Fjalori i Letersise shqiptare| Fjalor letrar

Fjalori i Letersise

-J-

JAMB
Masë vargu a këmbë në poezinë klasike, e formuar nga
dy rrokje, prej të cilave e para është e shkurtër dhe e
dyta e gjatë; varg i përbërë prej këmbësh të tilla, që
përdorej kryesisht në poezinë satirike; fjalë dyrrokëshe
me theks në rrokjen e dytë. Gjinia e jambit. Skema e jambit.

-K-

KADENCË
Ritëm që përcaktohet nga mënyra e theksimit në
vargjet e poezisë.

KALORËSIAK
Që trajton tema të jetës së zbrazët e të
veprimtarisë së feudalëve oborrtarë në mesjetë (në
disa vende të Evropës). Letërsia kalorësiake. Poemë
kalorësiake. Roman kalorësiak. Heronj kalorësiakë.

KALLËZIMTAR
Tregimtar. Letërsi kallëzimtare. Stili kallëzimtar.

KANGJELE
Secila nga pjesët e një poeme të madhe, këngë.
Kangjelet e «Milosaos».

KANTATË
Lloj i poezisë lirike me karakter solemn, që është
frymëzuar nga një ngjarje e rëndësishme historike.

KAPËRCIM
Përsëritja e një fjale ose e disa fjalëve nga një
varg në vargun pasues për ta dhënë sa më të plotë
mendimin.

KARAKTER
Personazh që mishëron përmes tipareve
individuale disa anë e veçori thelbësore të
përfaqësuesve tipikë të një klase a shtrese shoqërore
ose të një grupi a mjedisi shoqëror në një epokë të
caktuar historike; tip. Karakter letrar. Karakter i plotë (i
gjallë). Karakter dramatik (tragjik).

KATASTROFË
Ngjarje vendimtare, që vjen në mënyrë të
papritur në fund të pjesës dhe zgjidh dramën me pasoja
tragjike për heroin (në tragjedinë greke).

KATËRKËMBËSH
Që përbëhet nga katër këmbë. Jamb katërkëmbësh.

KATËRSH
Strofë e përbërë prej katër vargjesh

KATËRVARGËSH
Që ka katër vargje, me katër vargje. Strofë
katërvargëshe.

KATËRROKËSH
Varg prej katër rrokjesh, me theks zakonisht në
rrokjen e tretë.

KËMBË
Njësi poetike a masë vargu që përbëhet nga një
grup rrokjesh të gjata e të shkurtra, të cilat përsëriten
në mënyrë ritmike (në poezinë greke e latine). Këmbë
jambike (daktilike).

KËNGË
Secila nga pjesët që përbëjnë një poemë të
madhe zakonisht epike ose didaskalike. Kënga e dytë
e Iliadës.

KLASICIZËM
Drejtim letrar e artistik në shekujt XVII-XVIII, që merrte si
model veprat e letërsisë e të artit antik dhe mbështetej
në një sistem të rreptë normash e rregullash estetike.
Klasicizmi frëng. Normat e ngurta të klasicizmit.

KLASIK
1. Pasues i klasicizmit.
2. Shkrimtar i letërsisë së vjetër greke a romake.

KOMEDI
Lloj i gjinisë dramatike, që përfshin veprat me
subjekt gazmor, të cilat godasin veset e sjelljet e këqija
të njerëzve, duke i vënë ato në lojë e duke i bërë
qesharake; tërësia e veprave të këtij lloji; vepër e këtij
lloji që mund të shfaqet në skenë; shfaqja e kësaj vepre
në skenë. Komedi muzikore.

KOMIK
Veçori e botës emocionale
që përshkon një vepër letrare ose artistike dhe që
buron nga mospërputhja ndërmjet asaj që paraqitet
dhe së vërtetës, ndërmjet fjalëve dhe veprave etj., duke
krijuar pamje e situata qesharake. Tragjikja dhe
komikja. Pasqyrimi i komikes në art.

KOMIZËM
na komike në një vepër letrare ose artistike, ajo që e
bën komike një vepër, karakteri komik i saj.

KOMPOZICION
Ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, muzikore
artistike, që përcaktohet nga synimi për të zbuluar më
mirë idenë e veprës; mënyra si janë lidhur e si janë
vendosur pjesët përbërëse të veprës. Kompozicioni i
romanit (i pikturës, i një opere).

KONFLIKT
Ndeshja ndërmjet synimeve të kundërta të
personazheve në një vepër letrare, të cilën e përdor
shkrimtari për të zbuluar veçoritë e karakterit të tyre
shoqëror.

KONTRAST
Mjet artistik, me anë të të cilit shkrimtari
ballafaqon figura artistike, karaktere, tipare e ide të
kundërta, për të pasqyruar më qartë kontradiktat që
ekzistojnë në natyrë e në shoqëri. Vepër (roman,
tregim) me kontraste

KRAHASIM
Figurë letrare që përdoret për ta bërë më të
gjallë e më të qartë mendimin e shprehur, duke vënë
pranë diçkaje më pak të njohur diçka tjetër të ngjashme
më të dhe më të njohur, më të qartë e më të
kuptueshme (p.sh. i bardhë si bora).

KRITIKË
Degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret
me analizën e gjithanshme të veprave letrare e artistike
dhe i vlerëson ato nga ana ideore e artistike në bazë të
parimeve të caktuara, duke vënë në dukje anët e mira
dhe anët e dobëta të tyre në lidhje të ngushtë me
kërkesat ideore e artistike të kohës. Kritikë letrare
(artistike).

KRONIKË
Vepër letrare me temë historike, në të cilën
autori gjatë shtjellimit të ngjarjeve ndjek me përpikëri
rendin kohor.

KUNDËRPËRGJIGJE
Përgjigje që një personazh i veprës letrare i jep një
personazhi tjetër, ose që një aktor i jep një aktori
tjetër; replikë

KUPLET
Këngë satirike me disa vargje të ndara nga një refren,
që vë në lojë e godet veset e të metat e njerëzve dhe
këndohet zakonisht në estradë; refreni që, duke u
përsëritur, jep idenë kryesore të kësaj kënge. Shfaqje
me skeçe e kuplete.

Fjalori i Letersise

Comments
All comments.
Comments