Fjalori i Letersise shqiptare| Fjalor letrar

Fjalori i Letersise

-F-

FABUL
1. Tregim i shkurtër, në vargje a në prozë, që ka si
personazhe kafshë, bimë ose sende, veprimet dhe
fjalët e të cilave kanë kuptim alegorik e japin një mësim
nga përvoja e jetës; përrallëz. Fabula e qengjit dhe e
ujkut. Fabulat e Ezopit.
2. Tërësia e ngjarjeve që janë renditur në një vepër
letrare njëra pas tjetrës; subjekt. Fabula e tregimit.

FARSË
Komedi e shkurtër me një akt, me përmbajtje të
lehtë, që luhet nga aktorët në mënyrë trashanike, me
efekte të jashtme e të tepruara; komedi me humor të
trashë.

FEJTON
Artikull satirik, që botohet në gazetë a në revistë dhe
fshikullon të metat e anët e dobëta në jetën e në
veprimtarinë e njerëzve. Fejton politik.

FEMËROR
Që e ka theksin në rrokjen e parafundit. Varg
femëror. Rimë femërore.

FIGURË
1. Realizim artistik, që mishëron veçori tipike të
jetës shoqërore, të njohura e të pasqyruara më parë në
ndërgjegjen e artistit a të shkrimtarit dhe që arrihet me
anën e një sistemi mjetesh lëndore, gjuhësore e
ndërtimore. Figurë artistike.
2. Fjalë a shprehje e përdorur në mënyrë të
figurshme, mënyrë e veçantë e ndërtimit të një fraze që
bëhet për të shprehur një ide, një ndjenjë etj. Dhe për
t’i dhënë ligjërimit forcë e gjallëri të veçantë. Figurë
stilistike (poetike, retorike).

FLUTURIM
Fluturim lirik, ndërprerja e fillit të tregimit të
ngjarjeve në një vepër letrare nga autori për të
shprehur me lirizëm ndjenjat e mendimet e veta.

FORMALIST
Që mbështetet në formalizëm;
Shkollë formaliste. Art formalist. Letërsi formaliste.
Piktor formalist. Estetët formalistë.

FORMALIZËM
Rrymë në artin e në letërsinë që, duke u nisur nga
baza filozofike idealiste e nga subjektivizmi, e sheh artin
si sferë «të ndërgjegjes së kulluar», të shkëputur e të
pavarur nga jeta dhe i kundërvihet realizmit, i jep
rëndësi vetëm formës si qëllim në vetvete, e shkëput
këtë nga përmbajtja, mohon përmbajtjen ideore dhe
rolin njohës e edukues të artit e të letërsisë. Formalizmi
i shekullit XIX (XX).

FORMË
Mënyra se si ndërtohet e organizohet një
vepër letrare e artistike; tërësia e mjeteve shprehëse e
figurative, që përcaktohen nga brendia, nga tema, nga
problematika dhe nga ideja e një vepre letrare e
artistike dhe shërbejnë për t’i mishëruar ato në figura të
gjalla artistike. Forma artistike. Format e vogla vepra a
krijime jo të mëdha nga vëllimi dhe jo të vështira nga
kompozicioni. Formë e lart ë(e përsosur). Forma dhe
përmbajtja. Elementet e formës.

FUNDOR
Rimë fundore. let. rimë me theks në rrokjen e fundit të
fjalëve që rimojnë.

FUTURIST
Ai që mbështetet në parimet e futurizmit; përkrahës e
ndjekës i futurizmit.

FUTURIZËM
Drejtim tejet formalist e dekadent i fillimit të shekullit XX
në letërsinë e në artin e disa vendeve borgjeze të
Evropës, i cili mohoi letërsinë realiste e artin realist të
së kaluarës e të kohës së vet, si edhe çdo trashëgim,
kulturor, u ngrit kundër përmbajtjes ideore të
krijimtarisë artistike e kundër brendisë kuptimore të
fjalës, e trajtoi njeriun thjesht si një mekanizëm e i
këndoi së shëmtuarës, duke u përpjekur të krijonte
gjoja një «stil» të ri, të ashtuquajturin «artin e së
ardhmes».

Fjalori i Letersise

Comments
All comments.
Comments