Fjalori i pasthirrmave

Fjalori i pasthirrmave

E
1. Përdoret kur shprehim habi, kur ndodhemi para një të
papriture a para diçkaje të padëshirueshme, kur kujtohemi
papandehur për diçka etj. E, kush na erdhi!
E, si e paskan prishur! E, si nuk e lajmëruam që dje!
2. Përdoret kur shprehim gëzim, kënaqësi, miratim ose ndonjë
ndjenjë tjetër; hë.
E, më ju lumtë dora! E, t`u bëftë nëna! E, sa u gëzova kur të
pashë!
3. Përdoret kur shprehim dhembje, hidhërim a pikëllim,
keqardhje, dëshpërim, qortim, zemërim, urrejtje etj.; ah. E, ç’e
gjeti të ziun! E, mor i shkretë! E, po e zura, ç’do t’i bëj!
EH
1. Përdoret për të shprehur dhembje, hidhërim a pikëllim,
keqardhje, pendim etj.; ah. Eh, ç`e gjeti të shkretin! Eh, si s`e
vura re! Eh, sa keq që i fola! Eh, ç’bëra!
2. Përdoret kur shprehim habi ose frikë. Eh, ti qenke! Eh, ç`më
trembe!
3. Përdoret kur shprehim zemërim, kërcënim etj.; ah. Eh, në e
zënça! Eh, ç`ia punoi i poshtri!
4. Përdoret për të theksuar shprehjen e një dëshire, të një lutjeje,
të padurimit etj. Eh, sikur të kthehej sonte! Eh, sa mirë do të
ishte po të binte një shi!
5. Përdoret për të përforcuar shprehjen e kënaqësisë, të gëzimit,
të mallëngjimit, të habisë etj. Eh, sa i bukur u bë fshati! Eh, sa
më pëlqente! Eh, sa qenka rritur!
6. Përdoret kur na vjen diçka në mendje menjëherë e papritur.
Eh, gati më doli nga mendja! Eh, për pak harrova!

EHE
Përdoret kur shprehim keqardhje, dëshpërim, dyshim a
mosbesim (kryesisht me qesëndi), zemërim, kundërshtim,
mospërfillje, përbuzje etj. Ehe, s`ma hedh dot mua! Ehe, ç`e
gjeti të shkretin! Ehe, nuk qenka burrë! Ehe, zor se kthehet sonte!

EHU
Përdoret kur shprehim mospërfillje, mosbesim, nënvlerësim a
përçmim për dikë a për diçka ose zemërim a mërzitje për shkak të
dikujt a të diçkaje etj. Ehu, edhe ti gjithnjë po këto gjëra thua!
Ehu, ç`më mërzite! Ehu, sa miza janë, nuk bëjnë mjaltë! fj.u.
Ehu, ia paske ngenë edhe ti!

EJ
HEJ. Ej, ti, ku shkon?

EJA
Përdoret kur e thërresim, kur e ftojmë a kur e
nxitim dikë për të nisur një punë, për të bërë diçka së bashku etj.;
hajde. Eja të dalim! Ejani të këndojmë!

Fjalori i pasthirrmave

Comments
All comments.
Comments