Fjalori i Gjuhësisë – indeksi

Fjalori i Gjuhësisë

 

GJATË

Që zgjatet më tepër kur shqiptohet, që ka gjatësi më të

madhe në shqiptim; kund. i shkurtër. Zanore e gjatë. Rrokje e

gjatë. Diftong i gjatë.

GJATËSI

Zgjatja e një tingulli sipas numrit të dridhjeve të tij në një

njësi kohe; koha sa zgjat një tingull në të folur. Gjatësia e tingullit.

Gjatësia e zanores. Gjatësi absolute (relative).

GJERË

Që shqiptohet duke hapur gojën sa më shumë që të

jetë e mundshme dhe që është e zëshme në shkallën më të lartë

(për një zanore). Zanore e gjerë.

GJINI

Kategori leksiko-gramatikore në një varg gjuhësh, sipas

së cilës emrat dhe disa përemra ndahen në mashkullorë,

femërorë e asnjanës ose vetëm në mashkullorë e femërorë,

marrin trajta të ndryshme gjatë lakimit dhe kërkojnë përkim të

caktuar kur lidhen me fjalë të tjera; kategori gramatikore e

mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera, që shfaqet në përkimin e

tyre të domosdoshëm me emrat mashkullorë, femërorë ose

asnjanës, me të cilët lidhen. Gjinia gramatikore. Gjinia

mashkullore (femërore, asnjanëse). Gjinia e emrave. Përemër i

gjinisë mashkullorë. Trajtat e gjinisë femërore të mbiemrave (të

numërorëve rreshtorë). Përkim në gjini.

GJINOR

Që ka të bëjë me gjininë e emrave, të përemrave, të

mbiemrave e të disa fjalëve të tjera, i gjinisë. Mbaresë (trajtë)

gjinore.

GJINORE

Rasa gjinore: rasa e dytë e lakimit në gjuhën shqipe. Emër në

rasën gjinore. Gjinore e shquar (e pashquar). Gjinorja e njëjësit

(e shumësit). Nyja (mbaresa) e gjinores.

GJUHOR

Që shqiptohet me pjesëmarrjen e gjuhës (për tingujt).

Bashkëtingëllore gjuhore.

Tingull gjuhor.

GJYMTË

Që nuk i ka të gjitha trajtat (për pjesët e ligjëratës); që

nuk është e plotë, që i mungon një nga gjymtyrët kryesore (për

fjalitë). Folje e gjymtë. Fjali e gjymtë.

GJYMTYRË

Secila nga njësitë më të thjeshta të një të tëre, që mund të

ndahen veçan dhe që kanë marrëdhënie të caktuara midis tyre.

Gjymtyrët kryesore (e dyta). Gjymtyrët e fjalisë.

GJYMTYROR

Që shërben si gjymtyrë në fjali. Funksioni gjymtyror në fjalinë e varur.

GJYSMËNDIHMËS

Që luan rol ndihmës, por pa humbur plotësisht kuptimin leksikor

dhe mëvetësinë (për foljet, p.sh. mund, duhet, zë, nis, filloj etj. në

togje të tilla, si mund të bëjë, duhet të punoje, zuri të flasë etj.).

Folje gjysmëndihmëse.

GJYSMËZANORE

1. Tingull që mund të shqiptohet edhe si bashkëtingëllore, edhe

si zanore sipas vendit që ka në rrokje. Gjysmëzanorja «i».

2. Që mund të shqiptohet si gjysmëzanore. Tingull gjysmëzanor.

 

Fjalori i Gjuhësisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *