Fjalor botanik | Fjalori i Botanikes

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

GERMA I

ILNJË
Ilqe
ILQE
ILQE
Lloj dushku i vendeve mesdhetare, me trung të
shkurtër e të trashë dhe me shumë degë, me
gjethe dhëmbë-dhëmbë, gjithmonë të gjelbra e të
shkëlqyeshme nga sipër, që bën lëndë të vogla
gjatoshe e me thumb në majë.

GERMA J

JAMBALL

JAMBALL
Bimë bishtajore si shkurre, me kërcell të gjatë, me
gjethe vezake, me lule të mbledhura në vile dhe
me rrënjë të fuqishme të drunjta, që ka një shije
të ëmbël dhe që përdoret për të përgatitur barëra
të ndryshme, pije etj.

JARGAVAN
Shkurre a dru i vogël, me lule në ngjyrë vjollce të
çelët ose të bardha dhe me erë të mirë, që mbillet
në kopshte, në oborre etj. për zbukurim; lulja e
kësaj bime; ngjyra vjollcë e kësaj luleje.

JASEMIN
Shkurre, zakonisht kacavarëse, me lule të bardha
ose të verdha në trajtë ylli e me erë të mirë, që
rritet në vende të ngrohta dhe që mbahet si bimë
zbukuruese; lulja e kësaj shkurreje.

JERMËSINË
Dru ose shkurre shumë e ngjashme me dëllinjën,
që ka erë të rëndë dhe bën kokrra të zeza.

JONXHË
Bimë barishtore me kërcell të drejtë, me gjethe të
përbëra në tri pjesë, me lule të vogla në ngjyrë
manushaqe ose të verdhë, që mbillet për ta
përdorur si ushqim për bagëtinë.

JUTË
Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi
për të nxjerrë prej saj fije, të cilat shërbejnë për të
bërë litarë, pëlhura të trasha etj.; fijet që nxirren
nga lëvorja e kësaj bime.

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

Comments
All comments.
Comments