Fjalori i Letersise shqiptare| Fjalor letrar

Fjalori i Letersise

-L-

LIBRET
Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë,
teksti i një opere, operete etj. Libreti i operës
(i operetës). Autori i libretit. Shkroi libretin.

LIDHJE
Nyjë. Lidhja e një romani. Lidhja e subjektit.

LIRË
Varg i lirë, varg pa rimë.

LIRI
Liria poetike, heqje e shtesa tingujsh ose ndryshime
të tjera gjuhësore në vargjet për të ruajtur ritmin,
numrin e rrokjeve etj.

LIRIK
1. Që ka të bëjë me lirikën, që i përket lirikës, i
lirikës; që shkruan vepra të kësaj gjinie. Gjinia lirike.
Vepër (poemë, poezi) lirike. Poet lirik. Nota lirike.
Heroi lirik i poemës.
2. Ai që krijon vepra lirike, poet lirik.

LIRIKË
Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që
shprehin në vargje ndjenjat, shqetësimet, dëshirat e
përjetimet e tjera të poetit; tërësia e veprave të kësaj
gjinie, poezia lirike. Lirika popullore. Lirika politike
(filozofike, patriotike, qytetare, dashurore). Lirika e
Naimit.

LIRIZËM
Karakteri lirik i një vepre letrare ose artistike, përmbajtja
lirike; të qenët lirik.
Lirizmi në poezi (në muzikë). Lirizmi në veprat e
Serembes.

-LL-

LLOJ
Nënndarje e gjinive artistike, e cila përfshin
vepra që dallohen nga disa veçori të caktuara të
brendisë e të formës. Llojet e epikës (e dramatikës, e
lirikës). Romani është një nga llojet e epikës.

Fjalori i Letersise

Comments
All comments.
Comments