Fjalor Matematikor
NJË
Numri i parë në vargun e numrave të plotë numri 1; numri i plotë më i vogël, që shënon njësinë më të vogël; njësia më e vogël në një grup, që shënohet me këtë numër. Numri një. 1
NJËGJYMTYRËSH
Monom.
NJËPASNJËSHËM
Numra të njëpasnjëshëm, numra të plotë, që vijnë njëri pas tjetrit pa ndërprerje (p.sh. 1, 2, 3, 4, 5 etj.).
NJËSI
1. Numri më i vogël në vargun e numrave natyrorë; madhësia që përfaqëson ky numër. Katra ka katër njëshe ose katër njësi. Shtoj (heq) disa njësi. Është tetë njësi më i madh.
2. Madhësi që merret si bazë për të numëruar ose për të matur madhësi të tjera të një fare. Njësi themelore (bazë).
3. Njësi këndore.
4. Njësi e rendit të dyti, dhjeta.
5. Njësi e rendit të tretë, njëqind.
NJËSHE
Numrat që nga një deri në nëntë, të cilët formojnë shtyllën e parë nga e djathta në numrat me shumë shifra. Shtylla e njësheve. Veprimet me njëshe. Mbledhim njëshet.
NJËVLERËS
Diçka që ka të njëjtën vlerë, sasi a cilësi me një gjë tjetër, diçka e njëvlershme me një gjë tjetër; diçka, e cila mund të zëvendësojë plotësisht një gjë tjetër. Njëvlerës algjebrik.
NJOHUR
Madhësi e dhënë; madhësi së cilës ia dimë vlerën; kund. e panjohur. E marrim si të njohur.