Fjalori i Letersise shqiptare| Fjalor letrar

Fjalori i Letersise

-I-idil

IDIL
1. Krijim i vogël në vargje, zakonisht me subjekt
dashurie, që paraqit jetën e barinjve në gji të natyrës
në mënyrë të idealizuar, pa brenga e pa kokëçarje.
2. Dashuri e thjeshtë dhe e pastër; ngjarje e vogël
dashurie, skenë dashurie. Lindi një idil.
3. Jetë pa trazime, jetë e qetë dhe e lumtur.

IMAZH
Figurë artistike që ndërtohet me alegori, me
metaforë, me krahasim etj. Imazhe artistike (realiste,
poetike). Imazhe të njohura. I mbushur me imazhe.
Jepet nëpërmjet imazhesh.

IMPRESIONIST
Përfaqësues e pasues a ithtar i impresionizmit.
Impresionistët evropianë.

IMPRESIONIST
Që ka të bëjë me impresionizmin ose me impresionistët,
i impresionizmit ose i impresionistëve; që është
karakteristik për impresionizmin ose për impresionistët,
që është bërë sipas parimeve të impresionizmit. Pikturë
(skulpturë, vepër) impresioniste. Letërsia (muzika)
impresioniste. Arti impresionist.

IMPRESIONIZËM
Rryma e parë formaliste e cila mohon
përmbajtjen shoqërore e ideshmërinë e artit e të
letërsisë, shkëputet nga traditat dhe synon kryesisht të
paraqitë drejtpërsëdrejti përshtypjet subjektive e të
çastit, ndijimet më të holla, përjetimet e impresionit vetjake
të artistit a të shkrimtarit. Impresionizmi francez.
Impresionizmi në pikturë (në muzikë, në letërsi).

INDIVIDUALITET
Tërësia e tipareve dhe e veçorive
individuale të krijimtarisë së një artisti a shkrimtari në
organizimin e përmbajtjes dhe të formës artistike, që
përcaktohen nga botëkuptimi i tij dhe që e dallojnë atë
nga të tjerët. Individualitet krijues. Individualiteti i
shkrimtarit (i artistit).

INTRIGË
Një varg veprimesh të ndërlikuara e ngjarjesh të
ngatërruara, me kthesa të papritura, që zbulojnë
interesat e qëllimet e kundërta të personazheve të një
vepre letrare dhe që ndikojnë në rrjedhën e zhvillimit të
subjektit të saj.

IRONI
Figurë stilistike, me anë të së cilës shkrimtari,
duke u dhënë fjalëve, shprehjeve etj. një kuptim të
kundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose duke bërë
sikur pranon të kundërtën e asaj që mendon, përqesh
e vë në lojë dikë a diçka.

Fjalori i Letersise

Comments
All comments.
Comments