Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

mikroskop

MIKROSKOP

Mjet optik i përbërë prej disa thjerrëzash të fuqishme, i

cili përdoret për të zmadhuar ose për të parë trupa të

vegjël që nuk mund të shihen vetëm me sy. Mikroskop

elektronik aparat optik shumë i fuqishëm, që zmadhon

deri në një milion herë. Shoh me (në) mikroskop

MOTOÇIKLETË

Mjet i shpejtë udhëtimi, i ngjashëm me biçikletën,

zakonisht me dy rrota që vihet në lëvizje me anë të një

motori me djegie të brendshme

MPREHËSE

1. Mjet i vogël dhe i thjeshtë në trajta të ndryshme, që

ka të mbërthyer një teh dhe që përdoret për të mprehur

lapsat. Mprehëse lapsash

2. Limë metali ose guri që shërben për të mprehur thika

etj; grihë. Mprehëse guri. Mprehëse kose

MAGNETOFON

Aparat i posaçëm me shirit magnetik për regjistrimin dhe

riprodhimin e tingujve. Magnetofon dore (me bateri)

Shirit magnetofoni. Këngë (muzikë, bisedë) e

regjistruar në magnetofon

MANOMETËR

Aparat që shërben për të matur presionin e gazeve a të

lëngjeve që ndodhen në një enë ose në një hapësirë të

mbyllur. Manometër metalik (termik). Manometër regjistrues

Manometër me lëng (me zhivë). Manometër vaji. Shigjeta e

manometrit

MARRËS

Aparat ose mjet tjetër teknik që merr një formë të

caktuar energjie dhe e shndërron në një formë tjetër;

radiomarrëse. Marrësi i valëve. Marrësi i energjisë

elektrike. Marrësi i rrymës. Marrësi i nxehtësisë

Aparat marrës. Antenë marrëse

MEGAFON

Aparat i posaçëm në trajtë hinke që shërben për të

forcuar zërin a për ta përhapur atë në largësi;

altoparlant. Megafonat e shesheve (e rrugëve)

Fliste me megafon

MEKANIZËM

Tërësi veglash që përbëjnë një makinë, një

aparat etj. ose një pjesë të tyre, me një ndërtim të

brendshëm e me lidhje të tillë që të vënë në lëvizje

njëra-tjetrën; ndërtimi i brendshëm i një makine, i një

aparati etj. dhe mënyra si punon. Mekanizëm i thjeshtë

(i ndërlikuar). Mekanizëm vetëlëvizës. Mekanizmi i

orës. Mekanizmi i shkrepjes (së armës). Punon si një

mekanizëm

MIKROFON

Aparat i posaçëm që shndërron lëkundjet tingullore në

lëkundje elektrike dhe që shërben për të përforcuar

zërat e për t’i përçuar në largësi

MIKROSKOP

Mjet optik i përbërë prej disa thjerrëzash të fuqishme, i

cili përdoret për të zmadhuar ose për të parë trupa të

vegjël që nuk mund të shihen vetëm me sy. Mikroskop

elektronik aparat optik shumë i fuqishëm, që zmadhon

deri në një milion herë

MINAKËRKUES

Që shërben për zbulimin e minave të fshehura

Aparat minakërkues

MINALËSHUES

1. Aparat i posaçëm që vendoset në anije për lëshimin e

minave në det

2. Armë zjarri që shtie me mina

MINAZBULUES

Që shërben për zbulimin e minave në vendet e

minuara. Aparat minazbulues

MORS

Aparat telegrafik që përdoret për transmetimin e njoftimeve me

anë të këtij kodi a alfabeti. Sinjalet e morsit. E japin me mors

MELICË

Përdorëse e posaçme prej druri për të rrahur lirin;

kopan liri

MIZAVRASËS

Përdorëse e përbërë

nga një shkop që kanë majë një copë lëkurë të hollë a

llastikë dhe që shërben për të vrarë miza

MPREHËS

Që shërben për të mprehur vegla a përdorëse të

ndryshme. Makinë mprehëse. Gur mprehës

MEKANIZIM

Pajisje e plotë ose e pjesshme e prodhimit me makina

e me mekanizma të ndryshme që zëvendësojnë punën e

dorës. Mekanizim i plotë (i pjesshëm)

Shkalla e mekanizimeve. Zgjerimi i mekanizimeve

MASHË

Përdorëse hekuri, zakonisht me dy krahë të gjatë e

me maja të kthyera, që përdoret për të kapur thëngjij të

ndezur ose për të përpushur zjarrin

MATËS

Çdo vegël a mjet që përdoret për të matur diçka;

njehsor. Matës elektrik. Matës i ujit (i karburantit, i energjisë

elektrike). Matësi i nxehtësisë termometri. Matësi i

gazit gazmatës. Matësi i presionit barometri. Matësi i

reshjeve. Vegël matëse

MBATHË

Një copë dërrasë a metal që përdoret si arnë për të

përforcuar ose për të arnuar diçka (zakonisht një vegël

a një orendi)

MBYLLËSE

Makinë mbyllëse; mjet a vegël për të mbyllur diçka

MENGENE

Vegël prej druri a prej metali, me një mbajtëse si darë e

madhe, që përdoret për të shtrënguar diçka që të mos

lëvizë kur e sharrojmë, e limojmë ose e punojmë

Mengene druri (hekuri)

MESKALL

Vegël e posaçme si limë e vogël me kokë çeliku, që

përdoret nga argjendarët për t`i dhënë shkëlqim arit e

argjendit (zakonisht sendeve prej filigrani)

MËNGËR

1. Vegël e posaçme për të shtypur ullinjtë për vaj

2. Enë druri si govatë, që shërben për të shtrydhur në

të rrushin

3. Kopan për të rrahur lirin, melicë

MISTRI

Vegël e metaltë në trajtën e një lopatëze trekëndëshe

dhe me një dorëz të shkurtër prej druri, me të cilën

muratorët marrin e sheshojnë llaçin kur bëjnë mur, kur

suvatojnë etj. Punon me mistri. E shtrojnë llaçin me

mistri

MJET

Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben

për të bërë një punë, për të kryer një veprim a

veprimtari, për të udhëtuar etj.; çdo gjë që përdoret për

të bërë një punë. Mjet i thjeshtë. Mjete shkollore. Mjete

mbrojtëse. Mjete tokësore (detare, ajrore). Mjetet

luftarake (e motorizuara). Mjetet e punës. Mjetet e

transportit (e komunikacionit). Mjetet e lundrimit (e

udhëtimit). Mjetet e mësimit. Mjetet e peshimit (e

matjes)

MOTOVILE

Vegël prej druri a prej kallami, me biga në të dyja skajet

ose me një bigë në njërin skaj dhe me një kunj të

lëvizshëm në tjetrin, e cila përdoret për t’i mbështjellë në

shkul fijet e leshit a të pambukut; qerthull

MUJZË

Vegël, me të cilën qeleshepunuesi rreh plisin për ta

bërë qeleshe

MULLAFARË

Shufër e trashë që e përdorin argjendarët si vegël për

të zgjeruar a për të ngushtuar rrethin e unazave

MULLI

1. Makinë e thjeshtë për të bluar drithë, që përbëhet

nga pajisje të ndryshme, si edhe nga dy gurë të

mëdhenj, të sheshtë e të rrumbullakët, të vënë njëri mbi

tjetrin, nga të cilët i sipërmi lëviz me anë të fuqisë së ujit,

të erës a me motor; ndërtesa me një makinë të tillë ku

bluhet drithi. Mulli drithi. Mulli me ujë (me erë, me motor)

2. Vegël e posaçme, që zakonisht vihet në lëvizje me

dorë dhe shërben për të bluar kafe, pipër etj. Mulli

dore. Mulli kafeje (piperi, orizi)

3. Pjesë e revoles, në trajtën e një cilindri e me vende të

caktuara për fishekët, e cila rrotullohet pas çdo

shkrehjeje për të sjellë në grykë fishekun e radhës

MAGJE

Enë e drunjtë si govatë, ku ngjishet e punohet brumi

për të bërë bukë; sasia e brumit sa nxë kjo enë; bukët

që dalin nga ky brumë. Magjja e bukës. Një magje

bukë. Zë brumë (gatuaj) në magje

MANGALL

Enë prej metali, si legen me këmbëza, ku ndizet qymyr

druri ose mbahet prush për t’u ngrohur. Ndez

mangallin. Rrinin rreth mangallit

MASHTËR

Enë e thellë prej druri si kupë; pjatë e thellë prej druri

MASHTRAPË

Enë me një vesh, zakonisht prej metali, që përdoret për

të pirë ujë, qumësht etj. Mashtrapë teneqeje (alumini,

druri). Piu një mashtrapë ujë (qumësht, dhallë)

MATARA

1. Enë e madhe prej teneqeje, me grykë të gjerë e me

kapak, që përdoret zakonisht për të mbajtur qumësht

Matara pesëlitërshe (dhjetëlitërshe). Matara me

qumësht

(me dhallë). Matara me vajguri

2. Pagur. Vari mataranë në sup. Pinë me matara

MESORE

Tepsi a enë tjetër me madhësi mesatare

MËNGËR

Enë druri si govatë, që shërben për të shtrydhur në të rrushin

MËTANË

Enë e madhe prej druri, në të cilën shtypet rrushi, gaviç

MËTI

Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilën rrahim

qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin, tundës

MJELCË

Enë për qumështin kur mjelim bagëtinë; vedër

MUSLLUK

Lëfyt i metaltë, që hapet e mbyllet, i cili vihet në anë ose

në fund të një ene për të nxjerrë prej saj ujin a ndonjë

lëng tjetër; enë teneqeje me këtë lëfyt, në të cilën

mbajnë ujë për të larë duart, për të larë pjatat etj

MAKINË

Mjet i përbërë nga një tërësi pjesësh a veglash, që

vihet në lëvizje me rrymë elektrike ose me lëndë

djegëse dhe që shërben për të kryer një punë të

caktuar, për të nxjerrë një prodhim duke përpunuar

lëndë të parë, për të shndërruar një lloj energjie në një

lloj tjetër etj.; mjet i përbërë prej disa pjesësh që vihet

në veprim zakonisht me dorë për punë të ndryshme

Makinë bujqësore. Makinë mbjellëse (korrëse,

shirëse, kositëse, grirëse). Makinë qepëse. Makinë

larëse (tharëse, fshirëse). Makinë llogaritëse. Makinë

elektrike (kibernetike). Makinë me avull (me motor)

Makina e blojës. Makinat e tezgjahut (e ngjyrosjes)

Makinë shkrimi. Makinë rroje. Makinë për grirjen e

mishit

MBARTËS

Mjet, makinë ose çdo gjë tjetër që shërben për të

mbartur diçka

MBJELLËSE

Që shërben për të mbjellë fara ose fidanë. Makinë mbjellëse

MBLEDHËS

Që shërben për të mbledhur diçka në një vend

Makinë mbledhëse, makinë që përdoret për të mbedhur kashtën

MBLEDHËSE

Makinë për të mbledhur numra

MBUSHËSE

Makinë që shërben për të mbushur diçka. Mbushëse

automatike

MBYLLËS

Makinë mbyllëse; mjet a vegël për të mbyllur diçka

Mbyllëse shishesh (kavanozash)

METALPUNUES

Që përdoret për punimin e metaleve ose të sendeve

prej metali. Makinë metalpunuese

MINAMBJELLËS

Makinë minambjellëse, makinë që shërben për të vendosur në

tokë shumë mina radhë-radhë, duke i mbuluar ato me dhe

MJELËSE

Makinë mjelëse, makinë që përdoret për të mjelë bagëtinë

MJET

Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben

për të bërë një punë, për të kryer një veprim a

veprimtari, për të udhëtuar etj.; çdo gjë që përdoret për

të bërë një punë. Mjet i thjeshtë. Mjete shkollore. Mjete

mbrojtëse. Mjete tokësore (detare, ajrore). Mjetet

luftarake (e motorizuara). Mjetet e punës. Mjetet e

transportit (e komunikacionit). Mjetet e lundrimit (e

udhëtimit). Mjetet e mësimit. Mjetet e peshimit (e

matjes)

MONOTIP

Makinë radhitëse, që i derdh shkronjat veç e veç e në

grupe sipas fjalëve dhe jo në rreshta tërësorë si linotipi

MOTOR

Makinë e posaçme që punon me lëndë djegëse, me

energji elektrike etj. dhe vë në lëvizje makina të tjera,

aparate e mjete të ndryshme (duke shndërruar çdo lloj

energjie në energji mekanike). Motor elektrik. Motor

reaktiv. Motor dizel. Motor me djegie të brendshme

(me naftë, me benzinë, me avull). Motori i veturës (i

aeroplanit, i traktorit)

MPREHËS

Që shërben për të mprehur vegla a përdorëse të

ndryshme. Makinë mprehëse. Gur mprehës

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!