PSE HËNA NUK KA FUSTAN

PSE HENA NUK KA FUSTAN

-Përrallë popullore serbe-
perralla per femije
Vrapon hëna pranë nënës së saj dhe i thotë:
-Nënë e dashur, ah, sa do të dëshiroja të kisha edhe unë një fustan! Të gjithë njerëzit që ecin në tokë, janë të veshur!
-Vogëlushja ime e shtenjtë, – e përkëdheli e ëma. –Shko te rrobaqepësi, -ai do të marrë masën.
Dhe hëna shkoi te rrobaqepësi. Dhe rrobaqepësi i mori masën. E porositi që të dukej pas pesë ditësh. Vrapoi hëna pas pesë ditësh te rrobaqepësi. Ai nisi t’i provojë fustanin. Po fustani nuk i bënte: i rrinte i ngushtë, dhe i shkurtër. Jo, hëna nuk mund ta vishte atë fustan.
“Unë kam gabur, kur kam marrë masën”, – mendoi rrobaqepësi dhe i mori përsëri masë të re.
-Shko, tani, hënë dhe eja pas pesë ditësh, -i tha ai.
Vrapon hëna pas pesë ditësh. Rrobaqepësi i provon fustanin. Shikon se fustani përsëri hënës nuk i bën. I rrë i ngushtë dhe i shkurtër. Jo, hëna nuk mund ta vishte atë fustan.
-Eh siç duket përsëri kam gabur, -mori frymë thellë rrobaqepëso. –Më duhet të prish çfo gjë dhe të filloj nga e para. –Iu lut hënës të mundohej edhe një herë pas pesë ditësh.
Kaluan pesë ditët. E ndryshoi të tërë fustanin rrobaqepësi. Rri, pret sa të vijë hëna për të bërë provën. Vështron …ja,në qiell, drejt tij rrëshqet hëna krejt e rrumbullakët. E pa me kujdes rrobaqepësi hënën dhe u habit: fustani përsëri  nuk do t’i vinte për shtat. Ajo ishte bërë shumë e madhe dhe e rrumbullakët.
Kryqëzoi duart rrobaqepësi dhe i tha:
-Jo bijë, jo, nuk mund të të pres fustan. Ti njëherë shfaq çerekun e trupit, herën tjetër gjysmën, pastaj tërë trupin. Një herë je e vogël, herën tjetër e madhe. Jo, ty kurrë nuk mund të të marr masën për fustan.

Dhe kështu hëna ngeli pa fustan

Perralla per femije

Comments
All comments.
Comments

  1. miloti

    kete perrall e kam edhe ne librin tim ne lexim te 4 kl eshte shume e mir.

  2. miloti

    eshte shum e mir.

  3. Denis

    Edhe une e kam te libri i klases se trete