ZONJ’E FATIT

ZONJ’E FATIT

ZONJ’E FATIT

ZONJ’E FATIT
moj plaka lozonjare,
Që ndjek fatn’e njerëzisë,
Dhe mas’e pesh s’ke fare,
Po me shkop të marrëzisë.
Moj, po me ç’sy e me ç’faqe
Më qasesh prap’e më çfaqe?
Të shoh që vjen po si hie
Niga dale, si qen i qetë
Edhe hi syvet më shtie
T’u thaft’ ajo dor’ e shkretë!
Ata sy të zgurdulluar
T’i shoh, o e mallëkuari
S’je e verbërë si thonë,
Që s’sheh, s’di se ç’bën në jetë;
S’je e shurdhër, pasha Zonë!
Dëgjon posi djalli vetë,
Po je e keqe dhe shtrigë,
E pahes’e zëmër ligë!
Ti f jalëtë i ke kthyer,
Pandaj na ke përvëluar,
A! popo! ç’na ke gënjyer!
Njeri s’të ka trashëguar.
Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Pandaj s’të ka qëndrim fati.
Jakë, se jam dëshëruar,
E më s’e duroj dot vrerë,
Qesh, mos rri e zemëruar,
Makar për një copë herë.
Qesh një herë, o leshra krënde,
Me të qarë nuk’u dënde?
ZONJ’E FATIT
Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
____________________________________
 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *