Fjalori i Arteve – FJALORI I ARTIT

FJALORI I ARTEVE

GERMA I

ILUZIONIST

(Hudini gjatë një perfomance)

ILUZIONIST
Artist cirku që me zotësi, shkathtësi e shpejtësi dhe me ndihmën e
veglave e të mjeteve të posaçme, krijon te spektatorët përshtypje
të gabuara; mjeshtër që me zotësinë dhe artin e tij bën t’i duken
spektatorit si të vërteta gjëra të paqena. Iluzionist i zoti (i dëgjuar).
Iluzionist cirku.

IMPRESIONIST
Përfaqësues e pasues a ithtar i impresionizmit. Impresionistët
evropianë.

IMPRESIONIST
Që ka të bëjë me impresionizmin ose me impresionistët, i
impresionizmit ose i impresionistëve; që është karakteristik për
impresionizmin ose për impresionistët, që është bërë sipas
parimeve të impresionizmit. Pikturë (skulpturë, vepër)
impresioniste. Letërsia (muzika) impresioniste. Arti impresionist.

IMPRESIONIZËM
Rryma e parë formaliste në artin borgjez, e cila mohon përmbajtjen
shoqërore e ideshmërinë e artit e të letërsisë, shkëputet nga
traditat e shëndosha kombëtare e popullore dhe, në vend që të
pasqyrojë në mënyrë të thellë botën e jetën reale, synon kryesisht
të paraqitë drejtpërsëdrejti përshtypjet subjektive e të çastit,
ndijimet më të holla, përjetimet e iluzionet vetjake të artistit a të
shkrimtarit. Impresionizmi francez. Impresionizmi në pikturë (në
muzikë, në letërsi). Pasues (përfaqësues) i impresionizmit.
Ndikimi i impresionizmit.

INDIVIDUALITET
Tërësia e tipareve dhe e veçorive individuale të krijimtarisë së një artisti
a shkrimtari në organizimin e përmbajtjes dhe të formës artistike, që
përcaktohen nga botëkuptimi i tij dhe që e dallojnë atë nga të tjerët.
Individualitet krijues. Individualiteti i shkrimtarit (i artistit).

INDIVIDUALIZOJ
E dalloj një personazh a një mjedis nga të tjerët nëpërmjet
veçorive dhe karakteristikave që i ka vetëm ai, e karakterizoj mirë si
individ ose si diçka të veçantë. Individualizoj një personazh (një
figurë artistike). E individualizon me anë të gjuhës.

INTERMEXO
1. Pjesë e vogël muzikore, që luhet me vegla zakonisht
ndërmjet akteve a skenave të një opere; skeç muzikor me formë të
thjeshtë. Intermexo për piano.
2. Shfaqje e shkurtër a numër i vogël humoristik që luhet
ndërmjet akteve të një pjese teatrale.

GERMA J

JOREALIST
Që s’mbështetet në parimet krijuese të realizmit; që nuk e
pasqyron realitetin me vërtetësi, që nuk mbështetet në realitetin.
Vepër jorealiste. Përmbajtje jorealiste. E paraqit në mënyrë jorealiste.

FJALORI I ARTEVE

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Nisme e mire & kopertine e bukur.
    Dhe pse nuk eshte e plote shume faleminderit.