Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor Ushtarak

ZHBLLOKOJ
E nxjerr dikë nga rrethimi; i heq rrethimin një
ushtrie, një kështjelle, një qyteti, një vendi etj.; çaj
rrethimin. Zhbllokuan qytetin. Zhbllokuan forcat e
rrethuara. Zhbllokuan rrethimin.

ZHBLLOKUAR
Që ka dalë nga rrethimi a që i është hequr
rrethimi; që ka çarë rrethimin.
Qytet i zhbllokuar. Forca të zhbllokuara.

ZHGRADIM
Vendimi që merret për t’i hequr gradën një
ushtaraku ose për ta zbritur në një gradë më të ulët;
njoftimi që i jepet atij për këtë vendim (në ushtritë ku ka
grada). I njoftuan zhgradimin.

ZHGRADOJ
I heq gradat një ushtaraku; e zbres në një
gradë më të ulët (në ushtritë ku ka grada).

ZHGRADUAR
Që i janë hequr gradat; që është ulur në gradë.
Ushtarak i zhgraduar.
Fjalor ushatrak

Comments
All comments.
Comments