Fjalori i Dialektologjise

Fjalor Dialektor – Fjalori i Dialektologjise  -B
BABARAQE

BABARAQE
1. Të ftohtë i madh; erë e ftohtë, fërfëllizë. Fryn
babaraqja.
2. Frikë e madhe, datë, lemeri. I dha babaraqen
fëmijës. Mori babaraqen.

BABAMADH
Gjyshi nga ana e babait.

BAÇ
1. Rrip i gjerë leshi që përdoret për të lidhur foshnjat në
djep ose për të mbajtur një barrë; gajtan leshi që u vihet
petkave për zbukurim. Lidh me baç.
2. Ushkur, brezëmbrek. Baçi i brekusheve.

BAKEQ
Keqbërës.

 

Fjalori i Dialektologjise

BAKË Lojë fëmijësh, në të cilën njëri vrapon të kapë ndonjë
tjetër, që t’i lërë radhën e ndjekësit; loja «ta lashë».
Luajnë bakën.

BAKTHI
1. Pupthi. Hidhem bakthi. E kapërceu bakthi.
2. Luaj bakthi: luaj me një grup fëmijësh duke kërcyer pupthi.

BALDOSË
Dosëz, bushtërz.

BALË
Baldosë.

BALLADËR
1. Ujëvarë.
2. Humnerë.

BALLAFAQOJ
Bashkoj dy sende, i vë buzë me buzë, puthit. Ballafaqoj anët e
çatisë në kulm. Ballafaqoj dërrasat e kades.

BALLANXHË
Hurdhë, pellgore.

BALLÇAK
Derë e vogël prej thuprash për të mbyllur vathën, trinë, lesë.

BALLËFSHEHUR
Me kokën të ulur nga turpi, me druajtje. Rrinte ballëfshehur.

BALLËS
1. Kurrizi i dorës, e prapta e dorës. I ra me ballës.
2. Kunji i kreut, që mban rrasën e batit për të zënë zogj.

BALLGUN
Shpardh.

BALLGUNISHTË
Pyll shpardhi.

BAM
Fëmija, pjella (në kuptimin e përgjithshëm). Ia bëri bami
i vet. U gëzon bamëve të vet.

BAMË
Qyp i madh prej balte, që përdorej zakonisht për vaj;
pille, baltëgore. Bamë vaji. Bamë me veshë.

BAR ME KOKË
Tërfil.

BARABIT
Barazoj

BARASH
Njeri që ka qejf të bredhë shumë, ai që e kalon kohën
duke baritur a duke shëtitur.

BARBALUSH
Mëmëligë.

BARDH
Zbardh. Bardh murin me gëlqere.

BARINA
Barërat e këqija.

BARKAÇE
Barkashore.

BARKARIS
Ngarkoj në barkë, e hipi në barkë; çoj me barkë.

BARKARISEM
Iki diku larg, degdisem, zhdukem nga sytë.

BARKCALIK
Barkfryrë.

BARKCULLAK
Barkjashtë.

BARKSTIHI
Barklubi

BARUN
Qen i murrmë, murrash.

BASKI
1. Gozhdë e madhe; kunj i ngulur në mur për të varur
në të diçka. Ngul baskinë. E vari pushkën në baski.
2. Lloj çekani i farkëtarit, me majë të mprehtë dhe me
mykë të shtypur.

BASKORE
Petavër.

BASTËR
1. Vrug, Bastra e grurit (e duhanit, e
qepës, e hardhisë). I ra (e vrau) bastra.
2. Erë e nxehtë që vjen nga jugu dhe që than bimët. Fryn bastra.

BATHË
Fasule. Bathë qorre.

BATHORE
Fasule kokërrmadhe.

BEDUNICË
Sherbelë. Mbledh bedunicë.

BEDHOJ
E përfill dikë, e begenis. I bedhon shokët.

BEGUN
Këlysh lepuri, lepur i vogël, lepurush. Zuri një begun.
Trembet si begun.

BEJLEG
Tufa e luleve në majë të bimës së misrit, lulja e misrit.
Lëshon (nxjerr) bejleg. Ka ardhur misri në bejleg
po lëshon lule misri.

BELA
Shtrati i pjellës te kafshët.

BELICË
Dele e bardhë, bejkë.

BENG
Gjerdan me gurë të çmuar ose me florinj. Beng me
margaritarë.

BESHTE
Profkë, gënjeshtër. Na ngopi me beshte.

BESHTEMADH
Që gënjen shumë, profkëmadh.

BESHTË
Kuskutë. Ferrave e beshtave.

BËLTACË
1. Bëltajë, Bëltacat e kungullit. U bë
buka si bëltacë.
2. Shtresa si llurbë a si pelte, që zë uthulla e ndenjur,
shtrati i uthullës.

BËRBJEK
Pjepër a shalqi që mbetet i vogël e nuk piqet.

BËRDALEC
Sifiliz.

BËRDOKULL
Gungë, xhungë. Bërdokull në kokë. Iu bë një
bërdokull. Iu ngrit bërdokull.

BËRË
Farë për të zënë kos.

BËRTHOKËL
1. Boçkë, qepë deti.
2. Bërsi.

BËRZANË
Femër që porsa është mbarsur, femër që mbarset
shpejt ose që pjell shpesh (zakonisht për kafshët).
Mace bërzanë. Dele (dhi) bërzanë.

BËRRORE
Samar për kafshët e barrës.

BËSHNJAKEM
Dobësohem tepër, ligem (për të vegjlit). Janë
bëshnjakur qengjat.

BËTAJË
1. Frikë e madhe, lemeri; diçka që të ngjall frikë ose që
sjell fatkeqësi; I zuri bëtaja. Vinte gjylja me bëtajë.
2. Sëmundja e tokës, epilepsia.

BËTIKË
Shakull, kaçup. Iu bë barku bëtikë.

BIGË
Mashë; darë prej druri. Kap (marr) me bigë.
E trodhi me bigë. Vë në bigë.

BILAN
1. Rrip që shkon nëpër kraharor të kalit dhe lidhet me
frerin. Bilani i kalit.
2. Varg a gjerdan me para prej metali, që vënë gratë në
gjoks ose në kokë për zbukurim. Kapuç me bilan.
Stolisur me bilan. Vinte bilan.

BINDE
Damixhanë. Binde rakie. Binde me verë.

BIRAMEL
Që zhbiron për të marrë vesh çdo gjë; që kërkon e
gjurmon kudo për të mësuar diçka, që s’lë gjë pa
trazuar, për të zbuluar diçka, tepër kureshtar, zhbirues.
Burrë biramel. Grua biramele.

BISKAR
Astrit.

BISTËROK
Bistër

BISHTAGJEL
Zambak.

BISHTAJË
Lëpushka që mbulon kallirin e misrit.

BISHTALUG
Mëmëligë, kaçamak.

BISHTDURD
Bishtcung

BISHTFURKABUKUR
Nusja e lalës, bukël.

BLE
1. Bashkë leshi; tufëz flokësh ose tufëz fijesh.
Ble leshi. Ble flokësh.
2. Gjethe që mbështjell lakrën.

BLEC
I zhveshur, lakuriq.

BLECOJ
Zhvesh, lë lakuriq

BLERON
Del me shumicë, gëlon. Blerojnë krimbat.

BLIROJ
Çmendem.

BLOGURË
Lëvozhga e drurëve ose lëkura e fryteve të bimëve.
Blogurë ahu. Blogurë molle. Blogurë hudhre.

BLUZHDËR
Lakra e barishte të grira e të ziera, që përdoren për
ushqim. Byrek me bluzhdra.

BLLOÇKËLOPË
Thithëlopë.

BOBËZ
Rriqër.

BOBOLESH
Kombisht.

BOCUN
Shishe me bark të madh; damixhanë e vogël. Bocun uji
(rakie, vere). Një bocun me vaj.

BOJË
Vrug që u bie bimëve kur ka lagështirë të
tepërt dhe që i mbulon gjethet me një shtresë të hollë
pluhuri të kuq. U ka rënë boja.

BOLLKA
Poture; pantallona të gjera fëmijësh. Bollka shajaku.
Një palë bollka.

BOLLOBOÇKË
1. Që vjen i fryrë e i mbushur (zakonisht për frutat e
disa pemëve dhe për disa perime); boçkë. Fik (arrë,
shegë) bolloboçkë. Piperkë bolloboçkë. Vezë bolloboçkë.
2. I mbushur në fytyrë; i shëndetshëm. Çupë bolloboçkë.

BONJAKE
Tokë e varfër dhe me lagështi.

BORAK
Borës.

BORBOLEC
Koshas, vongorec. U dobësua, u bë si borbolec.

BORO
Komo.

BRAHOM
Çerep. Bukë brahomi.

BRANË
Ortek bore.

BRAVË
Shuli i portës. I vuri bravën portës e mbylli me shul.

BRESHKË
Lëvozhga e fortë, gujava e lëndës së lisit, e valanidhit etj.

BRIMAJË
Pëlhurë merimange, cergë. Heq (fshij) brimajat.

BRINJË
Bucelë për ujë.

BRUMÇ
Që është i shëndoshë, i ngjallur, i mbushur (për njerëz).
Djalë brumç. Vajzë brumçe.

BUBË
Pushi i një rrobe të leshtë. Buba e shajakut (e velenxës).

BUBUREZË
1. Mollëkuqe.
2. Xixëllonjë, bukurezë.

BUBURISKË
Xixëllonjë.

BUÇ
1. Xhungë, bullungë. Buçi i lisit. Buçi i gishtit. Iu bë një buç.
2. Gjarpër, nepërkë.

BULGË
Gjerdek.

BULIRË
Bucelë

BULLAMAÇ
1. Qull. U bë si bullamaç.
2. Ushqim për kafshët a për shpendët, që bëhet me
miell, me krunde, me copa bukësh e me ujë ose me
miell misri të përvëluar me ujë. U hedh bullamaç zogjve.
3. I qullët. Bukë bullamaç.

BULLUR
E keqe, barrë e padëshiruar, bela, taksirat. Më zuri bulluri

BUQ
Kot, në tym. Ia futi buq.

BURBUNJOSEM
Mblidhem e rrëgjohem nga të ftohtët, nga mundimi,
nga ndonjë sëmundje etj. U burbunjos e u bë grusht.

BURG
Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish.
Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësë së gjallë).

BURGJI
Turjelë e vogël, që përdoret për të hapur
vrima, për të nxjerrë tapat e shisheve etj.

BUROMË
Jargët e gojës.

BURRË
A je burrë! përshëndetje kur takohen dy burra.

BUSHQAN
Urth

BUTAC
Çanak i drunjtë.

BYK
Byku i Kumbarës, Kashta e Kumtërit.

BYR
Ia dal në krye një pune, e nxjerr mbanë, e mbaroj.

BYRDE
1. Paravithe, vithanike. I hodhi byrden kalit. E mbuloi
me byrde.
2. Perçe.

BYTHKË
Pjesa më e trashë që del nga liri ose nga kërpi kur e
krehin shtupë. Bythkë liri (kërpi). Fije bythke.

Fjalori i Dialektologjise

Comments
All comments.
Comments