Fjalori i pasthirrmave

Fjalori i pasthirrmave

Ë
1. Përdoret kur shprehim kënaqësi, miratim etj. ose për të
përforcuar shprehjen e këtyre ndjenjave. Ë, sa m’u bë qejfi!
2. Përdorët kur kujtohemi papritur për diçka. Ë, po, m’u kujtua tashti.

ËH
1. Përdoret për të shënuar zërin që nxjerr dikush kur rënkon, ë.
Ëh, ëh, dëgjohej rënkimi i plakut.
2. Përdoret kur shprehim keqardhje për diçka; ë. Ëh, ç`më
shpëtoi!

ËHË
1. Përdoret për të shprehur keqdashje, përbuzje, mospërfillje,
dyshim a mosbesim, habi etj.; aha. Ëhë, le ta përsëritë po të
dojë! Ëhë, dashka dhe ai! Ëhë, ç`paska bërë! Ëhë, ç`ia punoi!
Ëhë, s`na doli gjë.
2. Përdoret kur shprehim keqardhje, dëshpërim a pendim. Ëhë,
deri aty paska shkuar puna? Ëhë, ja që ndodhi tashti, s`kemi
ç’bëjmë.

Fjalori i pasthirrmave

Comments
All comments.
Comments