Fjalori i Letersise shqiptare| Fjalor letrar

Fjalori i Letersise

-D-

DAKTIL
Në poezinë greke e latine: këmbë trerrokëshe, në të
cilat rrokja e parë është e gjatë, ndërsa dy të tjerat janë
të shkurtra; në poezinë e sotme: këmbë trerrokëshe, në
të cilën theksi tonik bie në rrokjen e parë (p.sh. Vijnë
vashat valle-valle, gushë-e-gji stolisura).

DAKTILIK
Që përbëhet prej daktilësh; që ka daktilë; rrëshqitës.
Varg daktilik.

DIALOG
Pjesë e një vepre letrare që përmban
bashkëbisedimin ndërmjet personazheve ose fjalët që
shkëmbejnë ata; vepër letrare e shkruar në formë
bashkëbisedimi. Arti (mjeshtëria) e dialogut.

DISONANCË
Rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, asonancë.

DITAR
Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë
shënimesh të tilla.

DITIRAMB
Vjershë lirike madhështore, që lavdëron e
himnizon dikë dhe që është e ngjashme me odën.
Shkroi ditirambe.

DIVAN
Përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale, të
renditura sipas llojeve e formave të tyre. Shkruante
divane.

DRAMATIK
Që ka të bëjë me dramën, që i përket dramës, i
dramës; që është shkruar si dramë; që luan drama ose
që vë drama në skenë. Gjini dramatike gjini e letërsisë
që përfshin veprat e shkruara për t’u luajtur në skenë.
Vepër (pjesë) dramatike.

DRAMATIZËM
Karakteri shumë i nderë e tronditës i veprimit në
një vepër letrare, ajo që e bën dramatike një vepër.
Dramatizmi i veprës. Plot (pa) dramatizëm.

DRAMATIZOJ
1.Përpunoj dhe e bëj të përshtatshme për t’u vënë
në skenë një vepër tregimtare (një roman, një novelë
etj.), e kthej në dramë. Dramatizoi romanin «Njeriu me
top».
2. I jap një ngjarjeje, një gjendjeje etj. karakter
dramatik, e paraqit me të rëndë e me prekëse nga
ç’është në të vërtetë; zmadhoj karakterin shqetësues të
diçkaje, e bëj dramatike diçka. E dramatizonte gjendjen.

DRAMATURGJI
Tërësia e parimeve teorike dhe mjeshtëria e
hartimit të veprave dramatike, teoria e dramës; arti
dramatik; gjinia e dramës. Bazat (parimet) e
dramaturgjisë. Kërkesat (problemet, detyrat) e
dramaturgjisë. Në fushën e dramaturgjisë.

DRAMË
Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën
përmes veprimit skenik të personazheve dhe të
dialogëve e të monologëve të tyre; lloj i gjinisë
dramatike që përfshin vepra të tilla me karakter serioz
(ndryshe nga komedia), por jo heroik (ndryshe nga
tragjedia); vepër letrare e këtij lloji, zakonisht në prozë;
shfaqja e kësaj vepre në skenë. Drama shqiptare.
Dramë realiste. Dramë lirike (baritore).

DYKËMBËSH
Që ka dy këmbë (për vargje). Varg dykëmbësh.

DYMBËDHJETËRROKËSH
Që ka dymbëdhjetë rrokje. Varg dymbëdhjetërrokësh.

DYSTROFËSH
Që përbëhet nga dy strofa. Vjershë dystrofëshe.

DYSH
Strofë dyshe, strofë me dy vargje, dyvargësh.

DYVARGËSH
Strofë e thjeshtë me dy vargje zakonisht me rime të
puthur e me intonacion të njëjtë.

 

-DH-

DHJETËVARGËSH
Që përbëhet nga dhjetë vargje, që ka dhjetë vargje.
Strofë dhjetëvargëshe.

Fjalori i Letersise

Comments
All comments.
Comments