Fjalori i Dialektologjise

Fjalori i Dialektologjise
SHAGAT
SHAGAT
Ngacmoj dikë; e vë në lojë, tallem me të, e përqesh, e gërgas.

SHAGE
Fund grash i bërë prej zhake ose prej një
pëlhure tjetër të trashë. Shage e bardhë.

SHAKLLABAN
I mefshtë, i ngathët, i qullët; që nuk përzihet
me njeri. Djalë shakllaban.

SHAMTIJ
Psherëtij. Rënkonte e shamtinte.

SHAMTINË
Psherëtimë; aht; nëmë.

SHAPETË
1. Petë dheu, guri etj. Qëlloj (godit) me shapetë.
2. Kësulë e vjetruar dhe e shtypur si petë.

SHARAMANDUK
Sharanduk.

SHARAVIDHE
Guaskë deti. Mbledh sharavidhe.

SHARGOHEM
Largohem. U sharguan armiqtë. U sharguan nga frika.

SHARGOJ
E bëj të largohet, e përzë, e largoj, e tremb. I shargoi
pulat nga kopshti.

SHAROV
Qen i madh stani, zakonisht i sharmë a i murrmë.

SHARRNJEJ
Kam uri a etje të madhe, sharroj për diçka (edhe fig.).
Sharrnjeu për bukë (për ujë).

SHARRNJYER
Që ka uri a etje të madhe (edhe fig.). Hante si i sharrnjyer.

SHASTIMADH
Që i shastis të tjerët, që u merr mendjen të tjerëve.

SHATËR
Sheshje të vjetra; këpucë të vjetra që përdoren si
sheshje. Ishin bërë shatra këpucët.

SHATORRE
Llapa e veshit. Shatorrja e veshit.

SHAULL
Plumbçja e muratorit.

SHEGAT
Tall a përqesh dikë; ngacmoj. E shegatin bota.

SHEMËRTOHET
Përtërihet, mbyllet, shëndoshet.

SHEMËRTOJ
Zëvendësoj me fidanë të rinj bimët që nuk kanë zënë
ose që janë kalbur, koj. Shemërtoj duhan (domate, speca, bostan).

SHËRBESË
Punë të vogla bujqësie a shtëpie. Shërbesat
e shtëpisë. Koha e shërbesave. Bëjnë shërbesat.

SHFLUKËT
I pafuqi, i qullët, i flashkët. Njeri i shflukët.

SHI
Pikërisht, tamam. Shi, në atë vend. Shi në atë çast. Shi
atë natë. Shi për këtë shkak.

SHIJ
Thërrmoj, shtyp duke e rrahur me diçka. Shij
kripën. Shij plisat (tokën).

SHIL
1. Dëshirë, ëndë, qejf; epsh. E ka zënë shili për këngë.
2. Dyshim. Më ha shili tek ai.

SHIOSË
Tokë a baltë e kuqe, kuqëlinë.

SHITË
Shpullë, shuplakë.

SHITOJ
1. Qëlloj. E shitoi me të parën.
2. Plagos, qëlloj për vdekje

SHITUAR
I plagosur

SHITUES
Ai që qëllon kundër dikujt, ai që plagos dikë.

SHKAFANJIT
1. Shkatërroj, shkallmoj; prish, shprish. Shkafanjit flokët.
2. Shtyp, prish. Shkafanjit domatet (fiqtë, rrushin).
3. Pres a ndaj copa-copa, copëtoj; shqyej, gris.

SHKAFANJITEM
1. Grisem e shqyhem duke u zënë me dikë.
2. Lodhem pa masë, copëtohem në punë.

SHKAGOJ
Nuk e marr diçka që ma japin, e kthej prapa; nuk e
pranoj diçka. I shkagoi të gjitha.

SHKALAVESH
1. Shformoj, shëmtoj, përçudnoj, prish. Shkalaveshi fytyrën.
2. Shkalafit. Shkalavesh një pemë (duke i rrjepur lëkurën, duke
i këputur degët e gjethet). Lopët e shkalaveshën krejt kashtën
(misrin në arë).
3. E rrah fort dikë, e shqep në dru; e marr nëpër këmbë a e trajtoj keq.

SHKALAVESHUR
1. I shformuar, i shëmtuar, i përçudnuar, i prishur. Me
fytyrë të shkalaveshur.
2. I shkalafitur. Drurë të shkalaveshur.

SHKALC
1. Tezgë prej dërrasash, tezgë me një trinë thuprash që
përdoret për të mbajtur dhe a pleh. Mbart gurë
(gëlqere, rërë, pleh) me shkalc.
2. Trinë thuprash e lugët, ku rrahin misrin për ta
shkoqur. Rrah misër në shkalc.
3. Vig. U shtri në shkalc. I mbartën të plagosurit me shkalc.
4. Govatë ku shtypin rrushin a ullinjtë. Shkel ullinj (rrush) në shkalc.

SHKAPULAR
Shpatull; sup. E rroku për shkapularësh. E hoqi për
(prej) shkapularësh e hoqi zvarrë.

SHKARDHË
Trinë për të zënë derën e gardhit.

SHKARPË
Xinë.

SHKËLNJET
Krifshë. (bima)

SHKËMBTH
Kali a samari i veglave muzikore me tela.

SHKËPURDH
1. Rrëmih me këmbë (zakonisht për kalin); zhgurit (pula).
2. Përpush (zjarrin).
3. Shpij. Po shkëpurdh këmbët.

SHKËPURDHEM vetv. krahin.
1. Përpëlitem përpiqem sa andej këtej.
2. Përpiqem me të gjitha fuqitë për të kryer ujë
punë. U shkëpurdh, po s`bëri gjë.

SHKËRBE
1. Bishë, egërsirë; shpend i madh grabitqar. Shkërbetë
e malit. I egër si shkërbe. Kacafyten si shkërbe.
2. Përbindësh, lubi. Shkërbe e shëmtuar.

SHKËRDHEC
Tundësi i qumështit.

SHKËRMOQ
Shkoq (paratë).

SHKËRPICË
1. Shkëndijë, xixë. Lëshon shkërpica.
2. Arsye e kotë, vjegëz. Mos qit shkërpica!

SHKLEBUA
Kombisht, kakaviç; shalqi i vogël që s’arrin të piqet.

SHKOKËRDHOHEM
Këputem në mes duke mbajtur në shpinë pesha të
rënda, këputem nga një punë e rëndë; lodhem së
tepërmi, zgërlaqem nga lodhja. U shkokërdhua duke
mbajtur gurë. Shkokërdhoheshin duke punuar.

SHKOKËRDHOJ
Rrah dikë fort duke e dëmtuar në kryqe e duke bërë që
të ecë si i këputur në mes, e këput në mes. E rrahu sa
e shkokërdhoi.

SHKOKËRDHUAR
Që është i dëmtuar në kryqe dhe që ecën si i këputur në mes.

SHKOKËRROJ
Shkoq, shkokëloj. Shkokërroj misër. Shkokërroj rrushin.

SHKOLLAR
Mësues.

SHKOTA
Të përbrendshmet e kafshëve dhe të njeriut.

SHKRAP
Akrep, sfurk.

SHKRELË
Gjethet e mëdha të misrit. I ka çarë breshri shkrelat.

Fjalori i Dialektologjise

 

SHKREPEM
Përplasem. U shkrep për muri.

SHKREPËS
Çakmak. Blej një shkrepës. Gur për shkrepës.

SHKREPSHËM
I gjatë, i shkathët, i zhdërvjellët, që i punon mendja e
goja, që i kap gjërat shpejt e di të përgjigjet menjëherë
e bukur. Njeri (fëmijë) i shkrepshëm.

SHKRESË
Diçka e shkruar. Nuk i kemi me shkresa
(këto që po të themi). Këta i kanë me shkresa.

SHKRIMB
Pastroj, dezinfektoj. Bar për të shkrimbur plagën.

SHKROLË
Zbukurime, lajlelule, shkronjëz (në orenditë shtëpiake, në qilimat,
veshjet etj.). Shkrolat e djepit.

SHKUERI
Të jetuarit duke shtegtuar nga një vend në një tjetër,
jetë endacake. Jetonin në shkueri jetonin duke bredhur
nëpër male si barinj.

SHKUJ
Rrymë ere. Mos rri në shkuj të erës!

SHLLIGEM
Mbushem me puçrra, puçërrohem.

SHNOT
Nuk e mbaj, e ha (fjalën që kam dhënë). E shnoti fjalën.

SHNOTEM
E marr prapa fjalën që kam dhënë, dal fjale, thyej fjalën,
tërhiqem. Burri i mirë nuk shnotet.

SHOFKË
Pasqyrë.

SHOGËT
I plogët.

SHOKA E KUMBARËS
Ylberi.

SHOLLË
1. Opinga, këpucë. Sholla të reja (të vjetra). Sholla me lak. Sholla me
hundë opinga me majë. Sholla me xhufka. Një palë sholla. Ishin pa
sholla në këmbë.
2. Gjurmashka prej leshi, të thurura si çorapet; putra e çorapit.

SHOLLOMOTKË
Raki a verë jo e mirë, e dobët dhe e turbullt.

SHOLLONDUR
Copë që mbetet nga një bagëti, të cilën e ka ngrënë
ujku, nishan, shenjë.

SHOP
Njeri i trashë nga mendja, njeri që nuk merr vesh, budalla.

SHOQ
Shok.

SHORR
E shtrëngoj dikë, e zë ngushtë, ia mbledh rripat.

SHOTAN
Mashkulli i shotës.

SHOTË
Një lloj rose e madhe; rosë.

SHPANDKOJ
1. I çaj barkun një shpendi etj. dhe i nxjerr të
brendshmet; shpoj, çaj. Shpandkoi patën.
2. Thyej e copëtoj diçka duke e përplasur andej e këtej,
shkreh, shpërthej, shpartalloj. E shpandkoi anijen stuhia.

SHPARIT
E lodh shumë, e këput, e shkreh.

SHPARITEM
Lodhem shumë, këputem nga puna e rëndë; shkrehem.

SHPEJTË
I hershëm; i vjetër; i lashtë. Të lashta të shpejta. Fik i shpejtë.

SHPENDËR
Taçe.

SHPET
Pahi.

SHPËRBYTHEM
Largohem; prapsem, zbythem.

SHPËRDIRRET
Zhduket, humbet nga sytë. U shpërdor terri.
M`u shpërdor nga sytë. Nuk i shpërdirret nga mendja.

SHPËRDJERR
E zhduk, e bëj që të zhduket fare.

SHPËRDHIJ
1. E bëj dikë të shkathët, të gjallë e të zhdërvjellët,
shkathtësoj, zhdërvjellësoj.
2. Shpij me të ngrohtë gjymtyrët e mpira nga të ftohtët,
shkrif. Shpërdhij duart në zjarr.

SHPËRDHITË
I shkathët, i shpejtë. Djalë i shpërdhitë.

SHPËRDHOS
Ndyj, fëlliq. E shpërdhosi macja.

SHPËRFAQ
Ia shpall, ia shpif.

SHPËRJER
Rimbjell me misër etj. ato pjesë të arës ku nuk ka mbirë
fara e parë, koj.

SHPËRKOQ
Shkoq paratë, i bëj të vogla.

SHPËRTHEKOJ
Zbërthej; shkoqit. Shpërthekoj këmishën (jakën,
xhaketën). Shpërthekoj pullat një nga një.

SHPËRTHUQ
Shkoq. Shpërthuq misër (bathë, groshë). Shpërthuqi paratë.

SHPËRZJESHTOJ
Shpërrendoj.

SHPIRTËROHEM
I qaj hallin e i kërkoj ndihmë dikujt, i hap shpirtin dikujt

SHPIRTO
Shkrepëse. (Zona e Përmetit)

SHPOFKA-SHPOFKA
Vrima-vrima.

SHPOFKË
Vrimë, vend i shpuar. I bëri bukës ca shpofka që të piqet më mirë.

SHPREHET
Del a shfaqet vazhdimisht; mësohet keq me një gjë; i bëhet zakon.

SHPRISH
Shtie diçka në gojë, ha pak sa për të mos qenë esëll; u shtie bagëtive
Diçka për të ngrënë në mëngjes. S`kemi shprishur ende.

SHPRISHËT
Kokëjashtë, me flokë të zbuluar; pa shami në kokë (për
gratë). Doli i shprishët (e shprishët).

SHPURDH
1. Rrëmoj pak tokën; gërvisht e trazon me
këmbë, shpupurish (për shpendët dhe për kafshët).
2. Lëviz tutje-tëhu, nuk rri rehat;

SHPURDHEM
Vërtitem e dridhem nga një shqetësim i madh, nuk gjej
rehat; përpëlitem. Shpurdhej në shtrat.

SHQEP
Shpërndaj; përhap.

SHQEPEM
Shpërndahem, përndahem; përhapem. Dhitë
janë shqepur shpatit. Shqepemi, burra, se u bë vonë!

SHQILË
1. Mullë, lukth, bark. S`i nxë më (s`ia nxë) shqila.
Hëngri sa iu fry shqila. I plastë shqila! mallk.
2. Mullëz, rrëndës, farë djathi. E zuri djathin me shqilë.

SHQIMTH
Zbokth.

SHQIT
1. Shkrif (për leshin). Shqit lesh.
2. krahin. Gris, çjerr. Shqiti këmishën

SHQOFTO
Djalli, shejtani, i paudhi, qoftëlargu. Ishte bërë si shqofto.

SHQYT
1. Copë buke e madhe. Mori (hëngri) një shqyt.
2. Duke nxjerrë përpara si mburojë trupin a diçka tjetër; për së
gjeri, skiç. Ia zuri rrugën shqyt. E zuri derën shqyt me trup.

SHTAGË
Petës.

SHTALKË
Patericë.

SHTAMBË
Enë druri si shishe e gjerë, që përdorin
barinjtë për të marrë me vete qumësht a dhallë.

SHTAZAN
Gjendja më e përshtatshme e tokës për të lëruar e për
të mbjellë, kur ajo ka aq lagështi, sa plisat thërrmohen
lehtë; koha e lërimit dhe e mbjelljeve; vlaga e tokës; afsh.

SHTEG
1. Udhë, udhëtim, rrugë. Bëj shteg bëj rrugë.
2. Herë, radhë; vakt. Shtegu i mbramë hera e fundit.

SHTERË
Enë guri e madhe për të shtypur kafe, guri i kafesë;
shtypës, havan për kripë etj. Rrah në shterë.

SHTËNGËR
I vëngër.

SHTËPIAK
I zoti i shtëpisë, kryefamiljari.

SHTËPRESË
1. Stanore, bjeshkatare.
2. Zonjë shtëpie, shtëpiake e mirë, amvisë e mirë. E
kam nusen (çupën) shtëpresë.

SHTIE
Roit, luzmon, lëshon. Shtinë bletët.

SHTJEKË
Shtegu që hapim në një vijë për ta kthyer
këtë në një arë etj.; secila nga vijat e vogla që hapim
kur ujitim me hulli. Hap një shtjekë. Zë shtjekën. Një
shtjekë ujë aq ujë sa kalon nëpër një vijë të tillë.

SHTONË
Sqoll.

SHTOZOJ
Mbaroj së ngrëni bukë; bëj një urim e falënderim fetar
kur mbaroj bukën; ha.

SHTRAZË
Shtrati i mullarit; mullar i ngritur mbi shtrat. Shtrazë me kashtë.

SHTREK
Kërmë.

SHTRIJ
Vrapoj, rend;

SHTROJË
Kasollja e qenit. E mbanin qenin në shtrojë.

SHTRUAR
Turshi.

SHTRUAR
I vënë turshi, i regjur. Tranguj të shtruar.

SHTRUF
Litarë i bërë prej lëkurës së dhisë, që
përdoret kryesisht për të lidhur kafshët; retër.

SHTRUNGË
Sheke që përdoret për të mjelë bagëtinë.

SHTUARA
Me këmbë. Rri (qëndron) shtuara. U ngrit shtuara.

SHTYPAR
Shtypës.

SHUL
Vig. E prunë me shul.

SHULICË
Shuli i portës, i derës etj.

SHULTINË
Një kohë e caktuar; stinë; kohë e afërt. Tashti e ka
shultinën pambuku që të vilet.
Do të dukem kësaj shultine do të vij tashti afër, këto ditë.

SHULLATË
Vrima nga del uji i mbledhur në një gropë; fundi i lugut
të mullirit nga del uji me forcë e u bie fletëve të rrotës.
Shullata e mullirit. I është zënë shullata. I hap shullatën.

SHURUKAMË
Zhurmë a potere e madhe. Shurukamë shurdhuese.
Shurukama e ujit. Shurukama e ditës.

SHURRËSE
Shtytkë.

SHUSHËL
Lëvozhgë fasulesh, bathësh etj.; lëpushkë misri
(zakonisht kur është e thatë). I heq shushlat.

Fjalori i Dialektologjise

Comments
All comments.
Comments