Fjalori i Letersise shqiptare| Fjalor letrar

Fjalori i Letersise

-H-

HEKZAMETËR
Varg me gjashtë këmbë që është përdorur në poezinë
e lashtë.

HERO
Vepruesi kryesor i një vepre letrare, që jepet në
mënyrë më të plotë nga shkrimtari dhe luan një rol
vendimtar në përmbajtjen ideore të veprës.
Heroi kryesor. Heroi pozitiv. Heroi i romanit

HEROIK
Që bën fjalë për trimëritë e guximin e
heronjve, që u këndon bëmave të tyre. Eposi heroik.
Poemë heroike. Simfoni (sonatë, dramë muzikore)
heroike. Varg heroik,varg në metrikën e lashtë që ka
dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun
vijues.

HIPERBOLË
Figurë letrare që ndërtohet mbi bazën e
zmadhimit tej mase të qenieve, të sendeve, të vetive, të
dukurive etj., zakonisht nëpërmjet krahasimit, për të
theksuar më shumë një mendim a një ide dhe për të
bërë përshtypje më të madhe te lexuesi. Hiperbolë
letrare. E shpreh me një hiperbolë.

HIPERBOLIK
Që shprehet me anë të hiperbolës; që
mbështetet në hiperbolën, që ka shumë hiperbola; që
ka karakterin e një hiperbole. Satirë hiperbolike.
Krahasim hiperbolik. Stil hiperbolik.

HUMOR
Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e
veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike duke
i vënë në lojë të metat e dobësitë e duke e bërë
lexuesin a shikuesin të qeshë; vepër letrare ose
artistike ku përdoret kjo formë paraqitjeje. Humor
muzikor. Humori i estradës. Humori dhe satira.

Fjalori i Letersise

Comments
All comments.
Comments