FJALORI I KUZHINES INDEKSI

FJALORI I KUZHINES

GERMA H

HARDALL (Sinap)
Mustardë.

HASUDE
Ëmbëlsirë që bëhet me niseshte, me gjalpë a me vaj dhe me sheqer. Hasude e shkoqur.

GERMA I


Mish i grirë, i gatuar me oriz, me qepë e me erëza ose gatesë me perime a me gjëra të tjera të grira, që kaurdiset e zihet pak dhe përdoret për të bërë japrakë, për të mbushur speca, domate, patëllxhanë, pula të pjekura etj. ose që shtihet midis petëve të një byreku; shtresë arrash, bajamesh të shtypura etj. ose lloj kremi që shtihet midis petëve të një ëmbëlsire etj.

IMAMBAJALLDI
Gjellë që bëhet me patëllxhanë të mbushur me qepë, me hudhra, me domate, me erëza, me mish të grirë etj.

GERMA J

JAHNI
Gjellë me lëng, që bëhet me copa mishi të kaurdisura, me perime (sidomos
me qepë), me salcë domatesh dhe me erëza të ndryshme.

JAPRAK
Gjellë me oriz, me mish të grirë, me qepë, me erëza etj. që, pasi kaurdisen ose zihen pak, mbështillen me gjethe të njoma hardhie a me gjethe lakre. Japrak me mish (me oriz). Japrak me gjizë.

FJALORI I KUZHINES

Comments
All comments.
Comments