trojës. Njeri shumë i urtë.

Njobi (greqisht. Νιόβη – Niovi) Vajza e Tandalit dhe e shoqja e Amfionit. Apolloni dhe Artemisa i vranë që të katërmbëdhjetë fëmijët kur iu mburr Litos (të ëmës së Apollonit dhe Artemisës) se ishte më e lartë se ajo ngaqë kishte më shumë fëmijë.

Iliada dhe Odisea – Fjalor Homerik

 

Iliada dhe Odisea - Fjalor Homerik
Odisea (greqisht. Οδυσσέας – Odhiseas) Mbreti i Itakës.
Olimbia (greqisht. Ολύμπια – Olimbia) Lojrat olimpike të lashtësisë ishin të dedikuara për Zeusin dhe zhvilloheshin çdo katër vjet në Olimbi.

Oresti (greqisht. Ορέστης – Orestis) Djali i Agamemnonit dhe i Klitemnestrës, vëllai i Elektrës. Që të marrë hak pë vrasjen e babait të tij, vrau të ëmën dhe Egiston.

Palestra (greqisht. Παλαίστρα – Palestra, [palestis mundës]) Palestër ku stërviteshin mundësit.

Pangratio (greqisht. Παγκράτιο – Pangratio) Ndeshje e grekëve të lashtë që kombinonte mundjen me boksin, siç janë sot artet marcialetë kombinuara.

Paridi (greqisht. Πάρης – Paris) Hero i Iliadës, i biri i Priamit dhe i Ekavit. Rrëmbeu Helenën e bukur dhe e çoi në Trojë dhe si rrjedhojë apo si preteks kemi Luftën e Trojës.

Penelopa (greqisht. Πηνελόπη – Pinelopi) Bashkëshortja e Odeseas, besnike, dhe e ëma e Telemakut.

Pitotaf (greqisht. Πιθοταφές – Pitotafes) Një praktikë sipas të cilës të vdekurit varroseshin në qypa të mëdhenj.

Polifimi (greqisht. Πολύφημος – Polifimos) Ciklop me një sy, i biri i Posedonit.

Posedoni (greqisht. Ποσειδώνας – Posidhonas) I biri i Kronit dhe i Reas, Vëllai i Zeusit, perëndia e detit.

Rapsod (greqisht. Ραψωδός – Rapsodhos) Poet që recitonte epopetë me ritëm, duke mbajtur një shkop.

Iliada dhe Odisea – Fjalor Homerik

Sarkofag (greqisht. Σαρκοφάγος – Sarkofagos) Arkë e madhe prej mermeri, druri, balte apo guri për të varrosur apo ruajtur(balsamosur) rë vdekurit.

Sarpedoni (greqisht. Σαρπηδόνας – Sarpedona) I biri i Zeusit dhe i Laodameas, nipi i Valerofondit. Mori pjesë në Luftën e Trojës dhe u vra nga Patrokli.

Simoi (greqisht. Σιμόης – Simois) Lumë në luginën e Trojës.

Serena (greqisht. Σειρήνες – Sirines) Krijesa hyjnore femërore të detit, të cilat shfaqen me kokë dhe gjoks femëror, dhe me trup të një shpendi grabitqar që me këngë mund të magjepsin udhëtarët dhe t’i shpinin drejt vdekjes.

Skamandër (greqisht. Σκάμανδρος – Skamandhros) Lumë në luginën e Trojës.

Skeria (greqisht. Σχερία – S’heria) Një emërtim tjetër i ishullit të Feakëve, Korfuzi i sotshëm.

Skilla (greqisht. Σκύλλα – Skila) Përbindësh detar, i cili rrinte në ngushticën e Mesinisë. Shkatërronte anijet që kalonin andej dhe gëlltiste marinarët e tyre.

Telemaku (greqisht. Τηλέμαχος -Tilemahos) Djali i Odisesë dhe i Penelopës.

Thetisa (greqisht. Θέτις – Thetis) Një nga Nereidat, vajza e Nereas dhe e Doridës, gruaja e Peleas dhe e ëma e Akilit.

Trinakia (greqisht. Θρινακία – Thrinakia) Ishull mitik i Helios, ku shokët e Odiseas hëngrën demat e shenjtë.

Troja (greqisht. Τροία – Tria) Qytet i lashtë në Veri-Perëndimin e Turqisë së sotme, pranë vendit që tani quhet Hisarlik, pranë Dardaneleve.

Valerefondi (greqisht. Βελλερεφόντης – Valerefondis) Hero korintas, zbuti Pegasin, kalin hyjnor me krahë, vrau Himerën, shpartalloi Amazonat por edhe fisin e egër të Solimëve.

 

Iliada dhe Odisea – Fjalor Homerik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *