Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
LAPS
Mjet për të shkruar a për të vizatuar, që përbëhet nga
një shufër e hollë prej grafiti ose prej ndonjë lënde tjetër
me ngjyrë, e mbështjellë me një mbulesë prej druri; kalem
LUG
Copë e gjatë druri a guri, e gërryer dhe e bërë si
govatë për t’u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë; mjet
i tillë që përdoret për të mbajtur a për të përpunuar diçka
LUNDËR
Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihet në lëvizje
me lopata ose me shtagë, barkë e ngushtë dhe e gjatë;
anije e vogël me fund të sheshtë, që vihet në lëvizje me
lopata ose me vela
LËSHUES
Aparat që shërben për të vënë në lëvizje një
mekanizëm, një motor etj. Lëshues magnetik
LARËS
Përdorëse druri, me të cilën rrahin rrobat kur i lajnë,
pallë rrobash, kopan. Larësi i rrobave
LIMË
Përdorëse prej çeliku, e gjatë e shpatuke ose në
trajtë tjetër, me faqe dhëmbë-dhëmbë, që shërben për
të ngrënë sende prej metali a prej druri dhe për t’i bërë
të sheshta, të lëmuara, të mprehta etj. Limë katrore
(rrethore, gjysmërrethore, e sheshtë, e rrumbullakët,
trekëndëshe, e drejtë). Limë e hollë limë me dhëmbëza
të imëta. Limë e ashpër limë me dhëmbëza të rralla e të mëdha
LAJTORE
Makinë larëse për rroba; pajisje e posaçme që
shërben për të larë sende a lëndë të ndryshme. Lajtorja
e mineralit
LËKUNDËS
Pajisje a pjesë e një mekanizmi, që shërben
për të ulur e për të ngritur diçka, për të lëkundur etj
Lëkundësi i naftës
LAGËSHTIMATËS
Vegël e posaçme për të matur lagështinë e ajrit
LAKADREDHË
1. Vegël si hark e me një fill prej kordhe të tërhequr, që
përdoret për të shprishur leshin, pambukun etj
2. Shkop i dyfishtë, që përdoret për të rrahur misrin
LARTËSIMATËS
Vegël e posaçme, që shërben për të përcaktuar
lartësinë e fluturimit të aeroplanëve
Akrepi i lartësimatësit
LESË
Vegël bujqësore, që bëhet me disa drurë, të thurur
me thupra e zakonisht me kunja të vegjël nga poshtë
dhe që përdoret për të copëtuar plisat, për të shtruar
dheun ose për të mbuluar farën në arë; trinë. Lesë e
lehtë (e rëndë). Lesë druri (hekuri)
LËSHOJË
Vegël e drunjtë e mullirit, me anën e së cilës lëshohet uji
nëpër lugun për të sjellë rrotull rrotën me fletë
LICË
Vegël prej druri si tokmak, që përdoret për të rrahur lirin
a kërpin, tokmak liri
LIDHËSE
Vegël a makinë që shërben për të lidhur barin ose
kashtën. Lidhëse bari
LIMIJIR
Vegël e metaltë e bakërpunuesve, që mund të futet
brenda në enët me grykë të ngushtë dhe që shërben si
mbështetje kur rrahin fundin e tyre me çekiç nga jashtë
për ta ndrequr
LOPATË
1. Vegël krahu, me një pjesë të metaltë, të gjerë e pak
të lakuar dhe me bisht të drunjtë, që përdoret për të
hequr dhe, për punë bujqësore e për punë të tjera;
vegël e tillë, që edhe pjesën e gjerë të kreut e ka prej
druri e që përdoret për të marrë a për të hedhur diçka
me të; sasia e lëndës që merret njëherësh me këtë
vegël. Lopatë hekuri. Lopata e ushtarit. Lopata e
mullirit. Lopata e furrtarit
2. Mjet prej druri, me njërën anë të gjerë dhe me bisht
të gjatë, që përdoret për të ngarë lundrën; rrem
3. Pjesë e një makine, e një pajisjeje etj., që
shërben për të lëvizur, për të shtyrë, për të mbushur
ose për të zbrazur diçka. Lopatë vetëngarkuese
(vetëshkarkuese). min. Lopatë drejtuese. Lopatë
pastruese (përzierëse). Lopatat e turbinave
LUGË
1. Përdorëse prej metali a prej druri, që ka një kupë të
vogël në trajtë vezake e një bisht të gjatë dhe që
shërben për të ngrënë gjellë ose ushqime të tjera
sidomos të lëngshme; sasia e gjellës a e një lënde tjetër
sa nxë një përdorëse e tillë. Lugë e madhe qepshe, garuzhdë
Lugë alumini (druri). Lugë gjelle. Lugë kafeje (çaji)
2. Vegël zakonisht e metaltë, me një pjesë si kupë a si
lopatëz dhe me një bisht ose me një zgjatim, që
përdoret për të marrë diçka, për të përzier lëndë të
ndryshme etj. Lugë pastruese. tek. Lugë shpimi. tek
Lugë shënimi. usht. Lugë lulesh lopatë e vogël për të
shkrifëruar dheun e vazove. Lugë këpucësh përdorëse
që shërben për të mbathur këpucët, mbathës. Lugë
thëngjijsh (gacash) kaci zjarri. Lugë llaçi mistri
LUGËS
1. Sqepar me presë të harkuar, që përdoret për të
gdhendur drurin për bucela, për lugje etj.; thikë e lakuar
që përdoret për të gdhendur pjesë të thelluara në dru,
për të bërë lugë etj. Gdhend me lugës
2. Vegël e metaltë, me një lopatëz të lugët, që përdoret
për të kruar magjen nëpër qoshet; kruese. Lugësi i
magjes
LUGËTAR
Thikë me presë të lakuar, që përdoret për të
gdhendur lugë druri, lugës; vegël e metaltë me presë të
gjatë e pak të lakuar dhe me dy doreza, që përdoret për
t’u qëruar lëkurën drurëve, për të gdhendur pjesë të
thelluara etj
LUSTRUES
Vegël që shërben për të lustruar
LAGËSE
Enë prej teneqeje, me një lëfyt të gjatë e me një
hinkë vrima-vrima, e cila përdoret për të ujitur; ujitëse
Lagëse lulesh (duhani). Ujit me lagëse
LAGJIN
1. Enë prej balte të kuqe, me lëfyt, që përdoret për të
mbajtur ujë, për raki, për verë ose për lëngje të tjera
Lagjin uji. Një lagjin me raki (me verë). Një lagjin me
dhallë (me qumësht). Pi me lagjin
2. Enë balte si tepsi e thellë, që përdoret zakonisht për
të përgatitur brumin e bukës
LAMBIK
1. Kazan prej llamarine a prej bakri, që përshkohet në
mes nga një gyp, ngrohet nga poshtë dhe shërben për
të larë rroba. I zien rrobat në lambik
2. Enë prej llamarine, me një muslluk, që përdoret për të
larë duart e fytyrën; muslluk. Lambik uji
3. Enë e madhe si kazan, me një gyp në mes, që
shërben për të bërë raki etj.; kazan rakie. Lambik rakie (alkooli)
LEGEN
Enë e madhe, e rrumbullakët dhe mjaft e thellë prej
metali a prej ndonjë lënde tjetër, që shërben për të larë
fytyrën, duart e këmbët, për të larë rroba etj
Legen alumini (llamarine, bakri, plastike). Laj duart
(fytyrën, këmbët, fëmijën, rrobat) në legen
LËNGJERE
Enë e madhe dhe e thellë si tepsi, që përdoret për të
gatuar për shumë veta ose për të mbajtur diçka
Lëngjere bakri. Lëngjere me mish (me pilaf)
LËPIZË
Dërrasë e vendosur gjatë murit dhe e dalë përpara, që
shërben për të vënë mbi të enë e sende të ndryshme;
sergjen, raft
LIMBË
1. Enë qelqi e thellë me kapak, që përdoret për t’u
nxjerrë miqve reçel ose ëmbëlsira të tjera. Një limbë me
reçel (me llokum, me gliko)
2. Pjatë
LIMONASHTRYDHËSE
Enë e vogël si kupë, që ka në mes një të dalë të
dhëmbëzuar dhe që përdoret për të shtrydhur limonë,
portokall etj., shtrydhëse limonësh. Limonashtrydhëse qelqi
LOTORE
Enë e posaçme që përdorej në kohët e lashta për të
mbledhur lotët në të kur vajtonin, ena e lotëve. Lotore
balte (qelqi)
LUGARE
Enë prej druri si lug me bisht, që e përdorin muratorët
për të mbajtur llaçin; govatë
LUGËZ
Enë e lugët prej druri, që përdoret për të hequr ujin
nga tundra
LUGORE
Enë e vogël druri, e lugët e me bisht, që përdoret për
të larë, për të shtypur diçka në të etj. Lugorja e duarve
(e këmbeve) legen druri. Lugorja e hudhrave shtypës
hudhrash
LUGURUZHDË
1. Lugë druri e madhe për të përzier gjellën në kazan;
garuzhdë
2. Enë e trashë prej balte a prej metali, në trajtë
kupe, që përdorej për të shkrirë metalin
LULEMBAJTËSE
Enë e posaçme, që përdoret për të mbajtur lulet në
tryezë, mbajtëse lulesh
LARËSE
Makinë larëse. Larëse rrobash. Larëse shishesh
(pjatash). Larëse pemësh (perimesh). Larëse zhavorri
Larëse gruri. Larëse ullinjsh
LËMUES
Që shërben për të lëmuar sipërfaqen ose anët e
diçkaje. Makinë lëmuese. Zdrukth lëmues
LËRUESE
Makinë lëruese
LINOTIP
Makinë shtypshkrimi, që i radhit shkronjat në rreshta të
plotë plumbi. Radhit në linotip
LITOGRAFI
Makinë litografie, makinë që shtyp shkrim apo figura në gur
LOKOMOTIVË
Makinë elektrike ose me avull, që tërheq vagonët e
trenit mbi binarët e hekurudhës. Lokomotivë elektrike
(me avull, me qymyr, me naftë)
LUSTRUES
Që shërben për t’i dhënë shkëlqim diçkaje, që përdoret
për të lustruar. Makinë (furçë) lustruese. Lëndë lustruese
LYERËS
Që shërben për lyerjen e diçkaje. Makinë lyerëse
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!