Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

T

titan

TITAN
Metal i bardhë si argjendi, më i rëndë dhe më i fortë se alumini, që përdoret në industri, zakonisht i lidhur me metale të tjera, për të bërë vagonë, lokomotiva, automobila, traktorë etj. (Simboli Ti). Fletë titani. Lidhje titani.

TRITOL
Lëndë plasëse në trajtë kristalesh, në ngjyrë të verdhë, me fuqi shpërthyese shumë më të madhe sesa dinamiti, që përdoret për të mbushur predha, mina etj.

TROTIL
Tritol.

TRUP
Trup i përbërë, Trup i formuar nga disa elemente më të thjeshta. Trup i thjeshtë, element i kimik i thjeshtë.

TRUPËZOHET
Shkrihen e bashkohen në një trup të vetëm dy ose më shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj. Trupëzohen lëndët.

TRUPËZOJ
Shkrij e bashkoj në një trup të vetëm dy ose më shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj. Trupëzojnë metalet. Trupëzojnë vitaminat.

Fjalori i Kimise – Fjalor Kimik

Comments
All comments.
Comments