Fjalori i Letersise shqiptare| Fjalor letrar

Fjalori i Letersise

-GJ-

GJASHTËMBËDHJETËRROKËSH
Që ka gjashtëmbëdhjetë rrokje, që përbëhet nga
bashkimi i dy vargjeve tetërrokëshe. Varg
gjashtëmbëdhjetërrokësh.

GJASHTËVARGËSH
Që përbëhet nga gjashtë vargje, që ka gjashtë
vargje (për strofën). Strofë gjashtëvargëshe.

GJINI
Nënndarje në letërsi e në arte, që përfshin
vepra të cilat kanë një varg tiparesh dalluese të
përbashkëta, si mënyrën e pasqyrimit të realitetit e të
ndërtimit të subjektit, stilin, gjuhën etj. Gjinitë letrare
eposi, lirika, drama. Gjinitë muzikore. Gjini lirike (epike).

GJINOR
Që ka të bëjë me gjininë e një vepre letrare
e artistike. Tiparet gjinore të romanit.

Fjalori i Letersise

Comments
All comments.
Comments