Fjalori i Dialektologjise

Fjalori i Dialektologjise

XËRMOJ
XËRMOJ
Zbres. Xërmoi nga mali. Xërmo poshtë!

XHAJË
Xhaxha

XHAM
Gotë e qelqtë, qelqe.

XHEZVE
Gryka e kacekut nga del ajri për t’i fryrë zjarrit.

XHULLIRË
Shkopi i tundësit bashkë me rrethin që ka në fund; tundës.

ZABE
1. Rrip prej lëkure pemësh (kryesisht mani, vidhi etj.),
që përdoret për të lidhur ose për të mbështjellë
shartesën. E lidhi me zabe. Shtrihet si zabe.
2. Hobe. E hodhi gurin me zabe.

ZABULLIMË
Bulçim, ufëm, zagushi. Zabullimë e madhe. Është zabullimë.

ZAGALL
Fre për kuaj.

ZAKUM
Helmës.

ZAMKË
Rrëshirë.

ZAPTUAR
Shtatzënë. Grua e zaptuar.

ZBARDHEM
Heq rrobat e zisë, heq zinë. Ajo u zbardh shpejt.

ZBËRTHEJ
Hap, çaj diçka duke e thyer; shkallmoj, bëj
pjesë-pjesë, shpërthej. Zbërtheu dy vezë. I zbërtheu
kokën. Zbërtheu derën. U zbërtheu muret. Ia paska
zbërthyer qerren fare.

ZDAP
Dru i gjatë, i trashë e i pagdhendur; hu.

ZDAP
Zhdëp. E zdapi mirë e mirë.

ZDAPEM
Zhdëpem. U zdap me të ngrënë

ZDAPULLOJ
E rrah dikë me dru, e zhdëp. E zdapulloi i ati.

ZDAT
I heq druajtjen a turpin dikujt, i hap syrin; e marr me të
mirë, e përkëdhel; e llastoj, e bëj të lëshohet a të
shthuret. I ka zdatur fëmijët. Mos e zdatni fort!

ZDATEM
Nuk kam më druajtje a turp, më del turpi, marr guxim;
më hapet syri, llastohem; lëshohem, shthurem. U zdat
menjëherë. U zdatën fare.

ZDATI
Llastim; liri e tepruar. I ka dhënë zdati.

ZDATSHËM
Pa druajtje, lirshëm; pa pasur turp. Flet (rri) zdatshëm.

ZDATUR
I llastuar, i përkëdhelur tepër; i paturp, i pacipë. Fëmijë
(djalë) i zdatur.

ZDËRVIHEM
Më hiqet lëkura; i hiqet pjesa e sipërme a korja diçkaje,
zhvoshket; gërvishtem.

ZDËRVIJ
I heq lëkurën; i heq pjesën e sipërme a koren diçkaje,
zhvoshk; gërvisht.

ZDRAHEM
Zhdëpem

ZDRAJ
Zhdëp

ZEMBEREK
Rezja e derës a e dritares

ZEMËR
Lukthi; zgavra e barkut, barku. Gropa e zemrës. E preu zemra.

ZERVA
Pelte, paluze.

ZERRE
Thërrime, grimë, çikë

ZGAL
Agon, zbardh. Zgali drita (agimi).

ZGALE
Vrimë ose e çarë (zakonisht në mur); borde. U bë një
zgale (në mur).

ZGALET
Hapet, kthjellohet (për kohën a motin). U zgal moti.

ZJERRÇË
Rrip i gjatë lëkure, i gjerë një gisht, që përdoret zakonisht për të
qepur e për të lidhur opingat; rretër. Zjerrçë opinge.

ZOG
1. I vogli i një kafshe, pjella. Zog maceje. Zog
gomari. Zogjtë e arushës.
2. Bir. Zogu i shqiptarit.

ZOMOTËR
Vajza e kunatit (kështu e quan nusja e re). Erdhi zomotra.

ZUZËROJ
Bëj punët më të rënda (kryesisht në shtëpi).

ZVARRANIK
Një nga të dy drunjtë e gjatë, që vendosen
nën lesë. U thye zvarraniku.

ZVARRË
Lesë ugari, zvarranike. Bëri një zvarrë.

ZVIRDHEM
Rrëzon lulet për të formuar kokrra, bëhet me kokrra
(për pemët). Rrushi u zvordh.

ZVJERDH
Fillon të rrëzojë lulet për të lidhur
kokrra (për pemët). Qershia i ka zvjerdhur lulet.

ZVJERDHUR
Që i kanë rënë lulet dhe ka filluar
të lidhë kokrra (për pemët). Qershi e zvjerdhur.

ZHANGËL
1. Zhapë mishi, zhëngë.
2. Gjëndër; zhëngë.

ZHARGAVINË
1. Makinë, karrocë a mjet tjetër që është vjetruar a që
mezi ecën; karakatinë.
Hipi në një zhargavinë.
2. Njeri tepër i ligështuar, që mezi heq këmbët
zvarrë e që s’është i aftë për të bërë ndonjë punë; njeri
fare pa vlerë.

ZHARGAVITET
1. Vjetrohet shumë e mezi ecën, bëhet zhargavinë (për
një makinë, karrocë etj.).
2. Ligështohet e bëhet fare i paaftë për punë;
humbet çdo aftësi a vler ë(për njerëzit).

ZHARGAVITUR
1. Që është vjetruar shumë e mezi ecën, që është bërë
zhargavinë. Karrocë e zhargavitur.
2. Që është ligështuar e është bërë fare i paaftë për
punë; që ka humbur çdo aftësi a vlerë (për njerëzit).

ZHARGIT
Zvarrit.

ZHARGITEM
Zvarritem.

ZHARGITEM
Zvarritem.

ZHARRË
Vend në mal, i veshur me bar e me drurë të mëdhenj.
Zharrë me hije. Mërzejnë në zharrë. U ngjitën në zharrë.

ZHBËJ
I heq kokrrat kallirit, shkoq. Zhbënin misër.

ZHBËRË
Që i janë hequr kokrrat, që është shkoqur
(zakonisht për misrin). Misër i zhbërë.

ZHBIRAMEL
Biramel.

ZHIGËL
Cingaridhe

ZHOL
1. Myshk
2. Merak, hidhërim

ZHUGAN
Zgjebarak.

ZHUGË
1. U ra zhugëza dhive.
2. Njeri i fëlliqur; njeri zgjebarak.
Fjalori i Dialektologjise

Comments
All comments.
Comments