Fjalor botanik | Fjalori i Botanikes

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

GERMA SH

shafran

SHAFRAN
Bimë barishtore e vendeve të ngrohta, me
zhardhok si të qepës, me gjethe të ngushta e të
gjata rreth dy pëllëmbë dhe me lule ngjyrëvjollcë
e si hinkë, nga krezat e të cilave nxirret një lëndë
e verdhë me erë të mirë e me shije të hidhur;
lënda që nxirret nga lulet e kësaj bime dhe që
përdoret në gjellëtari e në industrinë ushqimore,
në parfumeri, në mjekësi, për ngjyrosje etj.

SHALQI
Bimë njëvjeçare me kërcell të gjatë e të shtrirë
përtokë, me gjethe si pëllëmbë, që bën kokrra të
mëdha, të rrumbullakëta ose vezake; kokrra e
kësaj bime me lëkurë të trashë, të gjelbër ose
laramane, e me tul të kuq, të lëngshëm e të
ëmbël, i cili hahet.

SHARK
Tuli që mbështjell bërthamën ose farat e
disa pemëve si pjeshka, kumbulla, rrushi,
portokalli etj.

SHAVAR
Bimë shumëvjeçare deri tre metra e lartë, me
kërcell të drejtë pa nyja, me gjethe të gjata e të
ngushta dhe me lule të mbledhura si kalli, që rritet
në këneta e buzë ujërash dhe që përdoret për të
mbuluar kasollet, për të bërë rrogoza etj.; shurdhac.

SHEBOJË
Bimë barishtore zbukuruese me kërcell të
degëzuar, me gjethe të ngushta e të gjata dhe me
lule tufa-tufa me ngjyrë të verdhë, të kuqërremtë
a në kafe, që e ka erën si të vjollcës, menekshe.

SHEFTELI
Një lloj pjeshke, që i bën kokrrat të vogla; kokrra
e kësaj peme.

SHEGË
Dru mesdhetar, zakonisht si shkurre deri në
pesë-gjashtë metra e lartë, me degë me gjemba,
me gjethe vezake, me lule të kuqe si gjak, që bën
kokrra të rrumbullakëta e të mëdha, me lëkurë të
trashë dhe brenda me shumë fara të kuqe, me
lëng, të ëmbla a majhoshe; kokrra e këtij druri me
farat, të cilat hahen kur piqen.

SHEGORE
Familje drurësh e shkurresh si shega etj., me
gjethe të përkundërta, me lule të kuqe, që lidhin
një fryt të rrumbullakët me lëkurë të trashë e me
shumë fara brenda.

SHELG
Dru ose shkurre me degë të holla e të lakueshme
dhe me gjethe gjatoshe, të ngushta a vezake, që
rritet zakonisht në vende me lagështi.

SHELGORE
Familje drurësh e shkurresh, ku bëjnë pjesë llojet
e ndryshme të shelgjeve e të plepave.

SHELGJISHTË
Shelgjishtër.

SHELGJISHTËR
Një lloj shelgu me degë në ngjyrë të kuqe të errët,
shumë të buta e të lakueshme, që përdoren për
të bërë shporta, karrige, tryeza e prodhime të
tjera xunkthëtarie; shelg i kuq.

SHERBELË
Shkurre e vogël e viseve të ngrohta bregdetare,
përherë e gjelbër, me gjethe vezake ose
heshtake, të mbuluara me push ngjyrë hiri e me
një erë të veçantë, e cila përdoret në mjekësinë
popullore, në industrinë farmaceutike etj.

SHERE
Gjembaç, gjemb gomari.

SHERMASHEK
Urth.

SHERP
Bimë barishtore që përdoret në gjellë të
ndryshme për shije ose hahet si sallatë; selino e
egër.

SHIGJETAK
I gjatë dhe i hollë si shigjetë, që i përngjan
shigjetës.

SHIMSHIR
Bush.

SHITË
Lloj bari që
përdoret për mjekimin e shkepëzës.

SHKARPË
Xinë.

SHKELLËZ
Shkozëzezë.

SHKËLNJET
Krifshë.

SHKOPKUQE
Mëllagjër, shtopje.

SHKOZË
Dru pylli ose shkurre, me degë të holla e me
gjethe vezake, që përdoret për të djegur, në
industri etj.

SHKOZËBARDHË
Shkozë me trung të trashë, me gjethe vezake të
dhëmbëzuara, me lëkurë ngjyrë hiri, të hollë e të
lëmuar, që rritet si dru pylli dhe që përdoret në
industri ose për të djegur e për qymyr.

SHKOZËZEZË
Shkozë me degë të holla të mbuluara me push,
me gjethe vezake, të vogla e të dhëmbëzuara, që
rritet si shkurre a si dru i vogël deri në tetë metra
dhe që përdoret për të djegur, si ushqim për dhitë
etj.

SHKUMËZ
Bimë barishtore shumëvjeçare, e lartë afër një
metër, me kërcell të drejtë, me gjethe vezake e
me lule ngjyrë trëndafili ose të bardha, rrënjët e
së cilës përmbajnë një lëndë që shkumëzon si
sapuni.

SHKURRAK
Që është si shkurre, që rritet si shkurre.

SHKURRE
Bimë me kërcell të drunjtë, pa trung, që
degëzohet që në rrënjë dhe që nuk rritet shumë e
lartë.

SHOJZË
Fryti i thatë i disa drurëve, i pajisur me një flatër
vemesore, që e lejon të përhapet duke fluturuar
në ajër.

SHOQËRIM
Tërësia e bimëve të llojeve të ndryshme
që rriten së bashku në një vend.

SHOSHË
Një lloj gjembaçi, që rritet në vende të thata e
nëpër rripa, me lule të përbëra e me kërcell të
ëmbël, i cili hahet pasi të qërohet.

SHPARDH
Lloj lisi me gjethe të gjera e të prera thellë, që
rritet deri në dyzet metra i lartë e përdoret për
lëndë ndërtimi.

SHPARG
1. Bimë barishtore shumëvjeçare, rreth një metër
e lartë, me fije të imëta e të vogla, me lule të
gjelbra në të verdhemë dhe me bitme të tulta e
me shije të ëmbël, që hahen sa janë të njoma.
2. Brengë thiu, bar miu.
3. Bimë zbukurimi me fije të imëta, të vogla e të
dendura, që formojnë një kurorë të gjelbër e të
bukur.

SHPARGULL
Shparg

SHPARTË
Gjineshtër.

SHPARR
Shpardh.

SHPATË
Lule shpatë > luleshpatë, shpatore.

SHPATËZ
Bimë barishtore zbukuruese me gjethe të
gjata, të ngushta e me majë si shpatë, me kërcell
të lartë, e cila nxjerr një vile lulesh të mëdha,
zakonisht të bardha, të purpurta ose të
trëndafilta. Shpatore, luleshpatë.

SHPATORE
1. Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe si
shpatë, me rizomë zvarritëse dhe me lule të
mëdha ngjyrëvjollcë në të kaltër, që rritet deri në
një metër; luleshpatë.
2. Familje bimësh barishtore shumëvjeçare si
shpatorja, shpatëza etj., që i kanë gjethet si
shpatë dhe lulet të mëdha, të bukura e zakonisht
të mbledhura në vastakë, në kallinj a në vile.

SHPATULL
Bisk që del në rrëzë të trungut të një peme
ose degë që shqitet nga pema për t’u mbjellë.

SHPENDËR
Bimë barishtore shumëvjeçare e ngjashme me
shtogun, që rritet në djerrina dhe nëpër ledhe e
gërmadha, me kërcell pak të degëzuar, me gjethe
të përbëra prej shumë fletëzash, me lule të
bardha si tufë, të cilat bëjnë disa kokrriza të zeza
që përdoren nganjëherë për të ngjyer. Taçe

SHPENE
Bimë barishtore shumëvjeçare, me zhardhok të
helmët, me gjethe të gjata e të ngushta dhe me
lule të bardha e të vogla si zile, që del në fillim të
pranverës.

SHPËRGËTI
Liken.

SHPOR
Zgjatim si gyp i kupës a i kurorëzës së
lules, ku mblidhet nektari.

SHPORIZ
Bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të
ngjashme me ato të hithrës, po ma të vogla, me
lule të imëta ngjyrë jargavani të çelur, që rritet në
toka të papunuara dhe shtohet shumë; lulemine.

SHPROHË
Helmarinë.

SHQEME
Shkurre e vendeve të ngrohta, e lartë deri në
dy-tre metra, me lule të vogla e të bardha dhe me
gjethe vezake, të dhëmbëzuara e të veshura me
push të imët; lënda që nxirret nga gjethet e nga
lëkura e kësaj bime dhe që përdoret për të regjur
lëkurët. Shqemëz

SHQEMORE
Familje drurësh e shkurresh të vendeve të
ngrohta (si shqemja, bafra, xina, cërmëdelli etj.).
me gjethe të përkundërta, që te disa lloje bien e
te disa lloje qëndrojnë gjithë vitin.

SHQERRË
Lule shqerre > luledele.

SHQIND
Xinë, liqe.

SHQIPONJË
Bimë shumëvjeçare zbukurimi, përherë e
gjelbër, me gjethe të mëdha e të prera thellë, që
u përngjajnë krahëve të shqiponjës, luleshqiponjë.

SHQIRRË
Plish.

SHQOPË
Shkurre përherë e blertë, që rritet në
djerrina të thata e në gurishta, me gjethe të vogla
si hala e me lule si vile, degët e së cilës përdoren
për fshesa dhe rrënjët për të bërë çibukë,
kërraba e sende të tjera; mreçë.

SHQOPORE
Familje drurësh të vegjël e shkurresh, me gjethe
rënëse ose të qëndrueshme, zakonisht të
këmbyera, ku bëjnë pjesë shqopa, marja,
gërdeci, thrashegra etj.

SHTALBËS
Bimë kacavarëse, me kërcell të gjatë që
përdridhet nëpër drurë e gardhe, me gjethe
vezake, me lule të vogla të kuqe në të murrme, që
rritet zakonisht buzë ujërash dhe që e hanë
bagëtia e trashë e kuajt.

SHTARCË
Bimë barishtore shumëvjeçare e viseve malore,
me gjethe vezake të mëdha, që përdoren për të
ngjyer.

SHTARË
Bimë barishtore e helmët e viseve malore,
me kërcell të drejtë deri në një metër e gjysmë të
lartë, me gjethe vezake e të gjera dhe me lule
zakonisht të verdha në të gjelbër, nga rrënjët e së
cilës nxirret një lëndë me veti mjekuese.

SHTËRMEN
Trumzë.

SHTIJË
Bisht i zhveshur që del nga kërcelli
nëntokësor dhe që mban një ose më shumë lule,
kërcell i zhveshur.

SHTOG
Shkurre ose dru i vogël, që rritet nëpër gjerdhe e
në pyje me pak lagështi dhe që i ka degët me
palcë të bardhë, gjethet vezake e të gjata, lulet të
bardha e të vogla, të mbledhura në lulesa si tufë,
me erë të mirë e me veti mjekuese.

SHTOGËR
Shkurre ose dru i vogël, me gjethe vezake, me
majë e të dhëmbëzuara imët, me lule të bardha
pak në të kuqe, që rritet zakonisht në pyje; shtog i
egër.

SHTOPJE
Mëllagjër, shkopkuqe.

SHTRAPËR
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të ngritur
përpjetë ose të përkulur, me gjethe rrënjake të
shtrira përtokë e me lule të vogla e të bardha, që
hahet e zier e përdoret edhe për të ndaluar
gjakun.

SHTRAT
Pjesa e sipërme e bishtit të lules, që
është më e gjerë e që mban lulen.

SHTRYDHËZ
Luleshtrydhe, dredhëz.

SHTYLLËZ
Pjesë e pistilit, si qafë e hollë, që del nga
vezorja dhe që mban në majë krezën.

SHUKULL
Djegës.

SHURDHAC
Një lloj shavari me gjethe pak më të gjera.

SHURDHI
Lloj dushku që i përngjet bujgrit, me gjethe të
dhëmbëzuara, me degë të murrme e me push
dhe me lëkurë të trashë e të plasaritur, prej së
cilës nxirret një lloj tape.

SHURRËPELË
Arrç.

SHYT
Gjethe shytë > gjethe me majë të rrumbullakët.

Fjalor Botanik
Fjalori i Botanikes

Comments
All comments.
Comments