KETRI DHE UJKU – Përralla për fëmijë

KETRI DHE UJKU

perralla per femije
            Ketri duke u hedhur nga njëra degë në tjetrën, papritur ra te ujku që po flite. U hodh ujku dhe desh ta copëtojë ketrin e gjorë. Ketri iu lut: “Më lësho!” Ujku iu përgjegj: “Mirë do të të lëshoj, vetëm më trego se përse ju, ketrit, jeni kaq të gëzueshëm. Unë gjithmonë jam i mërzitur, ndërsa ju përherë luani dhe kërceni degë më degë!” Ketri i tha: “Vetëm më lësho të ngjitem në pemë: Që andej do të të tregoj, se këtu trembem shumë”. Ujku e lëshoi. Ketri si hipi në pemë, i tha: “Nuk e di pse je i mërzitur? Ti je inatçi i keq. Ligësia e përvëlon zemrën. Ne jemi të gëzuar, se jemi të mirë dhe askujt nuk i bëjmë keq!”

KETRI DHE UJKU
LEON  TOSTOI
Perralla per femije

 

2 thoughts on “KETRI DHE UJKU – Përralla për fëmijë”

    1. Mesazhi i kesaj fabule eshte se njerezit qe mendojne per te keqija vec te keqija ndjellin, dhe njerezit qe mendojne gjera te mira te mira ndjellin. Fjala e urte “C’te mbjellesh do te korresh”, e nxjerr me se miri kuptimin e saj. Dmth, kur ti mendon dicka negative eshte njelloj sikur ta mbjellesh ate mendim ne koke, dhe si rrjedhoje dhe rezultatet do te jene negative (sepse ate qe mbolle do te korresh), dhe e kunderta kur mbjell mendime pozitive rezultatet jane pozitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *