Fjalori i Dialektologjise

Fjalori i Dialektologjise

SAGJE
SAGJE
Kosh për të zënë peshk.

SAK
Rrjetë peshkimi në trajtë të një traste me një rreth druri
e me bisht të gjatë. Zë peshk me sak.

SALL
Vetëm

SALLATOR
Trangull, kastravec.

SALLGAM
Akace

SASË
Lloj kashte kënete me të cilën thuren rrogozë.

SEHIR
Habi para diçkaje jo të zakonshme. Për sehir
për t’u habitur. Bëri sehir u habit shumë.

SEKSER
Saraf.

SËLLOJ
I bie me forcë diçkaje a dikujt, e godas fort, i mëshoj.
I sëllon dajres. I sëlloi topit. I sëlloi me pëllëmbë. I
sëlloi me sa fuqi kishte.

SFURK
Pirun.

SKALIT
Prashit; çapoj. Skalitën misrin.

SKATHAR
Lloj kandrre e zezë që dëmton vreshtat.

SOBË
Dhomë në katin e parë, ku në dimër ndizet
zjarri vazhdimisht. Rrinë në sobë.

SPATHOK
1. Rreckë, zhele.
2. Njeri i rreckosur, zhelan.

SPËRK
Qose.

STELË
1. Shtresat dhe mbulesat e fjetjes.
2. Lecka të vjetra; rroba të grisura e të vjetra. I veshur me stela.

STENË
1. Mur i hollë ndarës prej dërrasash a prej gardhi të
ngjeshur me dhe, çatma; perde. E ndau me stenë.
2. Shkëmb me zgavra të thella; shpellë anës lumit, e
ngrënë nga uji. Rrinë (futen) nëpër stena.

STRANICË
1. Secili nga dy drurët e gjatë të shtratit të qerres, ku
ngulen hunjtë anësorë të qerres, përbrijëse.
2. Secila nga dërrasat, që viheshin në varr sipër
kufomës, para se kjo të mbulohej me dhe.
3. Gur varri.

STRUMBULLAR
Hosteni.

STRUP
1. Zhul që zënë në kokë fëmijët e vegjël.
2. Rrebulli i fëmijëve të vegjël.

SUGAR
1. Qengj pirës, qengj i vonë që mezi ndahet nga e ëma.
2. Fëmija më i vogël; djalë i vogël që përkëdhelet
më shumë nga të tjerët. Sugari i nënës.

SUTAK
Kafka e kokës.

Fjalori i Dialektologjise

Comments
All comments.
Comments