FJALOR EKONOMIK SHQIP – INDEKSI

FJALOR EKONOMIK

GERMA GJ

GJENDJE
Sasia e të hollave që janë në një arkë; sasia e mallrave, e prodhimeve
ose e lëndëve të para që janë në një ndërmarrje a në një vend në një kohë të
caktuar. Gjendja e arkës. Gjendje fizike. Ka gjendje. Mban gjendje.

GERMA H

HAP
Vendos të jap të holla dhe të kryej veprimet financiare që lidhen me to;
çel diçka që lidhet me veprime të mëtejshme. Hap një kredi. Hap një llogari.
Hap një librezë. Hap një zë të veçantë.

HEQËS
Ai që kishte të drejtë të tërhiqte paratë në emër të dikujt, tërheqësi i
të hollave; Heqësi i parave.

HYRJE
Sasia e të hollave që futen në arkë a e të ardhurave që futen në buxhet
kur bëhen llogaritjet; kund. dalje. Hyrjet e arkës. Hyrjet e buxhetit.

HYRJE-DALJE
Kryerja e veprimeve për ta futur një mall në magazine dhe për ta nxjerrë
prej saj. Libri i hyrje-daljeve. Dokumentet e hyrje-daljeve.

FJALOR EKONOMIK

Comments
All comments.
Comments