Fjalori i Detarise

Fjalori i Detarise

Terma detar – Fjalor Detarie

Fjalori i Detarise

ABORDAZH
Mënyrë e vjetër luftimi në det, kur anijet puqeshin e
kapeshin me çengela që luftuesit të përlesheshin trup
me trup; ndeshje e papritur e dy anijeve.

ANKOROHEM (ANKORIM)
Lëshoj hekurin e anijes në fund të ujit për të qëndruar
në një vend, hedh spirancën; ndalon për të qëndruar në
një vend e lidhur pas hekurit (për anijen).

ANKOROJ
Hedh hekurin e anijes në fund të ujit për ta mbajtur
atë në një vend të ndalur, lëshoj spirancën.

ARMATOR
Pronar ose qiramarrës anijesh, i cili i pajis dhe i përdor
ato për tregti.

Fjalori i Detarise

BALLAMAR
Litar i trashë, i cili shërben për të lidhur anijen në
port që të mos lëvizë, cimë e trashë.

BALLASTAMA
Trari i pjerrët që del sipër bashit a kiçit të barkave dhe
që vjen si vijim i kallumes. Ballastamaja e kiçit (e bashit).

BANDË
Pjesa e ngritur anës një barke ose një anijeje.
Kapem pas bandës.

BASEN
Pjesa e thelluar e detit afër portit, ku qëndrojnë
anijet. Baseni i portit.

BATICË
Ngritja e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në
ditë; det i ngritur, det i fryrë; kund. zbaticë. Koha e
baticës. Ka baticë. Vjen (bie) batica.

BATULL
Cekëtinë në lumë a në det.

BENZINATË
Anije e vogël me motor, që punon me benzinë.

BOCMAN
Nënoficer në një anije, i cili kujdeset për pajisjet dhe për
nevojat e detarëve, nostrom.

BORD
1. Buza e faqeve anësore të anijes ose të barkës;
secila nga faqet anësore të anijes ose të barkës. Bordi i
djathtë (i majtë). Bord i lartë. Bordi i anijes (i barkës).
Përplaset në bord.
2. Pjesa e sipërme e anijes, që është e sheshtë
dhe e pambuluar, kuvertë; anija në tërësinë e saj
kundrejt mjedisit të jashtëm. Bordi i anijes. Libri i bordit
regjistri a ditari i anijes.

BOVË
Enë metalike e zbrazët në trajtë fuçie a në ndonjë trajtë
tjetër, që rri mbi ujë dhe që vihet në det a në liqen,
zakonisht jo shumë larg bregut, si shenjë
paralajmëruese ose si mbështetje ku lidhen
përkohësisht anijet. Bova e sinjalit. Bova e fenerit. Hedh bovat.

BREG
Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji,
një det, një liqen etj., anë toke që ndodhet buzë një
sipërfaqeje uji.

BREGËZOJ
E afroj dhe e lidh te bregu një anije ose një barkë.

BUNACË
Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje
qetësie e detit, pa erë e pa lëvizje të ujit;

BURË
Gjendje e trazuar e detit, kur fryn erë dhe ka dallgë e
shkulm; det i keq;

BURRI
Erë e lehtë që fryn nga veriu.

Fjalori i Detarise

CEKËTINË
Vend i cekët në lumë, në liqen ose në det.

CEKOJ
Heq (nga barka) ujin ose peshkun, zbraz (barkën).
Cekoj ujin nga barka. Cekoj peshkun nga lundra.

COKË
Pjesa e spirancës, e cila zë në tokë kur e lëshojmë në det.

ÇIP
Rrip toke i vogël e me majë të hollë që
hyn në det, kep.

Fjalori i Detarise

DALLGË

Valë e madhe në det, në liqen etj., që lëviz me vrull.

DETAR
Pjesëtar i ekuipazhit të një anijeje; ai që punon në
anije; ai që merret me lundrime në det.

DETARI
Mjeshtëria e detarit; mjeshtëria e lundrimit nëpër det.

DIREK
Shtyllë e gjatë dhe e drejtë prej druri a prej metali
në një anije, që shërben për të mbajtur velat e mjete
të tjera, druri i anijes.

DOK
Vend i posaçëm në një port për ngarkimin e shkarkimin
e anijeve ose për ndreqjen e tyre.

EMBARGO
Masë që merr një shtet, zakonisht për arsye
politike, për të ndaluar daljen e anijeve të huaja nga
portet e veta.
Fjalori i Detarise

FIL
FIL
Buza në të dy anët e kuvertës së anijes. Mbështetem
në fil.

FURTUNË
Erë e fuqishme, që shoqërohet zakonisht me shi të
rrëmbyer, me breshër a me dëborë të dendur; erë e
fortë që fryn në det kur është kohë e keqe; shtrëngatë, stuhi.

GALERË
Anije e vjetër lufte prej druri, e gjatë e me shumë rrema,
që viheshin në lëvizje zakonisht nga të dënuarit me
punë të rënda.

GARDHËNOR
Parmak rreth e qark kuvertës së një anijeje.

GREP
Çengeli i anijes. Lëshoi grepin.

GRYKË
1. Gji në det ose në liqen midis brigjesh të larta,
pjesa e detit që hyn si një rrip brenda në tokë.
2. Vendi ku derdhet lumi në det, në oqean etj.

GRYKËDERDHJE
Vendi ku derdhet lumi në det, në liqen etj., gryka e një
lumi. Grykëderdhja e Vjosës.

Fjalori i Detarise

Fjalori i Detarise

HEKUR
Çengel, spirancë.

KABOTAZH
1. Lundrimi i anijeve tregtare gjatë brigjeve të detit në
një largësi të caktuar nga toka. Kabotazh i vogël
lundrim midis porteve që ndodhen në të njëjtin det dhe
që i përkasin të njëjtit shtet. Kabotazh i madh lundrim
gjatë brigjeve jashtë kufijve shtetërorë. Anije kabotazhi.
Vend kabotazhi.
2. Grup anijesh që lundrojnë gjatë brigjeve të detit.
Kapiteni i kabotazhit.

KANXHË
Hekuri i anijes, çengel.

KEP
Breg shkëmbor që zgjatet në det, hundë toke
në det. Kepi i Rodonit. Kepi i Gjelbër.

Fjalori i Detarise

Fjalori i Detarise

LUNDROJ
Shkoj në një vend tjetër nëpër ujë me lundër, me
anije etj., udhëtoj me mjete lundrimi. Lundrojnë në lumë

MBIUJSHËM
Që gjendet a që bëhet mbi sipërfaqen e ujit; që është
mbi det, mbi liqen a mbi lumë;

NOSTROM
Bocman.

NYJË
Njësi matjeje e shpejtësisë për anijet, e
barabartë me 1852 metra në orë.

Fjalori i Detarise

OQEAN
Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet
ndërmjet kontinentesh.

PAJOLLË
Shtrojë prej dërrasash të pambërthyera e të
lëvizshme në fund të barkës; një dërrasë e kësaj shtroje.

PALLAMAR
Litar i trashë për të lidhur anijet e lundrat në breg;
litari i spirancës.

PALLASARTË
Secili nga litarët e trashë, që lidhen në majën e direkut
të anijes.

PELLG
Vend i thellë në det, në liqen a në lumë, thellomë.
Pellg deti (lumi).

PESHKORE
Vend i veçantë në det, në liqen ose në lumë, ku zihet peshk.

PIRAT
Që përdoret si mjet kusarie në det. Anije pirate.

PIRATËRI
Veprimtaria e piratëve, kusaria në det.

PRAPATOKË
Pjesë toke që shtrihet fill pas një qyteti bregdetar;
viset pas brigjeve të detit, të liqenit ose të lumit në
brendësi të një vendi.

Fjalori i Detarise

QETË
Që nuk ka dallgë (për detin, liqenin), që rrjedh
shtruar e pa zhurmë (për lumin); që nuk ka erë (për
motin, kohën). Det (liqen) i qetë. Lumë i qetë.

RIMORKIATOR
Anije me motor të fuqishëm, që shërben për të tërhequr
anije të tjera ose ngarkesa.

ROGJA
Degë e një lumi, që ndahet në shumë krahë, para se të
derdhet në det.

RREM
Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë.

RRËZON
Ndërron drejtimin e lundrimit barka ose
anija nga era, nga rryma etj.

RRYMË
Rrjedhë e madhe uji, që lëviz në det ose në oqean.
Rrymë detare (oqeanike). Rrymë e ngrohtë (e ftohtë).

Fjalor Detarie

SANDALL
SANDALL
Varkë e vogël me lopata ose me motor, që përdoret për
të lundruar ose që e mbajnë anijet për të çuar e për të
marrë njerëz në breg.

SEMAFOR
Pajisje e veçantë, e vendosur në një vend të
lartë në bregdet për t’u dhënë shenja me dritë anijeve.

SKELË
Vend në breg të detit, të liqenit a të lumit, i mbrojtur
nga dallgët e stuhitë i ndërtuar e i pajisur për t’u afruar
anijet që të ngarkohen e të shkarkohen; urë e futur në
det, në liqen a në lumë, ku afrohen anijet për t’u
ngarkuar e shkarkuar; mol. Skelë detare (lumore).

SPIRANCË
Hekur i rëndë me disa veshë me majë të mprehtë, që
lëshohet në fund të ujit me litar a me zinxhir dhe që
shërben për të mbajtur anijen në një vend; hekur,
çengel. Spiranca e anijes (e barkës). Spirancë me dy
(me katër) veshë. Rrëfana (vjega) e spirancës. Hodhi
(ngriti) spirancën.

STUHI
Erë e vrullshme dhe e shpejtë, që mund të
shoqërohet me shi ose me borë dhe që merr çdo gjë
përpara; furtunë. Stuhi në det.

Fjalori i Detarise

SHARRË
Shkëmb a varg shkëmbinjsh të thepisur,
që gjenden brenda në det dhe janë të rrezikshëm për
anijet. Hasi barka në sharrë.

SHKUMËZUAR
Që është i mbuluar me shkumë, që nxjerr a bën
shkumë, që ka shkumë. Valët (dallgët) e shkumëzuara.
Det (lumë) i shkumëzuar. Qumësht i shkumëzuar.

SHTURMAN
Drejtuesi i lundrimit të një anijeje. Shturmani i anijes.
Kabina e shturmanit.

SHULICË
Shul druri i gjatë, që vihet kryq me direkun dhe
shërben për të mbajtur velën.

Fjalori i Detarise

TALLAZ
Dallgë deti, valë e madhe që vjen me forcë e vrull.
Tallazet e detit. Gjëmimi i tallazeve. Ngrihen tallaze. E
mbytën (e përpinë) tallazet. Bën tallaz ka det me dallgë.

TALLAZMADH
Që ka tallaze të mëdha. Det tallazmadh.

TERË
Toka e thatë dhe e palëvizshme e bregut, stere.

THELLOMË
Vend i thellë në det në liqen a në lumë.

Fjalori i Detarise

VALË
Shtresë uji në sipërfaqen e detit, të liqenit, të lumit
etj., që lëviz, ngrihet e ulet zakonisht nga era dhe që
duket sikur zhvendoset drejt bregut; dallgë, shkulm.

VALËPRITËS
Mur a ledh i ndërtuar afër një porti për ta mbrojtur atë
nga dallgët, diçka që pengon a pret valët, valëthyes.

VALËTHYES
Mur a ledh i ndërtuar afër një porti për ta mbrojtur atë
nga dallgët; diçka që pengon dallgët. Valëthyesi i portit.

VALËZUAR/ VALËZUES
Që ka valë.

VERZOMË
Rrjetë e madhe peshkimi, me plumbça të vegjël në
një anë, me të cilën gjuajnë në det e në liqen, duke
rrethuar me të një copë vend e duke e tërhequr zvarrë
në ujë; plumbçë, gribë. Zënë peshk me verzomë.

VIR
Vendi më i thellë në një liqen, në det etj.

Fjalori i Detarise

XHINDËR
Erë që fryn duke rrotulluar e duke ngritur përpjetë
pluhurin ose ujin në det a në liqen, shakullinë, dredhë.

ZBATICË
Ulje e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në
ditë; det i ulur;

ZBUTUR
Që i ka rënë vrulli e forca e mëparshme, që nuk
është më i egërsuar. Det i zbutur.

ZDRALE
Litar që përdoret në barkat a në anijet me vela për të
lidhur majën e direkut me bashin, për të lidhur direkët
me njëri-tjetrin etj. Zdralja e kiçit. Zdralja e direkëve.
Velat e zdraleve.

ZHYT
Fut dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër aq sa të
mbulohet i tëri; e kredh në det, në liqen etj.; e fut në
baltë etj., sa të mos duket, e kredh.

ZHYTEM
Futem në ujë a në një lëng tjetër aq sa të mbulohem i
tëri; kridhem në det, në liqen etj.; futem në baltë etj. sa
të mos dukem më, kridhem, fundosem; kridhem diku sa
gati nuk dukem.


Fjalor Detari

Comments
All comments.
Comments