Fjalori i Matematikes – Fjalor Matematikor

Fjalor Matematikor

THJESHTËSIM

Thjeshtim.

THJESHTËSOJ

Thjeshtoj.

THJESHTOJ

Thjeshtoj shprehjen (formulën), gjej një shprehje(një formulë) tjetër, duke pakësuar numrin e kufizave a të faktorëve, por duke ruajtur po atë vlerë. Thjeshtoj thyesën, gjej një thyesë tjetër me po atë vlerë, por me numërues dhe emërues më të vogël.

THYESË

Numër, që shpreh një a më shumë pjesë të barabarta, në të cilat është ndarë një njësi. Thyesë e thjeshtë. Thyesë dhjetore. Kufizat (gjymtyrët) e thyesës. Numëruesi i thyesës numri sipër vizës, që tregon se sa pjesë të barabarta janë veçuar nga njësia e plotë. Emëruesi i thyesës numri poshtë vizës, që tregon se në sa pjesë të barabarta është ndarë njësia e plot. Veprime me thyesat. Mbledh (zbres, shumëzoj, pjesëtoj) thyesat. Thjeshtoj thyesat.

THYESOR

Që është i formuar nga një thyesë ose që ka një thyesë. Numra thyesorë dhe të plotë. Barazime (shprehje) thyesore.

Fjalor Matematikor

Comments
All comments.
Comments