Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

KAMXHIK

KAMXHIK

Rrip i fortë lëkure ose litar i lidhur në një shkop të

shkurtër, me të cilin godasin kafshët për t’i nxitur që të

ecin me shpejt; mjet i tillë për të rrahur dikë

KANDIL

Mjet i thjeshtë ndriçimi, që përbëhet nga një enë e vogël

prej teneqeje, prej tunxhi a prej qelqi, të mbushur me

vajguri ose me vaj të mirë dhe nga një fitil në grykën e

kësaj ene; bishtuk; drita e dobët e këtij mjeti. Kandil me

vaj (me vajguri). Drita (flaka) e kandilit. Ndezi (fiku) kandilin

KARROCË

1. Mjet për udhëtime e për mbartje, me dy a me katër

rrota dhe me balestra, që tërhiqet nga një kalë ose nga disa kuaj

2. Mjet i thjeshtë prej druri a metali me një rrotë, me dy

këmbë dhe me dy doreza, që shtyhet nga një njeri dhe

që përdoret për të mbartur dhe, gurë etj. në largësi jo të

mëdha. Karrocë dore

3. Mjet i vogël me katër rrotëza të veshura me gomë, që

shtyhet nga një njeri dhe përdoret për të çuar diku

fëmijët e vegjël

KATAPULTË

1. Armë e vjetër që përdorej gjatë rrethimit të një

kështjelle për të goditur ushtrinë armike me gurë të

mëdhenj a me trarë të mprehur ose për të hedhur

shigjeta me lëndë ndezëse (zift, katran etj.). Katapultë

romake

2. Mjet për të ngritur menjëherë aeroplanin nga

aeroplanmbajtësja; mekanizëm për shkëputjen

automatike të pilotit nga aeroplani në rast rreziku

KËMBALEC

1. Kanxhë prej hekuri, si drapër me dhëmbë, që vënë

telefonistët ose elektricistët në këmbë për të hipur

nëpër shtylla; kanxhë. Vuri këmbalecët. Hipin (ngjiten)

me këmbalecë

2. Secili nga dy drurët e gjatë, të mbërthyer

horizontalisht në katër këmbë, mbi të cilët vendoset

susta e krevatit; mbështetëse që ka këtë trajtë

3. Mbështetëse metalike ose e drunjtë, me tri a katër

këmbë, mbi të cilën vendoset pëlhura e pikturës,

partitura ose ndonjë send tjetër. Këmbaleci i piktorit

4. Mjet për të matur sipërfaqen e tokës së punuar, të

korrur, të prashitur etj., që përbëhet nga dy shkopinj të

mbërthyer në trajtë kompasi

KËMBORË

Mjet tingëllues prej metali, zakonisht me formë të

rrumbullakët a shpatuke, me grykë të ngushtë e me

gjuhëz, që u varet bagëtive në qafë;

KREHËR

Mjet i thjeshtë prej briri, prej druri, prej kocke, prej

plastike etj., me një varg dhëmbëzash të holla në një

anë a në të dyja anët, që përdoret për të krehur a për

të ndrequr flokët ose për t’i mbajtur ata që të mos

lëvizin. Krehër i shpeshtë (i dendur, i rrallë)

KURTH

Mjet prej druri a prej metali, i ndërtuar posaçërisht

për të zënë kafshë të egra, minj, zogj etj.; çark, grackë

Kurth minjsh. Zë me kurth

KYÇ

Mjet prej metali që varet në dy hallka e shërben për

ta mbajtur të mbyllur një derë, një dollap, një arkë etj.; dry

KALEIDOSKOP

Aparat i thjeshtë me një gyp dhe me një sistem

pasqyrash të lëvizshme, ku mund të shihen figura të

ndryshme ngjyra-ngjyra. Duket si në kaleidoskop

KAMERË

Pjesë e disa aparateve ose pajisjeve, që është si

dhomëz e vogël, e zbrazët dhe e errët; aparat marrës

fotografik, kinematografik ose televiziv. Kamera

televizive. Kamera kinematografike. Kamerë e

lëvizshme. Kamera e aparatit fotografik. Kamerë për

fotografim nën ujë

KINEMATOGRAFIK

Që ka të bëjë me kinematografinë, që i përket

kinematografisë, i kinematografisë. Aparat

kinematografik

KOHËMATËS

Aparat që shërben për të matur kohën gjatë së cilës

bëhet një punë a një veprim, kronometër

KOHËMATËS

Aparat që shërben për të matur kohën gjatë së cilës

bëhet një punë a një veprim, kronometër

KONDENSATOR

1. Aparat i posaçëm në makinat me avull, që

shërben për të ftohur avullin dhe për ta kthyer atë në

ujë. Gypi i kondensatorit. Pajis me kondensator

2. Aparat i posaçëm, i përbërë nga dy përcjellës

a pllaka metalike me lëndë të veçantë, që shërben për

të grumbulluar energji elektrike. Kondensator elektrik

Kondensatori telefonik

3. Thjerrëz a sistem thjerrëzash që mbledh rrezet e

dritës në një sipërfaqe të vogël ose në një pikë të

caktuar

KRONOMETËR

Orë a aparat i posaçëm për të matur kohën me

shumë përpikëri deri në të dhjetat e në të qindtat e

sekondës, që përdoret zakonisht në garat a në ndeshjet

sportive

KUFJE

Aparat dëgjimi që vihet në vesh në bisedat telefonike

dhe radiofonike

KALEM

Përdorëse që është si shkop i vogël. Kalemi i

argjendarit. Kalemi i penjve

KAPËSE

Përdorëse e vogël prej metali ose prej druri, që

shërben për të kapur, për të bashkuar, për të lidhur, për

të mbërthyer a për të mbajtur diçka që të mos bjerë

Kapëse druri. Kapëse e metaltë. Kapëse rrobash

Kapëse flokësh

KËMBJE

Përdorëse prej hekuri, në trajtë trekëndëshi ose e rrumbullakët,

me tri këmbëza, mbi të cilën vihen enët në zjarr

KOPAN

1. Dru i gdhendur petashuq e me bisht që përdoret për

të rrahur rrobat kur i lajmë në lumë a në govatë, pallë

Krisma e kopanit. Rrah (rrobat) me kopan

2. Çekan druri për të rrahur mishin; përdorëse druri për

të rrahur drithin, lirin etj

KALDAJË

Pajisje e posaçme me kazanë avulli, me furra, me gypa

etj., që shërben kryesisht për ngrohje, në industri etj.;

ngrehina ku është vendosur kjo pajisje; ngrohtore

Kaldajë elektrike. Kaldajë me dy furra. Kaldaja e

fabrikës. Reparti i kaldajës. Punëtor i kaldajës

KANTIER

Vend a shesh zakonisht i rrethuar, ku janë grumbulluar

materiale e pajisje të ndryshme dhe ku punohet për

ndërtimin e një fabrike, të një hidrocentrali etj.; qendër e

përkohshme pune e banimi për ndërtues, montues etj

Kantier i ri. Kantier ndërtimi. Kantier bonifikimi. Kantieri

i hidrocentralit. Kantieri detar (i anijeve) vendi pranë

skelës ku ndërtohen e ndreqen anijet. Inxhinieri

(përgjegjësi) i kantierit. Në fabrika e kantiere

KOMPRESOR

Pajisje që shërben për të ngjeshur a për të shtypur

ajrin, avullin ose gazrat; ngjeshës. Kompresor ajri

Cilindri (pistoni) i kompresorit

KONSTRUKSION

Pajisje a pjesë e përgatitur më parë, që hyn në

përbërjen e një të tëre

Konstruksion metalik. Konstruksion betoni

(betonarmeje). Konstruksion druri (xhami)

KONTROLLOR

Pajisje që kontrollon a rregullon punën e një

makine ose të një mekanizmi elektrik. Kontrollori i

lëvizjes. Kontrollor vale

KOPILE

Kunj a pajisje e metaltë, që shërben për të

shtrënguar një rrotë ose diçka tjetër të lëvizshme në një

mekanizëm

KOVË

1. Enë prej llamarine, prej zinku, prej plastike etj.,

zakonisht e rrumbullakët, me fund të sheshtë dhe me

një rreth përsipër, që shërben për të nxjerrë ujë nga

pusi, për të mbajtur ujë etj.; sasia e ujit sa nxë kjo enë

Kovë llamarine (zinku, plastike, druri). Kovë pusi

2. Pajisje e metaltë, si enë e madhe me dhëmbë në

njërën anë për të gërmuar tokën, që varet në krahun e

ekskavatorit dhe që shërben për të mbartur dheun nga

një vend në një tjetër. Ekskavator me kovë

3. Vendi në trajtë rrethi në pjesën metalike të sqeparit,

të belit etj., ku futet bishti. Kova e sqeparit (e belit, e

kosës, e thadrës)

KACI

Lopatë e vogël prej metali, me bisht të gjatë, që

përdoret për të marrë prush e për të hequr hirin nga

vatra a nga soba

KAÇAVIDË

Vegël e metaltë, si daltë e hollë dhe e ngushtë, me

dorezë të veshur, që përdoret për të shtrënguar e për

të liruar vidat. Shtrëngoj (liroj) me kaçavidë

KALIBËR

Vegël e posaçme për të matur a për të kontrolluar me

përpikëri të madhe përmasat e një detali. Kalibri i

thellësisë. Kontrolloj me kalibër

KALUÇ

Vegël gjimnastikore si kalë, që përbëhet nga një trung i

vogël, i veshur me lëkurë dhe i vendosur mbi katër

këmbëza druri të larta deri një metër e gjysmë

KAMBANË

1. Mjet i rëndë tingëllues: një lloj koni i zbrazët e i hapur

prej bronzi, me përmasa të mëdha, që ka brenda një

batoq, nga goditjet e të cilit nxjerr tinguj të fuqishëm me

oshtimë (zakonisht në kisha); tingëllima e këtij mjeti

Kambana e kishës

2. Vegël në trajtën e ziles, që përdoret për punë

të ndryshme teknike; enë cilindrike prej qelqi ose prej

kristali. Kambanë e shkallëzuar. Kambanë zhytjeje

Kambanë peshkimi

KAZMË

Vegël e hekurt me dy anë pak të përkulura (njëra – e

gjerë dhe e mprehtë, tjetra – e hollë e me majë) dhe me

një bisht të gjatë prej druri, e cila përdoret për të

gërmuar, për të shembur mure etj.;

KEP

1. Vegël bujqësore, me të cilën prashitin a capitin;

shatë, capë; ana me majë e pjesës prej hekuri të kësaj

vegle, të kazmës ose të një çekiçi

2. Çekiç i veçantë, majth për të kalitur gurin e mullirit,

kosën etj.; çekiç me majë për të gdhendur gurë

KËNDMATËS

Vegël e posaçme që përdoret për të matur këndet

Këndmatës i thjeshtë

KËPUTËS

Që përdoret për të këputur diçka (një tel, një litar,

pemë etj.). Vegël këputëse

KOMPAS

Vegël me dy krahë që hapen e mbyllen, e cila

përdoret për të bërë rrathë, për të matur madhësinë e

një këndi etj. Kompas ndarës. Kompas prej druri (prej

metali). Kompas për të vegjlit. Maja e kompasit

KOSË

Vegël e thjeshtë bujqësore, me një presë të gjatë prej

metali pak të harkuar dhe me një bisht prej druri, e cila

përdoret për të kositur barin. Mpreh (cakit, kalit)

kosën. Kosit me kosë

KREHËR

1. Mjet i thjeshtë prej briri, prej druri, prej kocke, prej

plastike etj., me një varg dhëmbëzash të holla në një

anë a në të dyja anët, që përdoret për të krehur a për

të ndrequr flokët ose për t’i mbajtur ata që të mos

lëvizin. Krehër i shpeshtë (i dendur, i rrallë)

2. Pjesë e avlëmendit, që përbëhet nga disa dhëmbë të

hollë të vendosur njëri pranë tjetrit, nëpërmes të cilëve

kalojnë fijet për të endur pëlhurën; shpatë

Krehri i avlëmendit (i vegjës)

3. Vegël për të lënurur leshin, që përbëhet nga dy

kapakë me dhëmbëza prej metali, njërin prej të cilëve e

lëvizin mbi tjetrin duke e tërhequr, gërhanë, shutra

4. Vegël bujqësore, që përbëhet nga një pjesë e

metaltë me dhëmbë e nga një bisht prej druri dhe që

përdoret për të mbledhur barin, kashtën etj

5. Pajisje e metaltë e një arme (e pushkës, e

automatikut, e mitralozit etj.), që mban fishekët; sasia e

fishekëve sa mban një pajisje e tillë. Krehër pushke

(mitralozi)

KRIK

Vegël a mekanizëm i thjeshtë, që përdoret për të ngritur

pak nga toka pesha të rënda (automjete, traktorë) kur u

ndërrojmë gomat ose kur i ndreqim nga poshtë. Krik

hidraulik. Ngre (ul) me krik

KRUESE

KRUESE f. sh

1. Vegël e vogël e metaltë, që përdorin argjendarët,

bakërpunuesit etj. për të kruar e për të pastruar metalin

para se ta ngjitin. Pastroj me kruese

2. Shkop i vogël e i hollë për të hequr grimcat e

ushqimeve që mbeten midis dhëmbëve. Kruese

dhëmbësh

3. Përdorëse e vogël prej metali në trajtë grepi e me

majën si shatë, për të kruar fundin e tepsisë a të kusisë

ku është ngjitur gjella

KSISTËR

Vegël prej metali, në trajtën e një lopate të vogël me

bisht, që përdoret për të kruar brumin që ngjitet në

magje

KACILORE

Enë e vogël në trajtën e gotës, që nxë një litër e që

përdoret edhe si masë për lëngje

Një kacilore qumësht

KALLAJE

1. Enë e vogël prej bakri të kallajisur, me një vjegë, që

përdoret për të pirë ujë, qumësht etj.; safë. Mbushi

kallajen. Pinë ujë me kallaje

2. Enë të kallajisura; enë që mund të kallajisen

(zakonisht prej bakri)

KANDËR

Enë okatare, me grykë të ngushtë, e lyer me bojë jashtë

e brenda, që shërben zakonisht për të mbajtur vaj

KANË

Enë qelqi ose cingoje si poçe, me një vegjë e pa kapak,

që shërben zakonisht për të mbajtur ujë

KANISTËR

Enë e thurur prej xunkthi, si shportë e hapët dhe jo e

thellë, zakonisht e rrumbullakët e me përmasa të

ndryshme, me anë pak të kthyera nga jashtë e me dy

veshë, që përdoret për të mbajtur rroba, bukë, pemë

etj. Kanistër e madhe (e vogël). Kanistër për rroba

Kanistër me fiq. Kanistër me lule. Kanistra e bukës

Thurës kanistrash. Mbushin kanistrat

KAPAK

Pjesa e sipërme që mbyll a mbulon një enë, një arkë

etj.; mbulesë mbrojtëse prej metali, prej druri etj. Kapak

hekuri (druri). Kapaku i pusit. Kapaku i enës

KAPSULË

Enë e vogël në trajtë gjysmërruzulli që përdoret për

punë të ndryshme në laborator. Kapsulë porcelani

KARROQE

Enë e drunjtë, e rrumbullakët dhe me një dorezë,

që nxinte tetë deri dhjetë kilogramë dhe që përdorej si

masë drithi; sasia e drithit që nxinte një enë e tillë

Një karroqe misër (fasule). Bleu pesë karroqe grurë

KATRUVE

Shtambë e vogël prej balte me grykë të ngushtë dhe me

dy veshë, që përdoret për ujë; enë e drunjtë për ujë, me

bark të shtypur; brokë. Katruve e drunjtë. Katruve me

lëfyt. Pi ujë me katruve

KAVANOZ

Enë qelqi e rrumbullakët si shishe, po me grykë të gjerë

e me kapak, e cila shërben për ushqime të konservuara

(për reçel, për furshi etj.). Kavanoz me reçel, (me

salcë)

KAZAN

Enë e madhe prej metali (zakonisht prej bakri), e

rrumbullakët dhe me dy veshë, që shërben për të zier

ujë, ndërresa, gjellë etj. Kazan rrobash. Kazan rakie

kazan i mbyllur, ku zihen rrushi, kumbullat etj. për të

bërë raki

KËNAÇE

Shtambë prej balte ose enë e vogël shpatuke prej

druri me një vesh dhe me lëfyt, që përdoret për të

mbajtur ujë. Kënaçe balte (druri). Kënaçe me bark të

shtypur

KIÇE

Enë e vogël për të mbajtur vaj, raki etj.; vorbë e vogël

KOKME

Enë e vogël prej druri, prej balte, ose prej teneqeje,

me një vegjë, që përdoret për të pirë ujë a dhallë ose

për të marrë ujë nga një enë më e madhe; safe, sapllak

Mbushi kokmen. Piu me kokme

KRIPËS

Enë e vogël prej qelqi, prej plastike etj., që mbushet me

kripë të imët dhe vihet në tryezë kur hamë; kuti a arkë e

vogël ku mbahet kripa. Mbush kripësin

Vari kripësin në mur

KSESTËR

Enë balte si një qyp i vogël, që shërben për të mbajtur

vaj, djathë, gjalpë etj

KUÇ

Enë e madhe balte si vorbë, pa dorëza, që shërben për

të zier gjellën, për të mbajtur ujë të ngrohtë pranë zjarrit

etj. Ziejnë fasulet në kuç

KUDH

Enë balte me një dorëz, që shërben për të mbajtur

bulmet poçe; qyp i vogël

Futi gjalpin në kudh

KULLORE

Enë me vrima të vogla ose me një rrjetë teli përfundi, që

shërben për të kulluar një lëng (qumështin, çajin etj.)

ose që të rrjedhë lëngu i diçkaje e të mbetet mbi të

pjesa e trashë (për makaronat etj.)

KUPAC

1. Kupë e drunjtë me kapak që puthitet mirë, të cilën e

marrin zakonisht barinjtë me vete të mbushur me gjizë,

me djathë etj.; sasia e ushqimit sa nxë një enë e tillë

Një kupac me gjizë (me ullinj). Hëngri një kupac të

tërë

2. Enë druri në trajtën e një kupe, ku shtypen hudhra,

arra etj.; shtypës hudhrash

KUPË

Enë e thellë prej qelqi, prej metali etj., e rrumbullakët

e zakonisht pa dorezë, që përdoret për të pirë ujë ose

pije të ndryshme (verë, raki etj.); gotë uji; sasia e ujit a e

pijes sa nxë kjo enë. Kupë kristali (ari, argjendi). Kupa

pijesh (vere). Më jep një kupë ujë! Piu dy kupa

KUPORE

Enë e vogël zakonisht prej balte, që ka trajtën e kupës e

që përdoret për gjellë; tas në trajtën e kupës

KUPSHELLE

E rrumbullakët, e thellë dhe e mbledhur si kupë (për

disa enë të vogla si taset, pjatat, tenxheret etj.) Pjatë

kupshelle

KUSI

Enë e rrumbullakët dhe e thellë, zakonisht prej bakri, me

fund të sheshtë, me një dorezë si të kovës, që përdoret

për të ngrohur ujë, për të mjelë bagëtinë, për të zier

gjellë, rroba etj.; rrethje. Kusi e vogël (e madhe). Kusi

për qumësht (për rroba)

KALANDËR

Makinë me cilindra, që shërben për të lëmuar ose për t’i

dhënë shkëlqim një pëlhure a një stofi, për të petëzuar

a për të kthyer një metal (hekur, llamarinë, teneqe) etj

Kalandër me tre cilindra. Kalandër për kthimin e

llamarinës. Reparti i kalandrave

KALIBRUES

Që shërben për t’i dhënë kalibrin e duhur (një

detali, një predhe etj.) që kalibron. Makinë kalibruese

Cilindër kalibrues

KANALHAPËS

Makinë e posaçme për të hapur kanale

KARROOFIÇINË

Makinë e madhe e mbyllur, e pajisur me të gjitha mjetet

për të bërë punë të ndryshme mekanike, ofiçinë

lëvizëse e vendosur mbi një automjet

KOKRRIZUESE

Makinë që bën kokrriza. Makinë kokrrizimi

KOMBAJNË

Makinë e ndërlikuar bujqësore, për drithëra e për bimë

të tjera, që bën njëkohësisht disa punë (korr, shin etj.)

Kombajnë korrëse e shirëse. Kombajnë për vjeljen e

pambukut

KOMBINAT

Makinë e ndërlikuar që kryen disa punë

KONVEJER

Makinë e posaçme, zakonisht me një rrip të gjerë

që lëviz, e cila shërben për të mbartur gjëra të

ndryshme nga një vend në një vend tjetër ose nga një

punëtor tek tjetri; transportues. Konvejeri i fabrikës (i uzinës)

KOPJUESE

Që riprodhon diçka (një dorëshkrim, një shkresë, etj.)

me përpikëri sipas origjinalit, që kopjon. Makinë (frezë) kopjuese

KORRËSE

Makinë korrëse. Korrëse gruri. Korrëse bari

KOSITËSE

Makinë kositëse. Kositëse bari

KULTIVATOR

Makinë bujqësore e pajisur, me plorë të vegjël, që

përdoret kryesisht për prashitje. Kultivator me dorë

Kultivator prashitës

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!