PËRPARA KRISHTITË

PËRPARA KRISHTITË

PËRPARA KRISHTITË

PËRPARA KRISHTITË
Djalëth njeriu i Perëndisë
Fytyra jote mua më tregon
Ah! të këqijat’e njerëzisë,
Që ka punuar edhe punon.
Se kjo fytyrë
Është pasqyrë,
Dhe na rrëfen,
E s’na gënjen.
Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë
Nga veth’e tinë a nga i vëllaj
Që kanë vrarë e kanë prerë
Pa gjyq, pa fjalë, pa pasurë faj.
Zot, ti ke vuar
Edhe s’ike pushuar,
Nga njeriu hoqe,
Për të u përpoqe.
Ti u përpoqe për njerëzinë,
Dhe dashurinë e bëre besë,
Njeriut vure nam miqësinë.
Që kur të lindet gjer sa të vdesë.
Për këtë fjalë
Të qofsha falë,
Se njerëzija
Ë Perëndija.

PËRPARA KRISHTITË
Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
____________________________________
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *