FJALOR LATINISHT SHQIP – index

– E –

e contrario : përkundrazi shiko. a contrario.

e pur si muove : megjithatë leviz, fraza e Galileut

e.g. : shiko exempli gratia.

editio princeps : versioni i parë i shtypur (për tekste të lashta)

editio vulgata : versioni publik

errare humanum est : të gabosh është njerëzore

erratum,errata : gabim në tekst të shtypur apo të shkruajtur

est modus in rebus : çdo gjë me masë

et cetera : e të tjera

et tu, Brute : edhe ti Brut? fjalët e fundit të Jul Qezarit kur pa se bashkë me vrasësit e tjerë ishte dhe shoku i tij Bruti; Përdoret për tradhëti nga shoku, për mosmirënjohje dhe shok harbut

ex animo : nga shpirti, nga zemra, sinqerisht

ex cathedra : nga katedra (fjalë për fjalë nga froni i Papës), përdoret kur flitet me mënyrë dogmatike dhe që nuk diskutohet fjalimi

ex consuetudine : sipas zakonit

ex libris : fjalë për fjalë nga librat. bëhet fjalë për një shkrim mbi një libër i cili dëshmon pronarin e librit, vula, emblema

ex nihilo : nga hiçi

ex nihilo nihil : nga zerua, zero. dmth që asgjë nuk krijohet nga hiçi

ex officio : me fuqinë e ofiqit, e gradës ose të pozicionit

ex oriente lux : drita që vjen nga lindja

ex sententia : nga dëshira

ex silentio : qetësisht, e nënkuptuar

ex voluntate : nga qëllimi

ex,ab abrupto : ose ab abrupto, spontanisht

examinatio : egzaminim

exempli gratia : (e.g) për shembull

exeunt : braktisën skenën

 

FJALOR LATINISHT SHQIP

Comments
All comments.
Comments