Fjalori i Muzikës
A
ADAXHIO
1. Ngadalë, në mënyrë të ngadalshme e të zgjatur (për
mënyrën e ekzekutimit të një pjese). E luaj adaxhio.
2. Vepër muzikore ose një
pjesë e saj me kohë të ngadalshme e të zgjatur.
AHENG
Tërësia e këngëve dhe e melodive popullore,
që këndoheshin e luheshin në raste dëfrimesh dhe që
nuk përfshinin këngët rituale e gojëdhënore. Ahengu
shkodran. Këngë ahengu.
AKORD
Bashkim i harmonishëm i tre ose me shumë tingujve të
njëkohshëm me lartësi të ndryshme. Akord tonik. Vë
në akord. Marr (jap, luaj) disa akorde. Në akord në
përputhje me tingullin e dhënë.
AKORDOHET
Hyn në akord, vihet në akord; akordoj
AKORDOJ
1. Vë në akord telat e një vegle muzikore; sjell në
të njëjtin ton zërat ose veglat muzikore; Akordoj violinën
(mandolinën, pianon). Akordoj veglat. Akordoj zërat.
ALEGRO
1. Në mënyrë të shpejtë e të gjallë (për mënyrën e
ekzekutimit të një pjese). E luaj alegro.
2. Vepër muzikore ose një pjesë e saj me kohë të shpejtë
e të gjallë.
ALTO
1. Zëri i ulët e i thellë i grave ose i fëmijëve në të
kënduar, zëri më i lartë se tenori e më i ulët se
sopranoja; ajo ose ai që këndon me këtë zë.
2. Vegël muzikore me tela, pak më e madhe se violina,
ose vegël muzikore me frymë e regjistrit të ulët.
ANDANTE
1. As shumë shpejt, as shumë ngadalë, shtruar (për
mënyrën e ekzekutimit të një pjese). E luaj andante.
2. Vepër muzikore ose një pjesë e saj me kohë as shumë
të shpejtë, as shumë të ngadaltë.
ARITMI
Çrregullim i ritmit në një pjese muzikore a koreografike.
ARITMIK
Që e ka të çrregullt ritmin; që i mungon
ritmi. Muzikë aritmike. Varg aritmik.
ARMATURË
Tërësia e diezëve dhe e bemoleve, që vihen
pas çelësit për të shënuar shkallën e një pjese.
Fjalori i Muzikës