FJALORI I MJEKESISE
GERMA P
PAEMËR
1. Urdhje, shpërgëti. I ra e paemra.
2. Rrebull. E kish djalin me të paemër.
3. Sëmundje e shpretkës, që shfaqet me ënjtje të saj,
zmadhim i shpretkës.
4. Fryrja e damarëve të këmbëve, shpesh te gratë shtatzëna.
Në çdo barrë i dilnin të paemra.
5. Lëvizje të pavullnetshme e të shpeshta të një grupi muskujsh,
sidomos në fytyrë, që sjellin dridhje. E zuri i paemri.
PAGJAKËSI
Dobësi e përgjithshme e organizmit, e cila vjen nga
pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut; anemi. Pagjakësi
e përgjithshme. Vuante nga pagjakësia.
PAJTUESHMËRI
Të qenët i pajtueshëm, Prova e pajtueshmërisë së gjakut.
PAMJAFTUESHMËRI
Veprimtari e mangët e një organi, që nuk i plotëson funksionet
e duhura. Pamjaftueshmëria e zemrës.
PARALITIK
1. Që ka të bëjë me paralizën, i paralizës. Shfaqje
paralitike e sëmundjes.
2. Që është i sëmurë nga paraliza. Plak paralitik.
3. Që ka ngecur në vend, i amullt. Gjendje paralitike.
4. Ai që është goditur nga paraliza, ai që është paralizuar
pjesërisht a tërësisht.
PARALIZË
umbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së
një gjymtyre a të një organi për të lëvizur, për të vepruar
e për të ndier, e cila shkaktohet nga një sëmundje që
godet sistemin nervor. Paralizë e krahut (e këmbës, e
faqes). Ka paralizë. E zuri paraliza.
PARALIZIM
Paralizë.
PARALIZOHEM
Humbas aftësinë për të lëvizur gjymtyrët a një
pjesë të trupit; vet. veta III e zë paraliza një gjymtyre a
një organ, ngrin. Iu paralizua krahu (këmba). I është
paralizuar gjysma e trupit.
PARALIZOJ
ën që të humbasë aftësinë për
të lëvizur dhe ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve të
jashtëm, ia mbërthen në vend një organ a një pjesë të
trupit; i shkakton paralizë. I paralizoi krahun (këmbën).
PARALIZUAR
Që ka humbur aftësinë për të lëvizur dhe
ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve, që është paralizuar.
Dorë (këmbë) e paralizuar. Krah i paralizuar. Me trup
të paralizuar.
PARALIZUES
Që shkakton paralizë.
PARAMJEKIM
Mjekimi i parë që bëhet përpara se të përdoren barnat e
mënyrat e tjera kryesore. U përdor si paramjekim.
PARANDALIM
Tërësia e masave që merren më parë për të
ndaluar shfaqjen a zhvillimin e mëtejshëm të
sëmundjeve; profilaksi.
PARATIFO
Sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga disa bacile të
ngjashme me ato të tifos së zorrëve dhe që shfaqet me
ethe, me dobësi të përgjithshme e zakonisht me heqje
barku.
PARË
Ndihma e parë, ndihma paraprake, ndihma e shpejtë.
PATOGJEN
1. Që sjell një sëmundje, që bëhet shkak të lindin a të
përhapen sëmundje (për baktere a mikrobe). Mikrobe
patogjene.
2. Bakter a mikrob që shkakton sëmundje.
PATOLOG
Mjek specialist në patologji; ai që merret me studime në
fushën e patologjisë; mjek për sëmundjet e brendshme.
PATOLOGJI
1. Degë e mjekësisë, që studion shkaqet, shenjat e
lindjes dhe të zhvillimit të sëmundjeve, si edhe
ndryshimet që rrjedhin në organizëm nga këto sëmundje.
Patologjia e përgjithshme. Patologjia e krahasuar.
Patologjia e njeriut (e kafshëve).
2. Shenjat e para të një sëmundjeje, shkaqet dhe
zhvillimi i saj. Patologjia e tuberkulozit.
PEDIATËR
Mjek për fëmijët; specialist për sëmundjet e fëmijëve.
PEDIATRI
1. Degë e mjekësisë qa merret me sëmundjet e fëmijëve
dhe me mjekimin e tyre. Instituti i pediatrisë. Reparti i
pediatrisë. Specialist në pediatri.
2. Repart më vete a dhomë e veçantë në spital ku
shtrohen e mjekohen fëmijët e sëmurë; dhomë e veçantë
në një poliklinikë ku vizitohen fëmijët; bised. spital i
veçantë për fëmijët. E shtruan në pediatri. Punon në
pediatri.
PËRBINDËSH
Qenie njerëzore ose kafshë me një formim krejt të çrregullt.
PËRDHES
Sëmundje që shfaqet me pezmatim të kyçeve e të
mishrave, me dhembje e me dridhje, reumatizëm; cermë.
E ka zënë përdhesi. I dhembin kyçet (këmbët, duart)
nga përdhesi.
PËRGJITHËSOHET
ërhapet në të gjithë trupin (një sëmundje). U
përgjithësua infektimi (pezmatimi).
PËRGJITHSHËM
Që prek të gjithë trupin; që vepron mbi të gjithë trupin;
Sëmundje e përgjithshme. Mpirje e përgjithshme. Bar (helm) me
veprim të përgjithshëm.
PIKË
1. Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga
gjakrrjedhja në tru dhe që sjell vdekjen e menjëhershme
ose paralizën e ndonjë pjese të trupit, damlla, apopleksi;
vdekje e menjëhershme nga ndalimi i zemrës. I ra pika.
2. Pika (sëmundja) e diellit mjek. sëmundje e
shkaktuar nga goditja prej rrezeve të diellit, e cila
shfaqet me dhembje koke, marrje mendsh, të vjella,
frymëmarrje të vështirë etj.
PINCË
Vegël e posaçme si mashë e hollë, që përdor
zakonisht kirurgu gjatë një operacioni.
PLASJE
Sëmundje e rëndë ngjitëse, që zë
kafshët shtëpiake (sidomos barngrënëset) e njerëzit, që
shkaktohet nga një bacil dhe shfaqet zakonisht me një
puçërr të zezë me qelb, me shumë zjarrmi, me shkumë
nga goja e me skuqje të cipave të syve; dala e gjësë.
Plasja e bagëtive. Vaksina kundër plasjes.
PLASTIK
Që bëhet në lëkurë ose në nënlëkurë me pjesë
të hequra nga një vend tjetër për të rregulluar a
zbukuruar pamjen e jashtme. Operacion plastik.
PLEURIT
Plevit.
PLEVIT
Sëmundje e rëndë, që shkaktohet nga mahisja e cipës
së mushkërive dhe që shoqërohet me dhembje në
kraharor e në brinjë. Plevit i rëndë (i vjetër). Plevit i
thatë (me ujë). Mori një plevit. Ka hequr një plevit.
PNEUMONI
Sëmundje e mushkërive (mahisje e hojëzave të tyre), që
shkaktohet nga disa lloje mikrobesh dhe që shfaqet me
zjarrmi të madhe, me të rrahura të shpeshta të pulsit, me
dhembje të forta në gjoks dhe me kollë; ftohje.
POLIOMIELIT
Sëmundje ngjitëse e trurit dhe e palcës së kurrizit, që
prek kryesisht fëmijët deri në moshën shtatë vjeç dhe që
sjell si pasojë paralizimin e gjymtyrëve. Vaksina kundër
poliomielitit. U sëmur nga poliomieliti. Ka kaluar
poliomielitin.
POPULLOR
Mjek popullor.
POZITIV
Që ka shenja mikrobesh, bakteresh etj. në
analizat laboratorike; që është i prekur nga një
sëmundje; Rast pozitiv. Analiza doli pozitive.
PRESBIT
1. Dritëgjatë, miop. Njeri presbit.
2. sipas kuptimit te mbiemrit (për njerëz). Syze për presbitët.
PROFILAKSI
Tërësia e masave paraprake që merren
për t’u mbrojtur nga sëmundjet ose për të parandaluar
përhapjen e sëmundjeve të ndryshme; parandalimi
sëmundjeve; mbrojtje paraprake e shëndetit. Profilaksia
veterinare. Shërbimi i profilaksisë.
PROGNOZË
Parashikimi i ecurisë dhe i fundit të një sëmundjeje sipas
disa të dhënave. Prognozë e mirë (e keqe).
Prognoza e sëmundjes.
PROTEZË
Pjesë artificiale e trupit (dorë, këmbë, dhëmb etj.) prej
lënde plastike, prej druri, prej metali etj., që vihet në
vend të asaj që është dëmtuar a hequr. Proteza e
dhëmbit. Protezë për këmbë. Vë (heq) protezën. Ecën
me protezë.
PSIKIATËR
Mjek i specializuar për mjekimin e sëmundjeve psikike a
mendore, specialist në psikiatri.
PSIKIATRI
1. Degë e mjekësisë që merret me studimin dhe me
shërimin e sëmundjeve psikike a mendore. Specialist në
psikiatri.
2. Spital a pavijon i posaçëm në një spital ku
mjekohen ata që vuajnë nga sëmundjet psikike; sektor i
veçantë në një poliklinikë, ku vizitohen këta të sëmurë. U
shtrua në psikiatri.
PSIKIATRIK
Që lidhet me psikiatrinë, që merret me shërimin e
sëmundjeve mendore. Spitali psikiatrik.
PSIKOFIZIOLOGJI
Degë e mjekësisë që merret me studimin e burimit a të
shkaqeve të dukurive psikike dhe të lidhjeve të
dyanshme ndërmjet proceseve psikike e veprimtarisë
fiziologjike. Është specializuar për psikofiziologji.
PSIKOPAT
Njeri me çrregullime a me dëmtime psikike, njeri me
gjendje psikike a mendore jo të shëndoshë, të sëmurë.
PSIKOPATI
Çrregullim a dëmtim i veprimtarisë psikike, gjendje
psikike a mendore jo e shëndoshë, e sëmurë.
PSIKOTERAPI
Metodë e mjekimit të të sëmurëve duke vepruar në
psikikën e tyre me anë të fjalëve qetësuese, me anë të
hipnozës etj. E shëroi me psikoterapi.
PSIKOZË
1. Sëmundje psikike; gjendje mendore jo e
rregullt, që shkaktohet zakonisht nga shkaqe të jashtme.
2. Gjendje shpirtërore e një grupi të gjerë njerëzish
që është krijuar e përhapur nga dikush me qëllime të
caktuara ose nën ndikimin e ngjarjeve e dukurive të
ndryshme. Psikoza e luftës. Psikozë pasigurie (frike).
Krijoi psikozën e…
PUÇËRR
1. Koqe e vogël, zakonisht e mbushur me qelb ose me
ujth, që del në lëkurën e njeriut a të kafshëve; fshikëz.
Puçërr me qelb. Fytyrë (trup) tërë puçrra. I doli një
puçërr. U mbush me puçrra.
2. Puçrra e zezë (e keqe), plasja.
PURGATIV
Bar që pihet për të dalë jashtë dhe për të pastruar
stomakun e zorrët; amel. Purgativ i lehtë. Përdoret si
purgativ. Mori (i dha) një purgativ.
PURTEKËZ
Mikrob që ka trajtë të zgjatur si shkop. Purtekëza e dizenterisë.
Shume fjalori i mire me pelqen
I veshtire per tu perdorur, nuk ben dot as search. S’e kuptoj si funksionon. Ka mundesi te shkarkohet ky si fjalor?
ke të drejtë prandaj e kemi më të sistemuar këtu te portali mjekësia
nuk është për shkarkim por është me indeks edhe ka materiale më shumë