GJUHA JONË

gjuha jonë

GJUHA JONË

 gjuha jonë
Vëllezër Shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën’ e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.
Shqipërija ka qënë,
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.
E ka nderuar Zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.
Sa ishte trimërija
N’atë kohët të vjetrë,
Kish emrë Shqipërija,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.
Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipërija,
Më pastaj e më parë
Q’i shkruan Istorija.
Ajo ish koh’ e zjartë,
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pendë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.
burra Shqipëtarë,
Të marim dituritë,
Se s’ësht koh’ e parë,
Tani lipsetë dritë.
Të shkruajm gjuhën tënë,
Kombinë t’a ndritojmë,
Gjithë ç’ësht’ e ç’ka qënë
Nga dalëzë t’a msojmë.
Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
Ç’e bukur’ edh’ e lirë,
Si gjuhë Perëndije!
Shum’ e bardhë kjo ditë
Për gjithë Shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët.
Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë,
Dhe gjithë dot’ i ngrerë
Dëmet’ e marrëzitë.
Si lum kush zë të mbjellë!
Lum kush vë bëtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë.
GJUHA JONË
Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
____________________________________
 

 

One thought on “GJUHA JONË”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *