FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE – LLOJET E PESHQVE
Fjalori i llojeve te peshqve

FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE

BAKALARO

BAKALARO
Peshk i madh i deteve të Veriut, që përdoret si ushqim i
tharë e i kripur. Bakalaro me hudhra.

BALTUK
Peshk i vogël, i ngjashëm me shojzën, i bardhë, pa hala, me
mustaqe e me qime në trup, që jeton në ujëra të ëmbla e me
baltë.

BALLËGJERË
Peshk i ujërave të ëmbla, me kokë të madhe e të gjerë dhe me
trup të trashë.

BARBUN : (Perch – anglisht)
Peshk deti i vogël, me kokë të madhe e të gjerë, me dy mustaqe
të gjata nën gojë, që i ka luspat në ngjyrë të kuqërreme.

BARBURIQ
Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, që i ngjan barbunit dhe është
me pika të vogla të kuqe.

BARKGJERË
Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, me bark të gjerë, skort me vizë.

BARKULEC
Peshk i vogël sa cironka, që rron zakonisht në ujëra të njelmëta.

BËRCAK
I vogli i peshkut; peshk i vogël.

BISTËR
Peshk deti me trup të hollë e të gjatë si ngjalë; gjilpërëz.

BISHTAKUQ
Peshk i familjes së krapit, me pendë në ngjyrë të kuqe

BISHTMËLLENJËZ
Peshk me trup të shtypur, me sytë të vendosur së bashku nga
njëra anë, që rron në fund të detit dhe e ndërron shpejt ngjyrën
sipas mjedisit.

BISHTMI
Peshk deti me trup të shtypur, pak më i gjerë se i gjatë,
në ngjyrë të murrme në të hirtë, pa luspa dhe me bisht si grep e
të dhëmbëzuar.

BLI : (Sturgeon – anglisht)
Peshk i madh deti me sharrëz mbi kurriz, që e ka mishin të
shijshëm dhe që ka vezë të zeza, nga të cilat bëhet havjar i mirë.
Bli i bardhë. Bli deti.

CIRONKË : (Gudgeon – anglisht)
Peshk i familjes së krapit, me trup të vogël e të mbuluar me
luspa të ndritshme, që rron në ujëra të ëmbla; gjuhcë. Cironka të
thara (të kripura).

ÇAFËR
Peshk pendëkuq i ujërave të ëmbla, i gjatë një pëllëmbë,
me bark të gjerë e me shumë hala.

DRANGË
Peshk i ujërave të ëmbla, me trup të gjatë e me hala, që peshon
deri një gjysmë kilogrami, lloskë.

FERRACAK
Peshk i vogël me hala, që ka gjemba në shpinë e në bark në
vend të fletëve notuese; një lloj krapi i vogël.

FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE

GJANËS
Peshk me trup të gjatë e të shtypur, me kurriz në ngjyrë të
trëndafiltë e me anët si të argjendta.

GJILPËRËZ
Peshk deti me trup të hollë e të gjatë si ngjalë, bistër

GJUHCË : (Small herring – anglisht)

GJUHCË
Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, me mish të shijshëm, që
zakonisht përdoret i tymosur ose i konservuar. Gjuhca me vaj.
Një kuti gjuhca.

GJUHËZ : (Flounder – anglisht)
Peshk i ujërave të kripura me trup petashuq si gjuhë, me
të dy sytë në njërën anë, me ngjyrë të murrme, me mish të
shijshëm e pa hala; shojzë deti. Gjuhëza e detit.

HALARUC
Peshk me shumë hala, halës.

HARENGË : (Herring – anglisht)
Peshk deti i vogël, me trup të shtypur, që jeton në tufa dhe hahet
i freskët, i kripur ose i thatë. Harenga të kripura. Gjuetia e
harengave.

HËNËZ
Peshk i madh me trup të shtypur e me bark të bardhë, që jeton
zakonisht në thellësi të detit dhe ushqehet me peshq të tjerë të vegjël.

KOCË
Peshk deti me trup të gjerë e shpatuk, me një shenjë të verdhë si
ar midis syve dhe me dhëmbë të fortë, që e ka mishin shumë të
shijshëm.

KORAN
Peshk i llojit të troftës, me pika të kuqe në trup, që jeton në ujëra
të ëmbla (në liqene, në lumenj malorë) dhe që e ka mishin zakonisht në
ngjyrë trëndafili e shumë të shijshëm; Korani i Pogradecit. Korani
i verës lloj korani me mish të majmë, që del zakonisht në verë.

KORB
Peshk i llojit të qefullit, që jeton në ujëra të kripura, me
trup të madh e të zgjatur në ngjyrë të errët dhe me kokë të zezë,
që ka mish të majmë, të shijshëm e me pak hala.

KORROBACE
1. Gjuhëz; cironkë.
2. Peshk i vogël

KRAP: (Carp – anglisht)
Peshk i madh i ujërave të ëmbla, me trup të mbuluar me luspa
në ngjyrë ari të errët dhe me katër fije si mustaqe të gjata në turi,
që e ka mishin me mjaft hala. Krap i madh (i vogël). Krap
gungaç. Kokë krapi. Tavë me krap.

KRAPULIQ
Peshk i familjes së krapit, që rron në ujëra të ëmbla, me trup të
vogël e me një palë fije të gjata si mustaqe në nofullat e sipërme.

KRYEMADH
Peshk i vogël grabitqar, me kokë të madhe e me trup rreth një
pëllëmbë të gjatë, me ngjyrë të murrme e me njolla të çelëta, që
rron zakonisht afër brigjeve të detit.

KUBËL
Peshk me trup të gjatë rreth dy pëllëmbë, në ngjyrë hiri të errët,
me njolla të zeza në të dy anët, që e ka mishin me shumë hala të
holla dhe që rron në det e në ujëra të ëmbla, ku lëshon edhe
vezët.

LEJLEK :
Peshk deti me trup të zgjatur, me bark të bardhë, me shpinë të
kaltërreme e me bisht të gjatë, të hollë e të mprehtë si sharrë.

LEVREK : (Striped bass – anglisht
Peshk i ujërave të kripura, më i madh se qefulli, me trupin
në ngjyrë hiri të errët përsipër dhe të bardhë e të shndritshëm
poshtë, me dy pendë në kurriz, i cili noton shpejt dhe ka mish
shumë të shijshëm.

LOJBË :
Peshk deti, me trup vezak e të gjatë deri në dy metra, me ngjyrë
të gjelbër ose të hirtë të çelur në kurriz e anash dhe të argjendtë
në bark, me kokë të gjerë, me dy pendë të dhëmbëzuara e të
forta në kurriz, që arrin deri në pesëdhjetë kilogramë e ka mish të
shijshëm.

LLOSKË :
Peshk i ujërave të ëmbla, i ngjashëm me krapin, por me trup më
të shkurtër e më të shtypur anash; me kokë të vogël e me shumë
hala; drangë. Lloskat e Liqenit të Shkodrës.

FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE

MLYSH

MLYSH : (Pike – anglisht)
Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla, me trup gjatosh dhe
me turi të mprehtë e petashuq, që nuk e ka mishin të shijshëm.
Mlysh i madh.

NGJALË : (Eel – anglisht)
Peshk që rron në det dhe në ujëra të ëmbla, me trup të
gjatë e të hollë si të gjarprit, pa luspa e me mish të shijshëm.
Ngjalë lumi (liqeni). Ngjalë deti. Ngjalë balçe ngjalë që rron në
llumishtat. Me trup si ngjalë me trup të hollë e të shkathët;
meshollë

PESHKAQEN : (Shark – anglisht)
Peshk deti grabitqar, me trup të madh, të fuqishëm e të
mbuluar me lëkurë të ashpër, me gojë të lakuar si hark në pjesën
e poshtme dhe me dhëmbë të fortë e të mprehtë. Peshkaqeni i
bardhë. Mish (dhjamë) peshkaqeni.

Peshk elektrik : (Torpedo – anglisht)

Peshk fluturues : (Flying fish – anglisht)

Peshk hungërues : (Grunt – anglisht)

Peshk i bardhë : (Connie – anglisht)

Peshk i gjatë lumi : (Burbot – anglisht)

Peshk i imët : (Sprat – anglisht)

Peshk i kuq : (Goldfish – anglisht)

Peshk i madh : (Tarpon – anglisht)

Peshk i vockël : (Tiddler – anglisht)

Peshk i vogël (cironkë) : (Gudgeon – anglisht)

Peshk liqeni : (Laker – anglisht)

Peshk-mace : (Pout – anglisht)

Peshk mashkull : (Milter – anglisht)

Peshk petashuq : (Flatfish – anglisht)

Peshk-plloçë : (Fluke – anglisht)

PESHK-KAVALL
Peshk me trup të zgjatur si të ngjalës, me turi të rrumbullakët. Që
ka pesë deri shtatë vrima në të dy anët e trupit fill pas kokës.

PESHK-SHARRË : (Sawfish – anglisht)
Peshk deti që ka përpara një zgjatim të pajisur anash me
dhëmbëza si sharrë.

PESHK-SHIGJETË : (Needlefish – anglisht)
Peshk deti me trup të zgjatur si bosht dhe me turi të hollë, që
noton drejt si shigjetë.

Peshk-tub : (Pipefish – anglisht)

PESHK-SHIRIT
Peshk deti me trup të zgjatur e të hollë dhe me ngjyrë të
kuqërremtë.

PESHK-SHPATË : (Swordfish – anglisht)
Peshk deti, me trup të ndritshëm, petak e të gjatë deri në katër
metra dhe me turi të mprehta si shpatë.

QEFULL : (mullet – anglisht)
Peshk i ujërave të kripura dhe të ëmbla, me kokë pak të
shtypur, me trup të gjatë e të hollë, të mbuluar me luspa të
mëdha ngjyrë hiri të mbyllur në kurriz e ngjyrë argjendi në anët, i
cili ka mish të shijshëm. Qefull i bardhë. Qefulli i verës cumër.
Qefulli i vjeshtës kryegjati.

RRAJË
Peshk me trup të gjerë, me lëkurë të fortë, që e ka kokën si të
breshkës.

RRAXHË : (ray – anglisht)
Peshk deti me trup petashuq në trajtë rombi që ka bisht të hollë e
të gjatë.

Fjalori i llojeve te peshqve shqip – anglisht me shpjegim

FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE

SALMON

SALMON : (salmon – anglisht)
Peshk i madh i deteve të ftohta, me mish të kuq e të shijshëm, që
largohet nga deti e futet në lumenj në kohën e riprodhimit.
Salmon i kripur (i tymosur, i konservuar). Mish salmoni.

SARDELE : (sardine – anglisht)
Peshk i vogël deti që jeton në tufa të mëdha, me mish të shijshëm
e që përdoret shpesh i konservuar. Sardele në vaj ulliri. Një kuti
sardele. Tufë sardelesh. Gjuetia e sardeles.

SKADHINË
Peshk deti i madh, me trup të gjerë e të shtypur dhe me pendët e
gjoksit të mëdha.

SKORT : (roach – anglisht)
Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, me trup të zgjatur dhe të shtypur
anash, me kokë të shkurtër e me turi të hollë. Skort i bardhë
gurnec. Skorti i zi.

SKUMBRI : (mackerel – anglisht)
Peshk deti deri gjysmë metri i gjatë, me ngjyrë blu të
shkëlqyeshme dhe me vija të gjelbra, me mish të bardhë e të
shijshëm.

SPALCË
Peshk deti me trup të gjerë e të shtypur anash, me luspa të
ndritshme si argjend, me mish të bardhë e të shijshëm; kocë e
vogël.

SHKATËRR
Peshk deti i madh e grabitqar, me trupin petashuq e pa luspa, me
bisht të mprehtë dhe i pajisur me organe që prodhojnë shkarkime
të forta elektrike. Shkatrra nuk hahet.

SHOJZË : (flatfish – anglisht)
Peshk i ujërave të kripura e të ëmbla, me trup vezak e petashuq, i
murrmë nga sipër e në të bardhë nga poshtë, me të dy sytë të
vendosur nga ana e djathtë e trupit dhe me mish të shijshëm.

TINGË
Peshk i ujërave të ëmbla, i madh sa terapi dhe i ngjashëm me të.

TON : (Tuna – anglisht)
Peshk i madh grabitqar, deri në pesë metra i gjatë e me peshë
deri në pesëqind kilogramë, me kurriz në ngjyrë blu të errët e me
bark pulla -pulla, që rron zakonisht në detet e ngrohta. Gjuetia e
tonit. Konserva toni.

TROFTË : (Trout – anglisht)
Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla, me trup të gjatë e me dy fletë
në shpinë, me gojë të madhe e me nofulla të forta, që e ka mishin
zakonisht pak si të kuqërremtë dhe shumë të shijshëm; koran.
Trofta pikaloshe. Troftë liqeni (lumi). Trofta e malit. Gjuetia e
troftave.

VUTË
Peshk i mbushur, i përgatitur në mënyrë të posaçme, që hahet
zakonisht në raste festash.

Fjalori i llojeve te peshqve shqip – anglisht me shpjegim

Comments
All comments.
Comments

  1. Arben Kokaj

    Mlyshi nuk esht Pike ….
    Mlyshi i tajkon familjes se krapit
    Pike ose Hecht ose Shtuka
    Anglisht Gjermanisht ose Serbisht e ne Kosov

    1. Hono Lulu

      Përshëndetje. Faleminderit për komentin.
      Keni të drejtë nuk qënka pike, se një fakt emërtimet ndryshojnë dhe variojnë. Në fakt, bazuar nga emërtimi i mëlyshit në latinisht (Squalius cephalus) marrë nga Biopedia (linku më poshtë)
      Në anglisht quhet: European chub, në gjermanisht Döbel (lexohet Dëbel) dhe në serbisht Клен (lexohet klen)

      http://bio.shqipopedia.org/mëlyshi

  2. Ilir

    Levreku ne englisht thirret Branzzini. Ndersa striped eshte tjeter peshk