VAREFERIJA

VAREFERIJA

VAREFERIJA

VAREFERIJA
Ju të pasur, kur rrini
Rreth zjarit me gëzime
Qeshni, hani e pini,
Xbaviti me dëfrime.
Këceni e këndoni,
Dhe çeli e gëzohi,
Bëni gaxhi e loni
Edhe prëhi e ngrohi.
Ju vjen së largu afshi,
Ndë sallonet të gjerë,
Shtruarë pej mëndafshi
Mbushur me gjë të vlerë.
Nga ari, nga ergjëndi,
Nga floriri, nga drita
Llapëtin gjithë vëndi,
Tfaqet natënë dita.
Zonjat bukuroshe
Veshur, rrobat’ e arta,
Vashatë vogëloshe,
Të bardha posi karta.
Djemthit e përkëdhelur
Të lartë e të ndruar
Me zëmërë të çelur,
Me buzë të gëzuar.
Vinë rreth e kërcejnë,
Dhe qeshin e këndojnë,
Lozinë e dëfrejnë,
Kohën me gaz e shkojnë.
Dhe juve duke parë
Me sy fatbardhësinë,
S’ju vjen fare të qarë
Vallë për varfërinë?
E dini, q’është jashtë
Një plak’ e dobëtuar:
E përgynjyr, e lashtë,
E mjer’ ë dëshëruar,
E fishkur’ edh’ e thatë,
E thinjur e kërcure,
E urët dit’ e natë,
Dergjetë nër qivure!
Një plak’ q’i vdiq fëmija,
Edhe mbet e helmuar,
Se ju shkretua shtëpija,
Mbet si kandil’ i shuar!
Një foshnj’ e varfëruar,
Pa mëmëz’ e pa atë,
E gjor’ e dobëtuar!
E ligur e e thatë!
Gjithë këta të mjerë
Në të këqija rrojnë,
Vin’ e lipin më derë,
Një kafshitë kërkojnë!
E kur vjen të kërkonjë,
Brengën s’munt t’a rrëfenjë,
E rreh të na dëfrenjë!
Sa ’shtë turp për njerinë,
Ku shkojm’ e s’kthejmë synë!
S’dëgjojmë Perëndinë?
S’është vëllathi ynë?
Oh! epni, ju që kini,
Kush i ndih varfërisë,
Ay q’ep, po e dini,
Q’i huan Perëndisë.
T’apim, se vjen një ditë
Q’e lemë këtë jetë,
Dhe gjen’ e begatitë,
Vemi në të vërtetë,
Përpara Perëndisë,
Që do të na gjykonjë,
Urat’ e varfërisë
Arrin të na shpëtonjë.
Ajo or’ e borinjtë,
Që ligjëron e bije,
Rreth t’i mplaknjë të rinjtë,
Buzë varrit na shpije!
Epni t’u falnjë Zoti
Juve gjithë të mirat,
E të mos muntnjë moti
T’ju sjellë të pahirat.
Mba unazat në dorë
Pa një farë nevoje!
Zonjë! shumë të gjorë
Vdesën për bukë ngojë!
Ep t’apë Perëndija
Të gjitha mirësitë,
Të të kenë fëmija
Shëndet e jet’ e ditë.
Zot i madh, i vërtetë!
E gjithë ju të Mirët!
Mos e lini për jetë
Njerinë n’errësirët.
Sa jemi Shqipëtarë,
Kemi gjithë një besë,
Jemi gjithë një farë,
Dhe rrojmë me një shpresë,
S’jemi kurrë të ndarë.
Bes’ është Perëndija
Për gjithë Shqipëtarët.
Edhe vëllazërija,
Urtësija, të mbarët,
Fë është njerëzija.
Më çdo vënt që të jemi,
Mëmëdhen’ e kujtojmë,
Edhe kudo të vemi,
Kombinë s’e harrojmë,
Vëllazërin’ e kemi.
Si do që të na ndajnë,
Ne jemi të bashkuar,
S’mundinë të na çajnë,
Zoti na ka uruar,
Pa në kurt dot s’na mbajnë.
Në ka pasur në jetë,
Trima shumë të ndjerë,
E burra të vërtetë,
Kombi yn’ i ka nxjerë,
At’ e di Zoti vetë.
VAREFERIJA
Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
____________________________________
 

 

One thought on “VAREFERIJA”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *